Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Deklarata historike, NASA: Në Mars zbuluam molekula organike Empty Deklarata historike, NASA: Në Mars zbuluam molekula organike

Fri 30 Nov 2012 - 13:22
Deklarata historike, NASA: Në Mars zbuluam molekula organike Marss
“Ndoshta roboti Curiosity zbuloi në Mars molekula organike”, kjo ishte deklarata historike e shkencëtarit të NASA-ës, Charles Elachi, deklarim i cili mesa duket do të përmbysë çdo gjë që njihnim dhe dinim deri më sot!

Drejtori i laboratori të aeronautikës shtytëse të NASA-ës e bëri këtë deklarim gjatë një seminari në Universiteti “La Sapienza” e Romës.

Ndërkohë rezultatet përfundimtare të analizave të kampionëve të Marsit, pritet të dalin nga komuniteti shkencor dhe të gjithë laboratorët që janë angazhuar në këtë proces në 3 dhjetor.

Sipas shkencëtarëve, ekzistenca e jetës në Planetin e Kuq është e “prekshme” dhe me baza.

Në një tentativë për të “qetësuar” shpresat për këtë fakt me rëndësi historike, pra se të dalin rezultatet përfundimtare dhe faktet, shkencëtari Elachi theksoi, “të dhënat paraprake japin të dhëna të arsyeshme në lidhje me ekzistencën e jetës në formën e të dhënave të thjeshta organike molekulare por jo biologjike.”

“Roboti Curisity” vijoi ai, “nuk është i pajisur me aparatura të cilat mund të njohin automatikisht, me anë të procedurave analitike të analizimit specifik të molekulave biologjike, por nëse analizojmë të dhënat e dërguara, do zbulonim në të vërtetë nëse Planeti i Kuq dikur ka pasur jetë apo ka ekzistuar jetë në çdo lloj forme.”

\Bota Sot\Shekulli Online\E.Sh\
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi