Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Pas vdekjes së të shoqit, zbulon se ishte i ati Empty Pas vdekjes së të shoqit, zbulon se ishte i ati

Thu 20 Sep 2012 - 21:28
Pas vdekjes së të shoqit, zbulon se ishte i ati Unazat

Një grua ka folur mbi tmerrin që ndjeu kur mësoi pas vdekjes së bashkëshortit të saj, se ai kishte qenë në fakt i ati biologjik. Valerie Spruill, 60 vjeçe, nga Dojlestaun, Ohajo, SHBA, e bëri zbulimin e tmerrshëm nëpërmjet një testi ADN-je. Spruill, e cila ka tre fëmijë dhe tetë nipër e mbesa, po e tregon historinë e vërtetë, në përpjekje për të gjetur motrat dhe vëllezërit e saj. “Kjo histori duhet të thuhet, sepse fëmijët duhet të dinë nga vijnë”, tha ajo në gazetën “Akron Beacon”. Konfuzioni ka nisur sepse për të janë kujdesur gjyshërit e saj, që kur ishte 3-muajshe. Nëna dhe i ati i Valerisë u lidhën kur ai ishte vetëm 15 vjeç dhe numri i fëmijëve që kanë pasur nuk është i qartë. Në moshën nëntëvjeçare, ajo mësoi identitetin e së ëmës që vdiq në vitin 1984, si dhe zbuloi që babai i saj ishte në fakt gjyshi. Por, nuk i kishin treguar se cili ishte i ati. Valeri u njoh me Persin dhe u martuan. Kur ai vdiq në vitin 1998, në moshën 60- vjeçare, ajo dëgjoi zëra mbi marrëdhënien e tyre të çuditshme. Më në fund e mësoi të vërtetën nga një xhaxha dhe e konfirmoi me anë të testit të ADN-së, pasi gjeti flokë të të shoqit në një krehër. Gruaja nuk është e sigurt se Persi e dinte që ishte martuar me të bijën, por ajo mendon se ishte në dijeni të tabusë dhe thjesht i druhej t’ia thoshte asaj. Që kur mësoi të vërtetën, Valeri po jeton me ndihmën e një trapisti. Ajo po shpreson që publikimi i historisë ta ndihmojë të gjejë vëllezërit e saj që ajo nuk e dinte as që ekzistonin.
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Pas vdekjes së të shoqit, zbulon se ishte i ati Empty Re: Pas vdekjes së të shoqit, zbulon se ishte i ati

Thu 20 Sep 2012 - 21:34
Sa e ngaterruar kjo historia dhe gati e pabesueshme..........
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pas vdekjes së të shoqit, zbulon se ishte i ati Empty Re: Pas vdekjes së të shoqit, zbulon se ishte i ati

Thu 20 Sep 2012 - 21:40
Perralle e tmerrshme Pas vdekjes së të shoqit, zbulon se ishte i ati 2585209286
Sponsored content

Pas vdekjes së të shoqit, zbulon se ishte i ati Empty Re: Pas vdekjes së të shoqit, zbulon se ishte i ati

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi