Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vejusha, e cila po rrit fëmijët e saj në një bunker Empty Vejusha, e cila po rrit fëmijët e saj në një bunker

Sun 27 Apr 2014 - 22:25
Message reputation : 100% (1 vote)
Një foto-reportazh i realizuar nga “Reuters” tregon për jetën e një 30-vjeçarje që i ka vdekur burri dhe bashkë me 3 fëmijët e saj jeton në një bunker
Vejusha, e cila po rrit fëmijët e saj në një bunker 2192
Agjencia e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar një reportazh me foto, jetës së një familjeje shqiptare, që jeton në kushte primitive në periferi të kryeqytetit të Shqipërisë në Tiranë. Foto-reportazhi bën fjalë për një vejushë, e cila së bashku me tre fëmijët e saj jeton në një bunker, i cili është ndërtuar që në kohën e komunizmit. 30-vjeçarja Florie Gjana është kryefamiljarja, e cila ka tre fëmijë dhe mundohet që t’i rrisë dhe t’i edukojë ata. Floria ka treguar, se historia e tyre e mbijetesës ka nisur para gjashtë vjetësh, kur humbi bashkëshortin. Ajo ka thënë, se që atëherë janë vendosur në këtë bunker, i cili ndodhet në periferi të Tiranës dhe janë munduar që ta kthejnë atë në një strehë për të jetuar. Shtëpia-bunker është blerë para 12 vjetësh për 350 mijë lekë të vjetra nga bashkëshorti i Florijes. Kryefamiljarja ka treguar sesa vështirësi ka hasur gjatë jetës së saj, pasi është përballur e vetme për të rritur fëmijët. Ajo ka Sajmirn që është 9 vjeç dhe dy vajzat, Marien dhe Fatbardhën. Ata janë që të tre në shkollë dhe nëna e tyre përpiqet çdo ditë që t’i sigurojë atyre kushtet minimale, për t’u ushqyer dhe për t’u edukuar si të gjithë fëmijët e tjerë. Sajmirit i pëlqen shpesh herë t’i pikturojë muret e shtëpisë-bunker. Fëmijët tregojnë se, shtëpia e tyre është mjaft e madhe, por jo e areduar mirë. Ajo është e ngrohtë në dimër dhe e ftohtë në verë. Por, gjatë dimrit kur bie shi në disa zona të saj, çatia pikon kur bie shi. Për më shumë shikoni pamjet, të cilat janë transmetuar edhe në “Reuters”.

/Shekulli Online/ E.L./
Vejusha, e cila po rrit fëmijët e saj në një bunker 0SDZbCAVejusha, e cila po rrit fëmijët e saj në një bunker EdaAlfkVejusha, e cila po rrit fëmijët e saj në një bunker XCbjurVVejusha, e cila po rrit fëmijët e saj në një bunker Hp2q391Vejusha, e cila po rrit fëmijët e saj në një bunker LPgPSfWVejusha, e cila po rrit fëmijët e saj në një bunker 5VqBpUkVejusha, e cila po rrit fëmijët e saj në një bunker GOwL4uRVejusha, e cila po rrit fëmijët e saj në një bunker EvHPEjiVejusha, e cila po rrit fëmijët e saj në një bunker 8zS7sCc
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Vejusha, e cila po rrit fëmijët e saj në një bunker Empty Re: Vejusha, e cila po rrit fëmijët e saj në një bunker

Tue 29 Apr 2014 - 16:14
Bunkeret nuk e humbasin kurre vleren e tyre, por Shteti po e humbet vleren e tij qe nuk pergjigjet per fatin e njerezve...

Kete kuptim mund t'i nxjerr ketij lajmi...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi