Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Artistja e kapeleve-bunker Empty Artistja e kapeleve-bunker

Thu 20 Sep 2012 - 10:30
Artistja e kapeleve-bunker 111408_communityart_mp_1-webÇfarë kanë të përbashkët bunkerët me kapelat? Veç formës, i bashkon emri i Anila Rubikut, artistes shqiptare që vjet çoi kapelet e saj të para të pazakonta në Venecia, ndërsa këtë vit ka krijuar një koleksion të kapelave për firmën italiane të modës, Borsalino, për vjeshtën e dimrin 2012/2013.



Kush është Anila

Anila ka lindur në Durrës. Prej viteve ’90 jeton në Milano ku fillimisht erdhi për studime në Akademinë e Brerës. Sot është artiste që ekspozon në të katër anët e botës: Angli, ShBA, Izrael, Zvicër, Ukrainë. Së fundi ka nisur një bashkëpunim me Borsalino për koleksionin e ardhshëm vjeshtë/dimër 2012/2013.

“Ky bashkëpunim lindi pas një eksperience pozitive si për mua si artiste ashtu edhe për Borsalino-n në Biennalen e 54-t të Venecias. Unë aty paraqita instalacionin e ri “Hats Protect Ideas” të përbërë nga 62 kapela. Borsalino S.P.A më kontaktoi për të bërë një Capsule Collection Uomo 2012/2013. Kështu për herë të parë unë krijova një linjë mode...’.



Borsalino dhe histori

Borsalino – një markë historike italiane, e njohur edhe në Shqipëri. Anila tregon nga e kaluara: “Gjatë gjithë realizimit të projektit më kujtoheshin momente kur durrsakët e vjetër kur dilnin të dielave në mëngjes nga Vollga thoshin “ai zotëria atje me Borsalinën në kokë”. E për një durrsak një Borsalinë është një Borsalino e jo çfarëdolloj kapele”.



Kapelet e Venecias

Në instalacionin e Biennales së Venecias Anila ka çuar 62 kapela burrash mbi të cilat gra të huaja me banim në Itali kanë qëndisur secila një frazë. Po cili është filli që i lidh ato shprehje? Anila tregon: “Ftova disa gra që kanë emigruar e jetojnë në Europë, të merrnin pjesë ne projektin tim të Biennale-s duke qëndisur historinë e tyre personale të emigrimit mbi 62 kapelat e prezantuara. Një histori e treguar pikërisht nëpërmjet një fijeje e një gjilpëre.

Në instalacionin me titull “Lanscape Legacy” 2012 ka kaluar nga kapelat tek … bunkerët. Në formë shumë të ngjashme, edhe pse si objekte përfaqësojnë dy botë shumë të largëta mes tyre.



Tradita familjare

Në familjen time të gjithë dinë të qëndisin me dorë e me makinë qepëse. Është një vlerë e traditë familjare që trashëgohet prej shumë brezash. Por ndër momentet e rëndësishme të formimit tim si artiste janë bazat e 4 vjetëve të studimit në Liceun e Durrësit. Nuk ishte vetëm piktura apo skulptura, ishte e gjithë atmosfera e studimit. Dashuria për artin në të gjitha fushat nga viola tek pianoja, violina e kantoja. Një pjesë e mirë e artistëve durrsakë si Gavril Priftuli, Nikolet Vasija, Nelo Lukaci kanë lënë gjurmë të rëndësishme në formimin tim. Shqipëria është një vend shumë i vogël, e megjithatë janë të shumtë artistët e personazhet kreativë që njihen nëpër botë. Ka ardhur koha të njihemi edhe në Shqipëri...”







Histori grash të qëndisura në kapela



Në njërën prej kapelave të Anilës, një nga gratë e përfshirë ka shkruar: “Everybody I met in those years asked me if I came ëith a boat like all the Albanians arrived in Italy. My only fault ëas being in Italy. It ëas OK for me to become a prostitute but not an Artist.”

Po kjo frazë është qëndisur mbi një nga 62 kapelat. Flasim për vitet 90. Emigracioni shqiptar në Itali ishte një fenomen i jashtëzakonshëm. Situata nuk ishte e lehtë për një shqiptare studente si unë në ato vite në Milano. Sapo ndizje televizorin dëgjoje vetëm lajme mbi shqiptarët: prostitucion, drogë, emigrantë. Kur më pyesnin se nga vija e kur tregoja kombësinë time isha e lidhur menjëherë me këtë imazh… por koha është ilaç për të gjitha gjërat - thotë Anila.

A i ka ndier ndonjëherë vështirësitë, pengesat, diskriminimin në jetën e përditshme në Itali? “Në të vërtetë unë nuk kam qenë kurrë “emigrante” në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Erdha në Itali, në Milano, për të studiuar në Akademinë e Brera-s. Por kam ndier vështirësi e diskriminim në jetën e përditshme edhe pse në të vërtetë isha studente por me kombësi shqiptare, - përgjigjet Anila.



BIO

Emri: Anila Rubiku

Vitlindja: 1970

Vendlindja: Durrës

Vendbanimi: Milano

Diplomimi: Akademia e Brerës

Punimet: Vizatim dhe instalacione

E njohur: Për vepra ku jepen mesazhe në të cilat ndërthuren arkitektura, gjinia dhe problemet sociale



Keti Biçoku
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi