Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si ti fshijmë nga mendja kujtimet e dhimbshme  Empty Si ti fshijmë nga mendja kujtimet e dhimbshme

Wed 17 Nov 2010 - 19:46
Një studim amerikan i bërë te minjtë hap perspektiva konkrete për ilaçet në gjendje të luftojnë shqetësimet nga stresi post-traumatik. “Mund të duket si fantashkencë, por eliminimi selektiv i kujtesës një ditë mund të kurojë njeriun”

Si ti fshijmë nga mendja kujtimet e dhimbshme  Femer_merzitur-150x150

Jetojmë në një botë të stresuar, ku thuajse çdo ditë përballemi me ngjarje që lënë gjurmë në kujtesën tonë. Disa më shumë e disa më pak, të gjitha herët a vonë na shfaqen përpara syve duke na turbulluar mendjen dhe lënduar shpirtin. Sigurisht fjala është për kujtimet e dhimbshme, që edhe kalimi i kohës i ka zbehur shumë pak. Shkencëtarët prej kohësh po përpiqen t’i japin fund kësaj torture për njeriun, e cila do të çonte në shmangien e shumë sëmundjeve, sepse stresi, ose sëmundja e jetës moderne, është shkaktari kryesor i qindra sëmundjeve. Shkenca dhe mjekësia kanë të drejtë kur thonë se kura më e mirë që mund të ekzistojë është lumturia.

Deri më tani askush nuk e dinte se në tru ekziston një proteinë, që ashtu si një gomë mund të eliminojë nga mendja jonë përgjithmonë kujtimet e dhimbshme. Ata që e kanë zbuluar, përmes një testi te minjtë, kanë qenë kërkuesit amerikanë të Universitetit “John Hopkins”. Ky studim, sipas tyre, përbën një shpresë konkrete për të mbërritur te ilaçet, në gjendje të luftojnë shqetësimet e shkaktuara nga stresi post-traumatik. Studimi i publikuar në revistën “Science Express” përbën një thesar të vërtetë për diagnostikimin e shumë sëmundjeve të lidhura me trurin.

Të udhëhequr nga profesor Richard Huganir, përmes një testi te minjtë, kërkuesit në fillim identifikuan dhe pastaj hoqën një proteinë në një zonë të veçantë të trurit në gjendje të largonte kujtimet e frikshme nga kujtesa. Për të verifikuar vlefshmërinë e intuitës së tyre, i frikësuan kafshët përmes përdorimit të tingujve dhe pastaj eliminuan proteinën në fjalë. Pas këtij veprimi u zbulua se tingulli shkaktar kryesor i traumës, nuk ishte më një faktor i lidhur me frikën. Në ndryshim nga kafshët e tjera, minjtë që u bënë pjesë e këtij eksperimenti me pak fjalë e kishin harruar frikën që tingulli kishte shkaktuar tek ata në fillim. Proteina gjendet në atë zonë të trurit që është përgjegjëse për frikërat, si ato ndaj njerëzve ashtu edhe nga ato ndaj kafshëve. Për ta identifikuar, kërkuesit vëzhguan mekanizmin që i shtynte disa qeliza të kësaj zone të prodhojnë më shumë elektricitet kur njerëzit frikësohen. Impakti traumatik me frikën shkakton një rritje të numrit të këtyre proteinave. Studimi në fund tregoi se pikërisht këto proteina mund të largohen nga qelizat nervore. “Ideja është eliminimi i këtyre proteinave dhe dobësimi i lidhjeve me traumën e krijuar në tru, në mënyrë që të largohen nga kujtesa.

Mund të duket si një libër fantastiko-shkencor kapaciteti për të eliminuar në mënyrë selektive kujtimet. Në të ardhmen kjo mund të aplikohet për trajtimet e njerëzve që vuajnë nga stresi post-traumatik, që lidhet për shembull me luftën, me përdhunimet apo ngjarje të tjera që kanë lënë gjurmë në jetën e pacientëve”, tregon profesor Hugner. “Kur verifikohet një episod i këtij lloji, krijohet një kujtim i tmerrshëm që mund të zgjasë gjithë jetën dhe të ketë efekt negativ. Zbulimi ynë përshkruan mekanizmat molekularë dhe qelizorë të përfshirë në këtë proces dhe i hap mundësinë manipulimit të kujtimeve me ilaçe që mund të prodhohen për të përmirësuar terapinë për këto lloj gjendjesh”, përfundon ai.
Studimi i mëparshëm
Në fakt, prej vitesh po eksperimentohet për të hedhur në treg një ilaç që do na bënte të harronim kujtimet e këqija. Ilaçi do na jepte mundësinë të bënim një jetë më të qetë, pa kujtuar ngjarjet e dhimbshme të jetës sonë. Kërkuesit e Universitetit të Amsterdamit, krijuesit e kësaj pilule beta-bllokuese që në fillim e kanë përdorur vetëm për të rregulluar tensionin e gjakut, kanë qenë në qendër të shumë polemikave. Nëse në fillim pilula që largonte kujtimet e këqija dukej si një mrekulli e shkencës, më vonë u ngritën një sërë dyshimesh. Ata që ishin kundër kësaj iniciative mendonin se kjo pilulë në përpjekje e sipër për të fshirë kujtimet e këqija dhe të dhimbshme mund ta bënte këtë gjë edhe me eksperiencat pozitive, pasi askush nuk mund të garantojë që ajo është në gjendje të bëjë dallim mes tyre. Për këtë arsye, vullnetarët iu nënshtruan me kënaqësi marrjes së kësaj pilule nën mbikëqyrjen e mjekëve. Rezultati befasoi shkencëtarët, jo vetëm sepse personat ishin më të qetë, por edhe sepse në harkun kohor brenda 24 orëve ata i kishin superuar edhe frikërat e tyre. E çfarë mund të ketë më mirë se një jetë e qetë, me kujtime të bukura pa frikë dhe fiksime? Por deri sa përdorimi i këtyre ilaçeve të bëhet masiv, në kuptimin që të dalë në treg dhe të përdoret nga të gjithë ata që vuajnë pasojat e traumave, do të duhet edhe pak kohë. Por po të mendosh se do jetosh i qetë dhe pa strese, ia vlen të presësh. Njeriu ka nevojë të dijë e të kujtojë. Të ngulisë çdo ditë në mendje mendime, ide, të dhëna që do të duhej t’i përdorte në momente të caktuara të jetës si pika referimi e orientimi. Thuhet se çdo njeri vlen për aq sa di, por harrohet apo injorohet fakti se një njeri di aq gjëra sa mund të kujtojë. Procesi i kujtesës përkon me atë të komunikimit, të të mësuarit dhe të ndërgjegjes.

Një studim amerikan i bërë te minjtë hap perspektiva konkrete për ilaçet në gjendje të luftojnë shqetësimet nga stresi post-traumatik. “Mund të duket si fantashkencë, por eliminimi selektiv i kujtesës një ditë mund të kurojë njeriun”
Jetojmë në një botë të stresuar, ku thuajse çdo ditë përballemi me ngjarje që lënë gjurmë në kujtesën tonë. Disa më shumë e disa më pak, të gjitha herët a vonë na shfaqen përpara syve duke na turbulluar mendjen dhe lënduar shpirtin. Sigurisht fjala është për kujtimet e dhimbshme, që edhe kalimi i kohës i ka zbehur shumë pak. Shkencëtarët prej kohësh po përpiqen t’i japin fund kësaj torture për njeriun, e cila do të çonte në shmangien e shumë sëmundjeve, sepse stresi, ose sëmundja e jetës moderne, është shkaktari kryesor i qindra sëmundjeve. Shkenca dhe mjekësia kanë të drejtë kur thonë se kura më e mirë që mund të ekzistojë është lumturia.
Deri më tani askush nuk e dinte se në tru ekziston një proteinë, që ashtu si një gomë mund të eliminojë nga mendja jonë përgjithmonë kujtimet e dhimbshme. Ata që e kanë zbuluar, përmes një testi te minjtë, kanë qenë kërkuesit amerikanë të Universitetit “John Hopkins”. Ky studim, sipas tyre, përbën një shpresë konkrete për të mbërritur te ilaçet, në gjendje të luftojnë shqetësimet e shkaktuara nga stresi post-traumatik. Studimi i publikuar në revistën “Science Express” përbën një thesar të vërtetë për diagnostikimin e shumë sëmundjeve të lidhura me trurin. Të udhëhequr nga profesor Richard Huganir, përmes një testi te minjtë, kërkuesit në fillim identifikuan dhe pastaj hoqën një proteinë në një zonë të veçantë të trurit në gjendje të largonte kujtimet e frikshme nga kujtesa. Për të verifikuar vlefshmërinë e intuitës së tyre, i frikësuan kafshët përmes përdorimit të tingujve dhe pastaj eliminuan proteinën në fjalë. Pas këtij veprimi u zbulua se tingulli shkaktar kryesor i traumës, nuk ishte më një faktor i lidhur me frikën. Në ndryshim nga kafshët e tjera, minjtë që u bënë pjesë e këtij eksperimenti me pak fjalë e kishin harruar frikën që tingulli kishte shkaktuar tek ata në fillim. Proteina gjendet në atë zonë të trurit që është përgjegjëse për frikërat, si ato ndaj njerëzve ashtu edhe nga ato ndaj kafshëve. Për ta identifikuar, kërkuesit vëzhguan mekanizmin që i shtynte disa qeliza të kësaj zone të prodhojnë më shumë elektricitet kur njerëzit frikësohen. Impakti traumatik me frikën shkakton një rritje të numrit të këtyre proteinave. Studimi në fund tregoi se pikërisht këto proteina mund të largohen nga qelizat nervore. “Ideja është eliminimi i këtyre proteinave dhe dobësimi i lidhjeve me traumën e krijuar në tru, në mënyrë që të largohen nga kujtesa. Mund të duket si një libër fantastiko-shkencor kapaciteti për të eliminuar në mënyrë selektive kujtimet. Në të ardhmen kjo mund të aplikohet për trajtimet e njerëzve që vuajnë nga stresi post-traumatik, që lidhet për shembull me luftën, me përdhunimet apo ngjarje të tjera që kanë lënë gjurmë në jetën e pacientëve”, tregon profesor Hugner. “Kur verifikohet një episod i këtij lloji, krijohet një kujtim i tmerrshëm që mund të zgjasë gjithë jetën dhe të ketë efekt negativ. Zbulimi ynë përshkruan mekanizmat molekularë dhe qelizorë të përfshirë në këtë proces dhe i hap mundësinë manipulimit të kujtimeve me ilaçe që mund të prodhohen për të përmirësuar terapinë për këto lloj gjendjesh”, përfundon ai.
Studimi i mëparshëmNë fakt, prej vitesh po eksperimentohet për të hedhur në treg një ilaç që do na bënte të harronim kujtimet e këqija. Ilaçi do na jepte mundësinë të bënim një jetë më të qetë, pa kujtuar ngjarjet e dhimbshme të jetës sonë. Kërkuesit e Universitetit të Amsterdamit, krijuesit e kësaj pilule beta-bllokuese që në fillim e kanë përdorur vetëm për të rregulluar tensionin e gjakut, kanë qenë në qendër të shumë polemikave. Nëse në fillim pilula që largonte kujtimet e këqija dukej si një mrekulli e shkencës, më vonë u ngritën një sërë dyshimesh. Ata që ishin kundër kësaj iniciative mendonin se kjo pilulë në përpjekje e sipër për të fshirë kujtimet e këqija dhe të dhimbshme mund ta bënte këtë gjë edhe me eksperiencat pozitive, pasi askush nuk mund të garantojë që ajo është në gjendje të bëjë dallim mes tyre. Për këtë arsye, vullnetarët iu nënshtruan me kënaqësi marrjes së kësaj pilule nën mbikëqyrjen e mjekëve. Rezultati befasoi shkencëtarët, jo vetëm sepse personat ishin më të qetë, por edhe sepse në harkun kohor brenda 24 orëve ata i kishin superuar edhe frikërat e tyre. E çfarë mund të ketë më mirë se një jetë e qetë, me kujtime të bukura pa frikë dhe fiksime? Por deri sa përdorimi i këtyre ilaçeve të bëhet masiv, në kuptimin që të dalë në treg dhe të përdoret nga të gjithë ata që vuajnë pasojat e traumave, do të duhet edhe pak kohë. Por po të mendosh se do jetosh i qetë dhe pa strese, ia vlen të presësh. Njeriu ka nevojë të dijë e të kujtojë. Të ngulisë çdo ditë në mendje mendime, ide, të dhëna që do të duhej t’i përdorte në momente të caktuara të jetës si pika referimi e orientimi. Thuhet se çdo njeri vlen për aq sa di, por harrohet apo injorohet fakti se një njeri di aq gjëra sa mund të kujtojë. Procesi i kujtesës përkon me atë të komunikimit, të të mësuarit dhe të ndërgjegjes.

gazetajone
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 108
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Si ti fshijmë nga mendja kujtimet e dhimbshme  Empty Re: Si ti fshijmë nga mendja kujtimet e dhimbshme

Wed 17 Nov 2010 - 21:29
epo se sjane kujtime shkronja alfabeti,qe fshin dhe permbi to krijon shkronja te reja,aman nej jete te tere ato mbesin kujtim i pashlyer
avatar
Zhaku
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 475
<b>Hobi</b> Hobi : teknollogji
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : tirana
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/04/2011

Si ti fshijmë nga mendja kujtimet e dhimbshme  Empty Re: Si ti fshijmë nga mendja kujtimet e dhimbshme

Sun 10 Apr 2011 - 12:20
se besoj se mund te fshihen dhe sikur nje riforamitim te trurit po te besh perseri do ngelen
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si ti fshijmë nga mendja kujtimet e dhimbshme  Empty Re: Si ti fshijmë nga mendja kujtimet e dhimbshme

Sun 10 Apr 2011 - 12:30
koha esht ilaci me i mire per mua,e them se po i dhe kohe vetes cdo gje e dhimbshme nuk do harrohet por me kohen lehtesohet dhimbja na ben ti shohim me ndryshe gjerat e me nje sy me optimist se atehere kur po vuan dicka e i shikon te gjitha bardh e zi,pra kujtimet nuk harrohen por dhembja e tyre zbehet sado pak me kohen....
avatar
Zhaku
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 475
<b>Hobi</b> Hobi : teknollogji
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : tirana
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/04/2011

Si ti fshijmë nga mendja kujtimet e dhimbshme  Empty Re: Si ti fshijmë nga mendja kujtimet e dhimbshme

Wed 13 Apr 2011 - 18:01
duke ber muhabet me shoket ne face book
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Si ti fshijmë nga mendja kujtimet e dhimbshme  Empty Re: Si ti fshijmë nga mendja kujtimet e dhimbshme

Tue 27 Dec 2011 - 22:42
un besoj qe s'duhen fshir...cdo gje qe bejm,o qe na bejn ne jet,esht pjes e jetes ton,dhe duhet ti mbajm...
Ermira_vlore
Ermira_vlore
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 1245
<b>Hobi</b> Hobi : piktura
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : VLORE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Si ti fshijmë nga mendja kujtimet e dhimbshme  Empty Re: Si ti fshijmë nga mendja kujtimet e dhimbshme

Mon 2 Jan 2012 - 11:02
nuk fshihen................ beji cte duash thjesht koha ben qe mos ti kujtosh me aq dhimbshem............
pexha
pexha
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 1673
<b>Hobi</b> Hobi : forumet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kamenic
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 16/01/2011

Si ti fshijmë nga mendja kujtimet e dhimbshme  Empty Re: Si ti fshijmë nga mendja kujtimet e dhimbshme

Mon 2 Jan 2012 - 11:05
ket kisha pase deshire te fshij po nuk mundem qdo he me kujtohe ate qe kame perjetu dh nuk munde ti fshij ajo q perjetohet qdo her kujtohe
Sponsored content

Si ti fshijmë nga mendja kujtimet e dhimbshme  Empty Re: Si ti fshijmë nga mendja kujtimet e dhimbshme

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi