Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Topi: Të vendoset dialogu politik Empty Topi: Të vendoset dialogu politik

Tue 15 Feb 2011 - 15:24
Topi: Të vendoset dialogu politik Topi-samiti15/02/2011 13:10

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka përsëritur apelin e tij për rivendosjen e dialogut politik, me qëllim nxjerrjen e vendit nga kriza.
Apelin e tij kreu i shtetit e bëri pas një takimi të zhvilluar sot me komisionerin për të Drejtat e Njeriut të KE, Tomas Hamarberg.

“Rivendosja e dialogut politik është e domosdoshme për situatën që po kalojmë. Dialogu politik është i nevojshëm për realizimin me sukses të zgjedhjeve të 8 majit”, ka deklaruar Topi.

Nga ana tjetër, komisioneri Hamarberg ka kërkuar që ngjarjet e 21 janarit, ku katër persona humbën jetën, të hetohen në mënyrë të paanshme.

Ndër të tjera, gjatë takimit të zhvilluar, Topi ka vlerësuar rolin e KiE në Shqipëri, për intensifikimin e proceseve reformuese.

“Jam i angazhuar për promovimin e vlerave demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, është shprehur presidenti.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi