Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Nga sot, tregtia Kosovë-Shqipëri pa çmime reference Empty Nga sot, tregtia Kosovë-Shqipëri pa çmime reference

Mon 27 Jun 2011 - 4:37
e Premte, Qershor 24th, 2011
Ka filluar nga sot zbatimi në praktikë i marrëveshjes së para dy ditëve për heqjen e çmimeve të referencës në mes të Kosovës e Shqipërisë.
Këtë e konfirmuan për radion Blue Sky zëvendëskryeministrja, Mimoza Kusari Lila, si dhe menaxherë të kompanisë “Bylmeti”.
Çmimet e referencës për prodhimet kosovare që caktoheshin nga Doganat e Shqipërisë dhe që krijonin pakënaqësi të theksuara ndër bizneset tona, nuk po aplikohen nga sot. Këtë e konfirmoi ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila. “Sot kemi marrë lajmin e mirë që kompania “Bylmeti” e cila është ballafaquar dy herë me aplikimin e çmimit referentë ka arritur të eksportojë në Shqipëri pa aplikimin e këtij çmimi”, tha ajo.
Fatura e një litër qumështi të freskët që caktohej nga kompania në vlerë prej 25 cent, nga Doganat e Shqipërisë dyfishohej. Kjo e pengonte kompaninë në fjalë të realizonte eksport për shkak të ngritjes së çmimit. Heqjen e çmimeve të referencës, e konfirmoi edhe vet pronari i Bylmetit, Ymer Berisha. “Nga sot, kam informata nga kamioni që posa ka arritur në Shqipëri, nuk është aplikuar çmimi referent, pra është aplikuar çmimi i faturuar realisht. E falënderoj ministren Kusari-Lila e cila ka qenë shumë aktive dhe na ka mundësuar të vazhdojmë punën normale me Shqipërinë”.
Kosova gjatë kësaj periudhe ka mbiprodhim të qumështit të freskët, ndërkaq në Shqipëri për shkak të turizmit, ka kërkesë më të madhe. Ndryshe, çmimet e referencës janë aplikuar në rastet e dyshimeve se çmimet e faturuara janë më të ulëta se çmimi real i tregut.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi