Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Artistja shqiptare ekspozon në “JM Gallery” të Vjenës Empty Artistja shqiptare ekspozon në “JM Gallery” të Vjenës

Wed 30 May 2012 - 12:06
Artistja shqiptare ekspozon në “JM Gallery” të Vjenës F1_avdiu-jpg1338195798

Prishtinë, 28 maj – Dy vepra të piktores nga Ulqini, Lirjetë Avdiu, janë ekspozuar në hapësirat e “JM Gallery” të Vjenës. Pikturat e punuara me teknikën e akrilikut në pëlhurë, të realizmit të pastër, janë vënë përkrah veprave të 25 piktorëve nga mbarë bota në galerinë në mes të kryeqytetit austriak. Në të parën Avdiu ka paraqitur “natyrë të vdekur” me motive nga pranvera në Ulqin, pamje nga qyteti bregdetar i muajve maj e qershor, ndërsa piktura e dytë paraqet portretin e mbesës së piktores (Moreas). Kuratore e kësaj ekspozite ka qenë Jackie Mauersberger, e cila është ndër të parat artiste që ka aplikuar pikturimin në trup (bodypainting) në vitin 1994 në Austri. Njëherësh ajo është pronare e “JM Gallery”, e cila në fondin e vet ka edhe vepra të piktorëve botërorë me nam, si Salvador Dali, Paolo Da San Lorenco, Marc Chagall, e të tjera. Në kuadër të kësaj galerie funksionon edhe shkolla e artit “Vienna School Of Art - School of Classical Realism”. Galeria ka degë edhe në Bratislavë e Seoul. Në një prononcim për kohën ditore, Avdiu ka treguar kontaktin e saj me kuratoren Mauersberger.

“Jemi takuar në hapje të një ekspozite tjetër dhe kemi biseduar. Ajo më ka thënë se i duhet një asistente për punë rreth galerisë dhe ka kërkuar nga unë protofolion. Kur ka parë veprat më ka propozuar që të bëhem pjesë e ekspozitës”, ka thënë Avdiu nga Vjena.

Galeria prej 200 metrash katrorë është e ndarë në hapësira të ndryshme, ndërsa Avdiu ka ndarë një pjesë me një piktor nga Kroacia. Shumë studentë shqiptarë që jetojnë në Vjenë kanë qenë mysafirë në hapjen e ekspozitës. Avdiu ka mbaruar në Prishtinë studimet themelore për arkitekturë, si dhe për artin figurativ njëkohësisht, ndërsa ka kryer një master në Francë për arkitekturë dhe një tjetër po për arkitekturë është duke e bërë në Vjenë.

“Për shkak të mungesës së kohës artin e kam lënë pak anash”, ka thënë Avdiu, e cila ka marrë pjesë në dy ekspozita të tjera kolektive deri tash, një në Prishtinë, e një tjetër në Ulqin. Planet e saj janë që të hapë një ekspozitë personale në galerinë e Mauersbergerit në kryeqytetin austriak.

“Ende nuk kemi caktuar një datë, por nëse e bëj një koleksion me deri në 20 piktura do të mund të hap ekspozitë në Vjenë. Kjo do të më marrë punë gjysmë viti, por po shpresoj të arrij në semestrin dimëror ta hap ekspozitën”, ka thënë Avdiu.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi