Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Vlerësime për Inva Mulën Empty Vlerësime për Inva Mulën

Wed 28 Nov 2012 - 9:10
Vlerësime për Inva Mulën Mula-nishani


Sopranoja e njohur shqiptare me famë botërore Inva Mula, ka prezantuar pasditen e së hënës albumin e saj "Për ty atdhe".

Në të janë përzgjedhur 12 këngë nga krijimtaria më e mirë e kompozitorëve shqiptarë këto 50 vitet e fundit, të cilat janë interpretuar nga këngëtarja e madhe lirike e shoqëruar prej Orkestrës Filarmonike të Radio Televizionit Slloven, të drejtuar nga dirigjenti i njohur shqiptar me banim në Kanada, Z.Bujar Llapaj.

Mjeshtri Genc Tukiqi është marrë me ripunimin e këngëve për t’i përshtatur ato më tepër me stilin e zonjës Mula.

Ndërkaq, në një ceremoni të posaçme në Presidencë mesditën e së martës, artistja e njohur është dekoruar nga Presidenti i Republikës, Z.Bujar Nishani, për kontributin e veçantë që ka dhënë për artin shqiptar dhe njohjen e tij në botë. Inva Mula ka marrë urdhrin më të lartë të akorduar nga shteti shqiptar, atë të "Nderit të Kombit".

Nderohen Pagarusha e Barlt

Edhe dy personalitete të tjera janë vlerësuar nga Presidenti Nishani paraditen e së martës. Këngëtarja Nexhmie Pagarusha është vlerësuar me urdhërin" Nderi i Kombit" me motivacionin “Artistes së shquar me zë të rrallë dhe interpretim virtuoz, që i dha shpresë dhe besim popullit shqiptar të Kosovës në vitet e vështira të pushtimit serbomadh dhe që i shtoi vlera dhe cilësi të reja kulturës shqiptare, duke u bërë pikë e rëndësishme referimi në historinë e saj”.

Ndërsa albanologut Peter Bartl i është dorëzuar "Medalja e Mirënjohjes" për punën e tij në lidhje me historinë dhe gjuhën shqipe. Presidenti Nishani është shprehur se kontributi i profesor Bartl në lidhje me gjuhën shqipe është kontribut për të sotmen dhe të ardhmen e kombit shqiptar.

Reshat Arbana, një jetë në art

Aktori i mirënjohur Reshat Arbana ka promovuar pasditen e së hënës një album, ku dokumentohet karriera e tij e gjatë dhe e suksesshme. Arbana është një nga personalitetet më të rëndësishëm të artit sot, i vlerësuar edhe me urdhërin e lartë "Nderi i kombit". Në album gjenden foto të marra gjatë interpretimit të roleve të tij legjendare si ai i Isa Boletinit në filmin "Nëntori i Dytë" apo tek "Fije që priten", foto personale të artistit ndër vite, si dhe dedikime të kolegëve me të cilët ka ndarë skenën dhe ekranin.

Shumë prej fotove janë të shoqëruara me nënshkrime të autorit, i cili ndan me lexuesin sekrete e kujtime të përjetuara gjatë xhirimeve të roleve që e kanë vendosur atë në tribunën e artit shqiptar.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi