Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tregtia, në nivele të papërfillshme Empty Tregtia, në nivele të papërfillshme

Fri 15 Jul 2011 - 15:27
Tregtia, në nivele të papërfillshme DOGANA-15_tn_0
Volumi i tregtisë mes Shqipërisë dhe Kosovës arriti në rreth 100 milionë euro gjatë vitit 2010, me rritje 36 për qind kundrejt vitit 2009, duke reflektuar lehtësitë e krijuara nga autostrada e re Rrëshen-Kalimash-Morinë.

Por ky nivel tregtie mbetet ende i papërfillshëm në krahasim me volumin e përgjithshëm tregtar të Shqipërisë.

Sipas statistikave zyrtare, eksporti i Shqipërisë drejt Kosovës arriti në 72 milionë euro me rritje 40 për qind kundrejt vitit 2009, ndërsa importi ishte 27 milionë euro me rritje 28 për qind.

Statistikat nuk janë të detajuara për të dalluar se sa prej këtij volumi përbëhet nga mallrat transit dhe sa prej mallrave kanë origjinë prodhimi Shqipërinë dhe Kosovën.

Shqipëria ka një volum të tregtisë së jashtme prej 4.6 miliardë eurosh ndërsa Kosova ka një volum prej 2.5 miliardë eurosh.

Tregtia prej 100 milionë eurosh mes dy vendeve përbën vetëm 1.4 për qind të volumit të kombinuar të tregtisë të këtyre dy vendeve.

Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova, kanë një bazë të vogël eksportesh. Shqipëria është e specializuar në eksportin e veshjeve, këpucëve dhe lëndëve të para, të cilat kanë avantazhin e krahut të lirë të punës dhe afërsisë me transportin detar.

Kosova eksporton përgjithësisht prodhime të industrisë ushqimore dhe baza e saj e eksporteve është edhe më e ulët.

Sektori më i rëndësishëm i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve është sektori i shërbimeve turistike, të cilat nuk përfshihen në statistikat e tregtisë së mallrave.
Vendos ne Facebook
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi