- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Dimër polar, të mërkurën nis bora dhe në Tiranë
Mon 30 Jan 2012 - 16:20
TIRANË-Moti tepër i ftohtë me temperatura nën zero do të mbizotërojë në vend gjatë gjithë javës, kurse në Tiranë, bora e parë për këtë stinë dimri do të trokasë të mërkurën pasdite.
Parashikimi i motit në BalkanWeb bën të ditur se, ditët që vijojnë do të jenë ekstremisht të ftohta në mbarë vendin, nuk pritet asnje permiresim, por duke nisur nga e mërkura dhe deri në fund të javës temperaturat do të bien ndjeshëm. Në zonat malore si ato të Dibrës, Korcës, Kukësit, Bajram Currit temperaturat do të ulen deri ne -10 e -12 gradë Celsius. Në mbarë vendin nuk do të mungojnë vranësirat, reshjet e borës, këto të fundit do të jenë të dendura duke nisur nga e mërkura. Nga kjo ditë, rreth orës 18:00 pritet që bora e parë të zbardhë dhe qytetet si Tiranën, Elbasanin, Durrësin.
Ndërkohë prej ditësh ngricat dhe shtresat e akullit, që kanë mbuluar akset rrugore të zonës verilindore, kanë vështirësuar lëvizjen normale të mjeteve,ndërsa disa fshatra kanë mbetur të izoluar pavarësisht se nuk ka reshje dëbore. Fshatrat e komunave të Shishstavecit, Zapodit, Arrnit, Grykë Cajës, dhe Kalisit etj, kanë mbetur të izoluara, si pasojë e temperaturave të ulta që dhe gjatë mesditës janë nën zero grad. Më e mire është situata në rrethet e Hasit e të Tropojës, ku akset kryesore rrugore janë të kalueshme, si rrjedhojë e hedhjes së vazhdueshme të kripës e skorjes dhe trashësisë më të ulët të dëborës deri ne rreth 40 centimetra. Pavarësisht ngricave në segmentin e autostradës Morin- Kukës-tunel lëvizja e mjeteve është normale dhe pa zinxhirë, gjë që ka normalizuar fluksin e lëvizjes së mjeteve mes Shqipërisë e Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi