Tragjike, obezja vdes pasi refuzohet transporti për në spital
Tue 27 Nov 2012 - 0:49
Një 56 vjecare amerikano-hungareze humbi jetën pasi kompanitë ajrore nuk pranuan që ajo të udhëtonte me avion për shkak të peshës së saj. Kështu mediat amerikane bëjnë me dije se Vilma Soltesz kishte udhëtuar për në Budapest në 17 shtator dhe kishte rezervuar edhe biletën e kthimit për në SHBA më 15 tetor, kohën limit që i ishte caktuar prej mjekëve, për të qëndruar larg një trajtimi të domosdoshëm që ajo realizonte në një spital në Nju Jork.
Por Soltesz e cila peshonte 200 kilogramë dhe ngaqë kishte humbur njërën këmbë detyrohej të lëviztej me një karrocë të ndërtuar posaçërisht për përmasat e saj, nuk mundiu të kthehej pasi kompanitë ajrore refuzuan këtë herë t’i ofronin një vend në bordin e avionëve të tyre me arsyetimin se ishte tepër e rëndë.
Soltesz ndërroi jetë nëntë ditë më pas dhe i shoqi tashmë ka ngritur padi ndaj kompanive ku klërkon miliona euro dëmshpërblim./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi