Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

TREGTIA E JASHTME MARS 2011 Empty TREGTIA E JASHTME MARS 2011

Sat 30 Apr 2011 - 19:41
TREGTIA E JASHTME MARS 2011 Grf2

Në Mars 2011 u eksportuan 16,953 mln lekë mallra, me ulje 15.4 përqind në krahasim me Shkurt 2011 dhe rritje me 16.5 përqind në krahasim me Mars 2010.

U importuan 42,986 mln lekë mallra me rritje 13.9 përqind në krahasim me Shkurt 2011 dhe rritje 12.6 përqind në krahasim me Mars 2010.


Defiçiti tregtar i këtij muaji është 26,033 mln lekë, duke shënuar një rritje prej 47.2 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 10.2 përqind krahasuar me Mars 2010.

Tregtia me vendet e BE është 66.5 përqind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me Italinë eksporti është 48.3 përqind dhe importi 29.8 përqind, ndërsa me Greqinë, eksporti është 4.7 përqind dhe importi 9.9 përqind.

Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë për eksportin, Gjermani, Greqi, Itali, Kosovë, Spanjë, etj, dhe për importin, Austri, Gjermani, Itali, Kinë, Turqi, etj.

Krahasimi me muajin paraardhës për disa nga grup mallrat tregon që:

Eksporti i grupit “Produkte kimike dhe plastike” u rrit 42.9 përqind, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u rrit 26.8 përqind, “Prodhime druri dhe letre” u rrit 17.5 përqind, etj. Eksporti i grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u ul 44.3 përqind, etj.

Importi i grupit “Materiale ndërtimi dhe metale” u rrit 37.9 përqind, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u rrit 22.9 përqind, “Produkte kimike dhe plastike” u rrit 15.4 përqind, etj. Importi i grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u ul 2.1 përqind, etj.

Në Mars 2011, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 4,618 mln lekë, duke zënë 10.7 përqind ndaj totalit të importit. Krahasuar me Shkurt 2011, importi i mallrave me akcizë ka patur ulje prej 2.1 përqind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara, 73.7 përqind, e zënë nënproduktet e naftës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi