Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Vendoset në Londër busti i Skënderbeut Empty Vendoset në Londër busti i Skënderbeut

Thu 29 Nov 2012 - 11:00
Vendoset në Londër busti i Skënderbeut LONDER-BUSTI-

Veprimtaritë dhe festimet e komunitetit shqiptar, me rastin e 100-vjetorit, kulmuan sot me vendosjen në Londër të bustit të Heroit Kombëtar, Skënderbeut, në një nga parqet e lagjes Bayswater.

Rreth 1000 shqiptarë ishin të pranishëm në këtë moment historik, ku në zemër të kryeqyetit britanik tanimë do të jetë edhe busti i simbolit të kombit dhe i një nga mbrojtësve të paepur të civilizmit botëror.

Vendosja e këtij busti është frut i një pune intensive disa mujore e Ambasadës Shqiptare në Londër, Këshillit të lagjes Westminster, që mbulon qendrën e Londrës, e ndihmuar intensivisht nga miku i dëshmuar i Shqipërisë, zoti David Lloyd.

Skulptura është vepër e artistit tashmë të njohur, autor i statujës së Skënderbeut në Cleveland, i statujës së Mbretit Zog I në Tiranë apo edhe monumentit të Skënderbeut në Michigan, Kreshnik Xhiku.

Kjo vepër është financuar e tëra nga Qeveria shqiptare. Në fjalën e tij në këtë ceremoni, kryedimplomati shqiptar në Londër, Mal Berisha, u kërkoi shqiptarëve të Britanisë së Madhe, që ta njohin këtë vend si tempullin e nderit, identitetit dhe krenarisë kombëtare dhe vendin, që ta vizitojnë në cdo gëzim familjar dhe kombëtar.

Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë janë organizuar shumë aktivitete në Londër dhe mbarë ishullin, ndërkohë që më 29 nëntor do të zhvillohet edhe një seminar në Ministrinë e Jashtme britanike, Foreign Office, me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi