Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 109
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Hapet i pari hotel 0 yje, nje bunker ne Zvicer Empty Hapet i pari hotel 0 yje, nje bunker ne Zvicer

Wed 3 Feb 2010 - 12:52
Mjaft me me vaska me hidromasazh, televizore plazma dhe sherbim mengjesi ne krevat. Per turistet me aventuriere vjen i pari hotel me 0 yje. Hoteli, realizuar ne nje ish bunker atomik, ne San Gallo te Zvicres nuk ka asnje lloj komoditeti. Dhomat, te gjitha pa televizore dhe pa dritare kushtojne rreth 10 euro nata. Idea per kete inisiative eshte e binjakeve Frank e Patrik Riklin. Motoja e tyre eshte: Te kesh me pak, eshte me mire.
Bunkeri nentokesor mund te prese deri ne 54 persona. Sigurisht qe mes gjithe mungesave te komoditetit, turisteve nuk do t'u mungoje qetesia. Te vetmet imazhe te botes se jashte do te vijne te prezantuara nga nje ekran i madh, qe do te jete lidhja me realitetin. Autoritetet i kane dhene leje aktivitetit, me nje kusht: "Asnje modifikim ne bunker". Ne rast te nje katastrofe nukleare, banoret duhet te kene mundesi te shfrytezojne strukturen.

Gjate luftes te gjitha komunat zvicerane ndertuan bunkere nukleare. Sot, shume qytetare ato i kane transformuar ne kantina per vere.Nderkohe qe ky hoteli me "0 yje" eshte i pari i destinuar per perdorimin publik. Jo vetem hoteli nuk ka komoditet, por eshte pajisur me instalimet elektrike dhe hidrosanitare. Nje grup prej 15 turistesh ka inauguruar hotelin dhe kane mbetur shume te kenaqur. Nje gje eshte e sigurte; kane kursyer.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi