Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

`Forbes`: J.Lo, artistja më e fuqishme në botë Empty `Forbes`: J.Lo, artistja më e fuqishme në botë

Thu 17 May 2012 - 15:06
Jennifer Lopez shpallet ylli më i fuqishëm në botë. Në klasifikimin e përvitshëm të revistës “Forbes”, aktorja dhe këngëtarja 42-vjeçare është renditur në krye të personazheve të botës së spektaklit, duke kaluar 49 pozicione nga viti i kaluar. Vlerësimet e revistës Forbes bëhen në bazë të popullaritetit, numrit të fansave në rrjetet sociale dhe fitimet vjetore të personazheve të botës së show-biz. Forcimi i pozitave të Lopez i atribuohet pozicionit të saj në jurinë e programit televiziv “American Idol”’, që i ka sjellë një fitim prej 52 milionë dollarësh në vit. Jennifer Lopez, ka 6,6 milionë pasues në Tëitter dhe 12 milionë fansa në faqen e Facebook, ndërkohë që është fytyra e shumë fushatave publicitare mes të cilave L‘Oreal, Gilette e Kohl’s.

Në vend të dytë është renditur Oprah Winfrey, e cila megjithatë ka zënë vendin e parë për sa i përket fitimeve: prezantuesja ka fituar më shumë se të gjitha personazhet e tjera, duke fituar 165 milionë dollarë që nga maji i vitit të kaluar. Justin Bieber mbetet në vend të tretë, duke fituar 55 milionë dollarë në vit, një shumë kjo “fantastike” për një 18-vjeçar. Mes hyrjeve të reja është këngëtarja Rihana, që debuton në vend të katërt me 53 milionët e fituara nga hitet muzikore që qëndrojnë në krye të klasifikimeve dhe kontratat publicitare me Nivea e Vita Coco. Lady Gaga, e cila vitin e kaluar u kurorëzua si ylli më i fuqishëm në botë, renditet në vend të pestë, me një fitim prej 52 milionë dollarësh.tch

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi