Atentatori kosovar, të mërkurën në gjyq
Tue 30 Aug 2011 - 15:20
Kosovari 21-vjecar i akuzuar për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë pranë aeroportit të Frankfurtit, do të dalë të mërkurën para trupit gjykues.Arid Uka përballet me dy akuza për vrasje dhe për tre tentativë-vrasjeje, në lidhje me sulmin e 2 marsit.“Hetimet treguan se i akuzuari donte të vriste ushtarët për shkak se ata u përkisnin forcave të Shteteve të Bashkuara në Afganistan”, kanë deklaruar prokurorët federalë.Uka, i cili u arrestua menjëherë në vendin e ngjarjes, nëse shpallet fajtor mund të përballet me burgim të përjetshëm.Prokurorët kanë deklaruar gjithashtu se nga hetimet e kryera nuk ka rezultuar që Uka të ketë vepruar nën influencën e ndonjë ceule islamike në Gjermani.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi