Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Dy fitues në llotarinë prej 550 mln dollarësh Empty Dy fitues në llotarinë prej 550 mln dollarësh

Sat 1 Dec 2012 - 11:28
Dy fitues në llotarinë prej 550 mln dollarësh Llotaria2911

Shorti i superllotarisë më të madhe kombëtare në SHBA prodhoi dy fitues për çmimin e madh prej 550 milionë dollarësh, raportuan mediat amerikane ditën e enjte.

Një çmim i tillë është i dyti më i madh ndonjëherë në historinë e vendit dhe shuma ishte rritur në mënyrë stratosferike pasi mbajtja e 16 shorteve të mëparshëm nuk kishte arritur të prodhonte fitues.

Ende nuk është bërë e ditur se cilët janë fatlumët që kanë përzgjedhur biletat fituese.

Sipas përllogaritjeve, për secilin mbajtës të një bilete të kësaj llotarie, shansi për të fituar ishte një në 175 milionë.

Statistikisht, një fitues kishte më shumë shanse për t’u zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës se sa për të fituar llotarinë.

Biletat fituese u shitën në shtetet e Arizonës dhe Misurit, por nuk është ende e qartë nëse ato ishin të individëve apo kolektive.

Numrat e fatit, të përzgjedhur nga shorti i mbajtur disa orë më parë ishin 5, 6, 16, 22, 23, 29.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi