Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Pas 19 vitesh zbulon se ishte martuar me një …burrë Empty Pas 19 vitesh zbulon se ishte martuar me një …burrë

Mon 26 Nov 2012 - 21:34
Pas 19 vitesh zbulon se ishte martuar me një …burrë Trans-300x225

Për 19 vite me radhë ai kishte lidhur jetën me të në një martesë e cila ishte ndërtuar mbi dashurinë… Por ajo që kishte dashur për gjithë ato vite doli të ishte …ai. Bëhet fjalë për një 64 vjecar nga Belgjika që u njoh 19 vite më parë me një “vajzë” indoneziane.
“Martesa ime e dytë ishte drejt fundit dhe kur e njoha, u dashuruam shumë shpejt. Ajo ishte një vajzë tërheqëse dhe me një feminilitet të spikatur. Në atë kohë ishte vetëm 27 vjeç dhe e pyeta nëse donte të kishte fëmijë. Përgjigja e saj ishte negative dhe diçka e tillë më gëzoi, pasi unë kisha dy fëmijë për vete dhe nuk doja të tjerë. Gjatë viteve, në mënyrë që të mos ngelej shtatzanë merrte rregullisht kontraceptivë, ndërsa nuk dyshova kurrë gjatë raporteve seksuale, ndonëse gjithmonë përdorte një lubrifikues, për të cilin vetëm tani e di se është procedurë e zakonshme tek transeksualët”, u shpreh Jan për mediat.
Por lumturia e tij u prish kur dy kur “Monica” nisi të vishte veshje tepër provokuese dhe të qëndronte natën deri vonë. Nga frika se mos po e tradhëtonte dhe do e linte, 64-vjeçari kontaktoi një prej të afërmeve të gruas i cili i tha se gruaja e tij ishte transeksual.
“Bota ime u shemb në 20 sekonda. U ndieva i tmerruar. Më duket sikur jam përdhunuar për 20 vitet e fundit”, u shpreh JAn i cili u përpoq që ta dëbonte “gruan” por një vendim gjykate nuk e lejonte. Tashmë ata jetonte sërish në një cati deri sa gjykata të vendosë për divorcin që është shumë i koklavitur./alb-observer.com/
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Pas 19 vitesh zbulon se ishte martuar me një …burrë Empty Re: Pas 19 vitesh zbulon se ishte martuar me një …burrë

Mon 26 Nov 2012 - 21:37
19 vite se paska pa I here ky tipi
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pas 19 vitesh zbulon se ishte martuar me një …burrë Empty Lë gruan pas 19 vitesh pasi zbulon se ishte… burrë

Mon 26 Nov 2012 - 22:45
Pas 19 vitesh zbulon se ishte martuar me një …burrë Transsexuelle-heirat-280111-540x304-300x168Një burrë në Belgjikë ka treguar horrorin pasi mësoi se gruaja e tij prej 19 vitesh kishte qenë një burrë.

64 vjeçar Jan tha se nuk ia kishte idenë se gruaja e tij kishte lindur si djalë.

Zbulimin e tmerrshëm e bëri vetëm pas dy dekadash martesë, kur një kushëri nga familja e gruas së tij indoneziane i tha të vërtetën.

Jan tha se e kishte njohur Monikën në vitin 1993.

Ai tha se ra në dashuri menjëherë me të.

Jan thotë se ajo ishte shumë e bukur dhe shumë femërore, por tani po e kupton se pse ajo nuk dinte të hekuroste rrobat.

“Mendova se ishte një grua tërheqëse dhe se ishte e gjitha një femër. Ajo ishte 27 vjeç në atë kohë dhe e pyeta nëse donte fëmijë. U lumturova kur më tha se nuk donte, pasi unë isha 44 vjeç dhe i kisha dy djem. Gjatë viteve ajo më thoshte se merrte pilulën, por gjatë seksit nuk vija re gjë. Ajo në fakt përdorte lubrifikant, që është normale për transeksualet. Ajo ishte një nënë e mirë për fëmijët e mi dhe një kuzhiniere fantastike, por nuk ishte e mirë me pastrimin dhe hekurosjen”.

Marrëdhënia mes tyre nisi të lëkundej pasi ajo nisi të dilte natën vonë dhe të vishte rroba që zbulonin shumë. Më pas ai e kapi duke parë në internet foto meshkujsh të ri.

Kur e mori vesh të vërtetën, ai tha se i erdhi bota vërdallë.

“U tmerrova, më dukej sikur isha dhunuar për 20 vjet”.
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Pas 19 vitesh zbulon se ishte martuar me një …burrë Empty Re: Pas 19 vitesh zbulon se ishte martuar me një …burrë

Mon 26 Nov 2012 - 22:49
"Lë gruan pas 19 vitesh pasi zbulon se ishte… burrë"
me
"Pas 19 vitesh zbulon se ishte martuar me një …burrë"
bashkohen...
Sponsored content

Pas 19 vitesh zbulon se ishte martuar me një …burrë Empty Re: Pas 19 vitesh zbulon se ishte martuar me një …burrë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi