Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ermal Mamaqi: Ja pse u largova nga “Apartamenti 2XL Empty Ermal Mamaqi: Ja pse u largova nga “Apartamenti 2XL

Sat 23 Feb 2013 - 11:39
Ermal Mamaqi: Ja pse u largova nga “Apartamenti 2XL Ermal-227x300“Simpatiku” i ekranit shqiptar, artisti dhe këngëtari Ermal Mamaqi prononcohet në “”Bluetooth” për largimin e tij nga show i dytë i shumë njohur në vend i “Apartamentit 2XL”.
Me anë të një interviste artisti mundohet të “arsyetoj” lëvizjet e tij duke dhënë ato përgjigje të cilat janë jo pak profesioniste, madje shumë të larmishme ashtu si dhe vetë aktiviteti i tij
Pikërisht, ai e thekson në përgjigjen e parë të tij: “Doja një kohë pushimi që t’u përkushtohesha më shumë biznesit dhe familjes sime.”
Në vijim intervista e tij.
Ermal, pse u largove nga “2XL”-ja?
Doja një kohë pushimi që t’u përkushtohesha më shumë biznesit dhe familjes sime. Gjithashtu mendoj që të rikthehem në muzikë dhe kjo shkëputje më duhej patjetër.
Nuk mund të bëje muzikë duke qenë pjesë e show-t?
Sigurisht që po, por jo në këtë nivel që mendoj të merrem tani.
Është e vërtetë që ke hapur një studio muzikore?
Po. Studioja është projekti më i ri që më ka aktivizuar. Arsyeja pse hapa një studio, është më shumë për të pasur një laborator ku të mund të krijoj këngët e mia dhe të miqve të mi. Bashkëpunëtorë në këtë sipërmarrje kam Dr.Florin, Pirro Çakon dhe Edlir Begollin.
Thashethemet thonë se je larguar për punë lekësh, është e vërtetë? Ke kërkuar rritje rroge?
Të siguroj që rroga në “Vizion+” është nga më të lartat në tregun mediatik dhe nuk mund të kërkoja dot rritje rroge. Nuk ka asnjë arsye më tepër nga ato që thashë më lart.
Si ia komunikove Turit largimin?
Sigurisht, nuk ishte e lehtë, sepse ishte i pari që e mori vesh dhe marrëdhënia jonë i kalon pozitat e punës. Megjithatë, si producent që është e kishte nuhatur këtë mundësi dhe besoj se në fund më mirëkuptoi.
Po çunat, si reaguan?
Ermal Mamaqi: Ja pse u largova nga “Apartamenti 2XL Erm-300x189
Me Julin dhe Gentin e kisha më të vështirë t’ua thoja në sy. Komunikuam me sms dhe gjeta paqe kur të dy më kthyen të njëjtin sms, duke më thënë se më mbështesin në këtë vendimmarrje, edhe pse nuk u erdhi mirë.
Njerëzit, çfarë të kanë thënë?
Kam marrë reagime të ndryshme. Disa më kanë qortuar, disa më kanë mbështetur. Po unë nuk e vras shumë mendjen për komentet, jam mësuar. Nuk është hera e parë që dal kundra rrymës.
Po Ami, çfarë të tha kur i tregove për vendimin tënd?
Ami më mbështet në çdo gjë që bëj dhe sigurisht në këto raste të rëndësishme jemi të dy partnerë në vendimmarrje.
E pe këtë javë show-n? Si t’u duk?
E pashë me shumë vëmendje. E vërteta është se mungesa ime nuk vihej re fare. Kam qeshur pafund dhe i urova sinqerisht miqtë e mi. Albano i ka ngjitur shkallët nga 2 dhe nga 3 në skenë, kështu që largimi im ishte më pak i dëmshëm.
Nuk ke frikë se duke mos dalë në “2XL” do të të harrojnë njerëzit?
Në fakt, dua të më harrojnë pak njerëzit. Gjithsesi ka forma të tjera për t’u kujtuar nga publiku. Mund të dal një foto me Leonardo di Caprion dhe të bëhem lajmi i ditës (qesh).
Cili është projekti më i afërt në muzikë?
Është kënga pasardhëse e “Ku ka si Tirona”, bashkëpunimi i dytë me Dr.Florin. Këtë radhë do merremi me jugun e Shqipërisë. Do jetë përsëri një klip komik, që shpresoj t’i japë një shtysë këngës për t’u bërë hit gjatë verës.
Do marrësh pjesë në ndonjë kompeticion muzikor së afërmi?
Mendoj se “Kënga Magjike” është i vetmi kompeticionuzikor që ia vlen të marrësh pjesë.
Flitet se këtë vit ju nuk do të jeni më prezantues të “Dancing”, është e vërtetë?
Nuk di asgjë për këtë. Mendoj se producentja e “Dancing” ka bërë çudira dhe ka arritur atë që ka dashur në secilin prej edicioneve të mëparshme. Dhe nëse e ka vendosur produksioni, nuk do çuditesha po të shihja Bonolis dhe Blendi Fevziun duke prezantuar “Dancing”. Ky spektakël ka qenë një nga produksionet më të rëndësishme dhe kemi qenë të privilegjuar si prezantues. Nuk e di ç’do bëhet më tej, por në këto raste them: rëndësi ka shëndeti (qesh).
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi