Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ermal Mamaqi: Dua të përballem me Sali Berishën  Empty Ermal Mamaqi: Dua të përballem me Sali Berishën

Tue 27 Nov 2012 - 10:53
Ermal Mamaqi: Dua të përballem me Sali Berishën  Ermal_Mamaqi-685x320

I kam kënduar vetëm Olldashit, nuk bëj këngë për politikanë të tjerë”

Një fill i hollë e ndan seriozitetin nga humori që bën Ermal Mamaqi në publik. Për herë të dytë në festivalin “Kënga Magjike”, ai nuk shkëmben me publikun vetëm emocionet e një këngëtari, por edhe ato të një aktori humori. Me autoironinë e theksuar tashmë është bërë i domosdoshëm në netët e kësaj gare, ku të gjithë presin momentin ku ai duhet të thotë diçka patjetër. Fans i humorit të tij duket se është dhe Kryeministri Sali Berisha, ndaj Ermali beson se ai nuk do ta refuzojë ftesën për të qenë i pranishëm në “Apartamenti 2 XL” këtë sezon. Ermali tregon në këtë intervistë për të mirat dhe të këqijat e një artisti, që bën për të qeshur këdo dhe në çdo rast.

Në fund të çdo nate të “Apartamentit 2 XL”, ju i këndoni Berishës duke e ftuar t’ju vijë në show. Ka pasur ndonjë premtim nga ana e tij dhe në ç’mënyrë mund t’ia prishni mendjen, siç ndodhi me Fatos Nanon?

Besoj se do të vijë. Në të gjitha këngët që i këndojmë kemi qenë miqësorë me Kryeministrin Sali Berisha, dhe besoj se vizita te “2XL” do t’i bëjë mirë dhe fushatës 2013.

Të ka ndodhur të takohesh me Berishën në festa apo koncerte? Cila do të ishte një pyetje që do ia bëje shumë personalisht?

Me Kryeministrin takohem çdo vit te “Kënga Magjike”. Po ka ndodhur që jemi takuar nëpër festa ose koncerte. Dhe nëse do të qëndroja vetëm me të, do e pyesja: “Si ia bën që je kaq i suksesshëm?”

Do preferoje t’i kushtoje një këngë Berishës? Nëse po, në tekst do kishte vargje amirimi apo ironie?

Të vetmen këngë që kam bërë për politikën, e kam bërë për Sokol Olldashin. Dhe ajo këngë nuk fliste për parti, pasi nuk më pëlqen shumë politika. Më pëlqen më shumë peshkimi.

Meqenëse jemi te slogani i këtij viti “100 vjet Pavarësi”, në 100 vjet humor cili është aktori që veçon dhe shprehja më e bukur që të vjen në mendje?

Ka aq shumë, sa është shumë e vështirë t’i veçoj mes tyre. Por unë po përmend një personazh, batutat e të cilit i gjen shpesh në bisedat e përditshme edhe sot. Roland Trebicka “S’na e shan njeri djalinë ne”… (qesh)

Për sa i përket garës së “Kënga Magjike”, je i kënaqur me pozicionimin nga votuesit kolegë? Në paskuinta me këngëtaret si do mund ta përshkruaje atmosferën mes jush?

Është një problem shumë i madh. Votimi i këngëtarëve nuk është i pastër. Mbart gjithmonë qokën, mërinë, shoqërinë dhe, në fund fare, objektivitetin. Personalisht jam i kënaqur nga pozicioni i këtij viti. Vitin tjetër mund të jem çmimi i parë ose i 11-të (qesh).

Por gjatë finales së “Kënga Magjike” ke ndryshuar atmosferën e festivalit me humorin tënd, ku kamera ka fokusuar edhe Kryeministrin Sali Berisha, ndërsa qeshte me batutat e tua. Është e qëllimtë nga ana jote të bësh humor sidomos në një garë?

Gjithçka nisi vitin e kaluar te “Kënga Magjike” si një improvizim dhe përfundova që duhet të thosha “patjetër” diçka. Në fakt, ndihem i privilegjuar që kam mundësinë t’i flas gjithë sallës, kur ata mezi presin të dëgjojnë diçka prej meje.

Po çfarë është ky lloj humori që ti bën pa problem në publik, kaq e thjeshtë është për ty?

Në fakt, është shumë e vështirë të bësh të qeshësh. Duhet t’i befasosh njerëzit që të kesh një reagim të menjëhershëm. Jam i lumtur që më vlerësojnë edhe për këtë.

Të ka penalizuar ndonjëherë kjo mënyrë e të bërit humor qoftë edhe me veten për të mos u marrë shumë seriozisht nga njerëzit? Në cilat raste?

Zakonisht me njerëzit që kam pranë, nuk e kam problem në këtë pikë. Ata e dinë shumë mirë kur bëhem serioz. Ndërsa problemet me të tjerët janë nga më të ndryshmet. Më shumë konflikt kam pasur me infermierët, doktorët ose policët.

Ti jeton mes pozicioneve të aktorit të humorit, të këngëtarit, të prezantuesit dhe bashkëshortit. Cili rol kërkon më shumë mençuri dhe sens humori për të mos dështuar?

Unë jam edhe administratori i “Ami Event”. Ky është roli më i vështirë që kam. Të tjerat i bëj pa u menduar fare.

Për të gjithë ata që s’e bëjnë dot dallimin, ku ndryshon një humorist i mirëfilltë nga një humorist që bie në banalitet?

Është shumë e thjeshtë. Të gjithë ata humoristë që lejohen të shihen nga fëmijët, nuk bien dot në banalitet.

Për sa i përket etiketimit “karagjoz” që bëhet shpesh sot, ku mendon se gjenden më shumë të tillë, në politikë apo art?

Kudo është përlyer karagjozllëku. Por ç’rëndësi ka, kur askush nuk e kupton!…
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi