Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Seks në varreza, vejusha zbulon gjurmët te varri i të shoqit Empty Seks në varreza, vejusha zbulon gjurmët te varri i të shoqit

Sun 18 Mar 2012 - 18:37
Seks në varreza, vejusha zbulon gjurmët te varri i të shoqit 1172Edhe në varreza. Etja për seks, duket se i ka çuar dy të rinj, mu në kishëzën e vogël që gjendet brenda një varreze në Itali, për të kryer aktin e vjetër sa bota.

Duke lënë gjurmë të shumta, si bishta cigaresh, pluhur të bardhë që dyshohet të jetë drogë si edhe lëngje nga trupi i tyre. Një skenë e neveritshme kjo, siç është cilësuar nga vejusha e cila edhe i ka zbuluar ato.

Zbulimi se dikush kishte pasur marrëdhënie seksuale në kishëzën e familjes së saj, e bëri të ndihet e tmerruar.

Zonja Rita, që çdo mëngjes viziton burrin e saj Zanon Rino, i cili ka vdekur tetë vjet më parë, ndihet e shkatërruar nga e gjithë kjo.

77-vjeçarja rrëfen: “Edhe këtë mëngjes, unë shkova të përshëndes burrin tim. Ai pret për mua çdo ditë dhe unë ndihem mirë kur jam me të. Këtë mëngjes kam ardhur te koshëza pranë varrit të tij dhe kam vënë re derën e saj të hapur.

Hidhërimi im ishte aq i madh kur pashë bishtat e cigareve, pluhurin e bardhë që dukej si mielli. E alarmuar lajmërova rojen e varrezave, i cili i dha gjithçka policisë lokale".
e.t/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi