Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Shkencëtares shqiptare, çmimi më i lartë evropian për informatikë Empty Shkencëtares shqiptare, çmimi më i lartë evropian për informatikë

Tue 27 Nov 2012 - 11:04
Shkencëtares shqiptare, çmimi më i lartë evropian për informatikë Largea_mezini_erc_grant1353969081-300x144

Me 2.3 milionë euro, ky është çmimi me vlerën më të lartë monetare që ndahet në Evropë

Mira Mezini, profesoreshë e informatikës në Universitetin e Darmstadtit, Gjermani, është fituese e çmimit ERC Advanced Grant me shumën prej 2.3 milionë që e ndan Këshilli për Promovim të hulumtimeve shkencore (European Research Council – ERC).
Ky është çmimi me vlerën më të lartë monetare që ndahet në Evropë. Me këtë shumë parash ajo planifikon të vejë bazat për programimin softuerik të programit Cloud.
Ky çmim jepet nga Bashkimi Evropian prej vitit 2007. Shkencëtarëve që fitojnë këtë çmim në fakt u ofrohen mjete për zhvillimin e projekteve bazike në fushën e tyre të studimit.
Me 2.3 milionët e fituar, profesoresha Mezini planifikon hulumtimin e koncepteve të reja të programimit që janë në përputhje me sfidat që paraqesin realitetet e “llogaritjeve në Cloud”.
Në kuadrin e programit të saj PACE (Programming Abstractions for Applications in Cloud Environments) Mezini do të ngre n jë ekip prej 7 shkencëtarësh që do të përpunojnë si bazat teorike ashtu edhe prototipet e koncepteve të synuara të programimit.
Mezini, 45 vjeçe, ka studiuar informatikën në Universitetin e Tiranës ndërsa në vitin 1997 ka promovuar nüe universitetin Siegen, Gjermani. Pas tri vitesh të kaluara në Northern University Boston, ajo hulumton nga viti 2000 në Universitetin e Darmstadtit.
Në vitet 2005 e 2006 ajo është shpërblyer me çmimin IBM Eclipse Innovation Award. Ndërsa me çmimin ERC Advanced Grant, Mezini bëhet shkencëtarja e parë e informatikës nga Gjemrania që fition një çmim të tillë elitar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi