Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

100-vjetori edhe në New York  Empty 100-vjetori edhe në New York

Wed 28 Nov 2012 - 13:08
100-vjetori edhe në New York  IRIDA_tn_6

Në Bronx, shqiptaret po festojnë me flamujt kuqezi Pavarësinë, kremtime që këtë vit janë më të veçanta.Ato shënojne 100 vjet shkëputje nga sundimi i Turqisë, 100 vjet mëvetesi.

Kjo ngjarje do te thote shume per ne, citon 'New York Daily News' Esad Rizain, themeluesin e fondacionit te shoqerise shqiptaro-amerikane.

"Jemi populli me i vjeter ne Europe dhe kemi qene te shtypur per nje kohe te gjate. Megjithate, fale Zotit, arritem te mbijetojme. Kjo eshte nje ngjarje e jashtezakonshme per ne", i tha te njejtes gazete Mark Gjonaj,shqiptari i pare qe fitoi fitoi zgjedhjet për anëtarësi në Asamblenë e New York-ut.ne shtetin e Neë York-ut ka rreth 250.000 shqiptare dhe mjaft prej tyre jetojne ne Bronx. Komuniteti i atjeshem i ka nisur festimet qe disa dite perpara pervjetorit historik, perfshire edhe eventin e organizuar ne fundjave nga shoqata 'Vatra' qe mblodhi qindra vete ne Morris Park. Te marten, festimet u zhvendosen ne Manhattan me nje ceremoni te posacme ne City Hall, ku kane marre vleresime te larta shume shqiptare te shquar.
Ndërkohë janë parashikuar me ceremoni te ngritjes se flamurit shqiptar ne Battery Park dhe Times Square. "Kjo eshte koha per te festuar, por per disa emigrante shqiptare, duhet pare dhe si moment per davaritjen e stereotipeve. Njerezit i mendojne shqiptaret si shperndares picash apo portiere, - tha Deni Blloshmi i shoqates 'Vatra', - Por ne jemi profesore, doktore, edhe politikane. Arsimimi eshte per ne pasion dhe qellim, dhe ka shume njerez ketu qe nuk e dine nje gje te tille".

Rizai shton se shqiptaret ne shume menyra jane te vecante. "Na lidh nje gjak, nje kulture, histori dhe nje flamur. Ne jemi njerez krenare,- thote ai. - Megjithate, ne kete dite krenarie kombetare, edhe pse i pershendesin proceset demokratike ne vendin e lindjes, emigrantet ne Shtetet e Bashkuara mendojne se Shqiperia eshte ende larg asaj qe ata deshirojne per Memedheun".
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi