Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Cmimi i ushqimeve, ekspertët: TVSH më e lartë në Europë  Empty Cmimi i ushqimeve, ekspertët: TVSH më e lartë në Europë

Thu 28 Apr 2011 - 19:15
Cmimi i ushqimeve, ekspertët: TVSH më e lartë në Europë  Tregu-perimet
Rritja e pandalshme e cmimeve për produktet ushqimore ka ndezur debatin
se si mund të administrohet kjo situatë, për të lehtësuar sadopak
buxhetet e familjeve.

Gjergj Filipi, i institutit ”Axhenda”
thotë se qeveria i ka mundësitë për të zbutur rritjen e kostove të
jetesës, të paktën për produktet ushqimore.

”Duke ulur Tatimin e Vleres se Shtuar për këto lloj produktesh, në
mënyrë që cmimet e rritura në rang global dhe që zhvlerësimi i monedhës
shqiptare, të mos kalojë i tëri në xhepat e qytetarëve, një pjesë e
pergjegjesisë i takon ta mbaje qeveria”, tha Filipi.

Për cdo produkt ushqimor 20 për qind e cmimit qe cdo qyetare paguan kur
blen, i shkon shtetit si Tatim mbi Vleren e Shtuar . Me kete barre
taksash per produktet baze te jeteses Shqipëria është thuajse një vend
unik, kur gjithe te tjera e kane me te ulet.

”Në të gjitha vendet e BE-se kane nivelet e diferencuara per produktet
baze. Qeveritë i tatojnë ushqimet shumë më pak mallrat e ushqimit për
shtetasit e tyre”, shpjegoi Filipi.

Shqipëria që pretendon se është vendi me barrën fiskale më të ulët në
Europë e ka këtë taksë 4 herë më të lartë edhe sa sa ato vende që
klasifikohen si shtetet me taksa të larta në Europë.

”Kjo TVSH-së për ushqimet duhet ripare ne menyre te menjehershme.Me u
ripare TVSH-ja për ushqimet, kjo unë kam bindjen time se rënia e të
ardhurave në buxhet nuk do të jetë përgjysmimi. Me përgjysmimin e
TVSH-së ne ulim cmimet ne treg dhe pritet që të rritet konsumi i
produkteve bujqësore në treg”, theksoi Filipi.

Në vitin 2010 qeveria i mori qytetarëve 17.5 miliardë lekë Tatim mbi
Vlerën e Shtuar vetëm nga importi i ushqimeve, 75 për qind më shumë se
në vitin 2006. Barra e rënduar fiskale është një nga arsyet kryesore se
pse Shqipëria sipas Eurostat është vendi me cmimet më të larta të
ushqimeve në rajon edhe pse ka fuqi blerese te ulet. Në vitin 2010
cmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin sa 70 për qind e mesatares së
vendeve të BE, kur për Maqedoninë ky tregues 52 për qind, për Bullgarinë
67 për qind, dhe për Rumaninë dhe Serbinë respektivisht 65 dhe 69 për
qind. Kete vit pati edhe shtrenjtim te medikamenteve, pikërisht per
shkak te TVSH-se qe qeveria vendosi per to ne masen 10 perqind.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi