Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Diell edhe nesër, të mërkurën pritet bora e parë Empty Diell edhe nesër, të mërkurën pritet bora e parë

Sat 1 Dec 2012 - 20:30
Diell edhe nesër, të mërkurën pritet bora e parë Thumbnail.php?file=motimeshi_350056239
Rrezet e diellit edhe nesër do na nxjerrin për shëtitje në parqe dhe për kafe në ambiente të hapura. Sipas Entit hidrometeorologjik, ndonëse nesër do të mbajë mot me vranësira, e ndoshta edhe me reshje lokale, temperaturat do të jenë si ato të sotmet. Mirëpo, prej të hënës, temperaturat do të pësojnë rënie drastike.

“Prej të hënës pasdite, moti do të ftohet dukshëm, kur do të zbresë edhe një masë e ftohtë ajrore nga veriu, dhe do të shkaktojë erë të fortë nga veriu, ndërsa reshjet e shiut do kalojnë në dëborë, sidomos në zonat veriore të vendit. Të martën pritet kthjellim i pjesshme i motit, që do të thotë zvogëlim i temperaturave sidomos në mëngjes, ku thuajse çdokund do të jenë nën zero. Zvogëlim do të kenë edhe temperaturat e ditës që do sillen nga 2 deri në 9 gradë celsius, ndërsa deri në fund të javës do ketë një varg valësh të lagëta dhe të ftohta. Të mërkurën do mbajë mot i vrenjtur, me reshje shiu dhe dëbore”, deklaroi Kostadinka Arsovska, DEHM.

Për adhuruesit e borës dhe sporteve dimërore, lajmi i mirë vjen se nga mesi i javës kur pritet të bjerë borë edhe në zonat e larta, mund të dalin të provojnë borën e parë për këtë vit.

“Në viset më të ulëta me siguri deri në fund të javës, duke përfshirë edhe fundjavën. do të shohim shtresën e dëborës edhe në vendet më të ulëta”, tha Kostadinka Arsovska, DEHM.

Temperaturat e pazakonshme të larta deri tani, ndikuan që të kemi fatura më të vogla për rrymën dhe për drutë e harxhuara, por që nga java e ardhshme pritet shpenzim më i madh i burimeve për nxehje. Nga kompanitë energjetike thonë se janë përgatitur për dimrin, por megjithatë, porosisin se rryma duhet të shfrytëzohet me kujdes.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi