Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Shkrirja e akujve të Greenland ka arritur nivele të frikshme Empty Shkrirja e akujve të Greenland ka arritur nivele të frikshme

Tue 27 Nov 2012 - 0:22
Shkrirja e akujve të Greenland ka arritur nivele të frikshme 4eab343ed6_5f1b6-Shkrirja-e-akujve-te-Greenland-ka-arritur-nivele-te-frikshme-300x225Shkrirja e pahasur më parë e akujve në Greenland gjatë këtij muaji i ka habitur shkencëtarët e NASA-s dhe ka ngritur shqetësimin që rajoni është duke humbur një pjesë shumë të madhe akulli, shumë më shumë nga sa është parashikuar.
Sipas zëdhënësit të NASA-s rreth gjysma e sipërfaqes së akullit të Greennland-es shkrin në mënyrë të zakonshme gjatë një vere mesatare.
Por të dhënat nga satelitet e pavarur gjatë korrikut, të analizara nga ekspertët e NASA-s dhe nga shkencëtarët kanë treguar që në më pak se një javë sasia e akujve të shkrirë ka shkuar nga 40% ne 97%.
Në më shumë se 30 vjet vëzhgime, satelitët nuk kanë matur asnjëherë këtë sasi shkrirje, e cila arrin pothuajse të gjithë sipërfaqen e mbulesës së akullt të Greenland-es.
Kur Son Nghiem nga Jet Propulsion Laboratory i NASA-s vëzhgoi këtë fenomen të shkrirjes, ai tha në deklaratën për shtyp të NASA, : “Kjo është aq e jashtëzakonshme sa në filllim unë vura në dyshim të dhënat; ishte kjo e vertetë apo ishte gjithçka për shkak të një gabimi në të dhënat që kishim?”

Shkencëtarët tek Goddard Space Flight Center në NASA, Universitetit te Georgia-Athens dhe City University të New York, të gjithë e kanë konfirmuar shkrirjen e akullit.
Menaxheri i programëve të kriptosferes se NASA-s, Tom Wagner i’a dha meriten e observimit të shkrirjes satelitëve dhe shpjegoi për The Huffington Post që, edhe pse ngjarja specifike mund të jetë pjesë e një ndryshimi natyror, “Në kemi të dhëna të mjaftueshme që Greenland-a është duke humbur akull, ndoshta për shkak të ngrohjes globale dhe kjo është duke kontribuar në mënyrë të dukshme në rritjen e nivelit të detëve.”

Wagner tha që akulli është duke u holluar dukshem rreth anës periferike, duke ndryshuar kështu masen e përgjithshmë të akujve të Greenland-es, dhe ai beson që kjo vjen kryesisht për shkak të ngrohjes së ujërave të oqeanëve.

Ai shtoi me kujdes: “Ka të ngjare që të ketë lidhje me ngrohjen antropogjenike.”
Kjo shkrirje specifike ekstreme ndodhi pjesërisht për shkak të një moti jo të zakonshem mbi Greenland-e gjatë ketij viti.
Shkrirje e dallueshme ndodhi në rajone specifike të Greenland si për shembull zona rreth Summit Station, e vendosur dy milje mbi nivelin e detit. Asnjëherë që nga viti 1889 nuk ka ndodhur një shkrirje e tillë, sipas analizës së kores së akullit të përshkruar në deklaraten për shtyp të NASA-s.
Studiuesja e akujve Lora Koenig tha që ngjarje të ngjashme shkrirje ndodhin një herë në rreth 150 vjet. Por ajo shtoi që nëse ne do të përballemi me ngjarje të tilla serish në vitet në vazhdim, do të duhet të fillonim të shqetësoheshim seriozisht.

“Një prej pyetjeve të mëdha është: ’Çfarë i ka ndodhur Arktikut në përgjithësi?’.”- tha Wagner për Huff Post.
Vetëm javen e kaluar një ngjarje tjetër jo e zakonshme ndodhi në rajon; nga Petermann Glacier e Greenland-es u shkëput një ajsberg me madhësi sa dyfishi i Manhattan.



Në muajt e kaluar, studime të ndara nga njëra tjetra janë bërë duke treguar që njerëzit janë duke luajtur një rol thelbësor në ngrohjen e oqeanëve dhe që rajone specifike në botë janë shumë të prekshme nga ngritja e nivelit të detëve.
Wagner shpjegoi që në vitet e fundit, studimet kanë vëzhguar një hollim të akujve detare dhe ndryshime të përgjithshme dramatike.
Ai ishte i qartë: “Ne duhet të kemi gjithmonë parasysh faktin që Greenland është duke humbur një sasi të jashtëzakonshme akulli dhe që kjo do të ndikoje në të gjithë planetin.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi