Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Rrëfimi i nënës: Rri pa ngrënë 4 ditë në javë, që të hanë fëmijët e mi  Empty Rrëfimi i nënës: Rri pa ngrënë 4 ditë në javë, që të hanë fëmijët e mi

Mon 3 Dec 2012 - 13:34
Rrëfimi i nënës: Rri pa ngrënë 4 ditë në javë, që të hanë fëmijët e mi  Gruaja-634x320
Një nënë e dy fëmijëve ka përfunduar në varfëri pasi humbi punën e saj, ndërsa po planifikon të shesë edhe shtëpinë.

Vickie Robins 31 vjeç tregon se nuk ha 4 ditë në javë në mënyrë që të sigurojë ushqimin për fëmijët e saj Blake 3 vjeç dhe Thomas 18 muajsh.

Mjekët thonë se gjendja e gruas është mirë, ndërsa pak kohë më parë rrezikoi një atak në zemër si rrjedhojë i çrregullimit në ngrënie, stresit dhe rënies në peshë.

“Im shoq Matthew dhe unë shitëm gjithçka kishim, rroba e bizhuteri, por sërish nuk kemi mundësi dhe rrezikojmë të humbasim shtëpinë. Dyshoj se mund të jemi në gjendje të bëjmë Krishtlindje këtë vit. Po mundohem të heq sa më shumë mënjanë, ndërsa uroj që tu servir fëmijëve diçka nga festa”, shprehet Vickie.
Ajo tregon se nuk i çon fëmijët në ditëlindjet e shokëve apo të afërmve pasi nuk ka mundësi tu blejë dhurata.

Familja Robins përfundoi në varfëri kur Vicki humbi punën rreth një vit më parë, prej nga fitonte 22 mijë paund.

Aktualisht familja ka në dispozicion në muaj 1400 paund të ardhura mujore, nga puna me kohë të pjesshme si kopshtar e Matthew.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi