Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

NASA: Portale magnetike lidhin Diellin me Tokën! Empty NASA: Portale magnetike lidhin Diellin me Tokën!

Mon 3 Dec 2012 - 13:56
NASA: Portale magnetike lidhin Diellin me Tokën! Nasa-300x165Portat/hyrjet do të jenë fenomenet magjike që mund të hapin një kalim përtej botëve të panjohura, dimensioneve alternative, si dhe urave të shpejta për kalimin urgjent në të panjohurën. Shkencëtarët Universiteti i Iowa që punojnë për llogari të NASA-s, kanë zbuluar diçka të ngjashme me një portë hyrëse.
Toka, rrethohet nga një fushë magnetike e cila emeton pjesën më të madhe të energjisë që rrezaton nga Dielli, megjithatë, në këtë rajon ekzistojnë dhe porta improvizuese “FLE”, që do të thotë Flux Transfer Event, krejtësisht të paparashikueshme që lejojnë stuhitë magnetike dhe falë kësaj stuhitë diellore, vihen në kontakt të drejtpërdrejtë me planetin tonë.

Deri pak kohë më parë numri më i madh i shkencëtarëve nuk i bindshin kësaj teorie, e cila tashmë vërtetohet më së miri nga kolegët e tyre, gjë kjo e cila ka futur në mendime pjesën tjetër, për të qenë më të “kujdesshëm”, në projektimet e tyre për misionet e ardhshme për në hapësirë.
Një portë/hyrje magnetike kur hapet lidh Tokën me Diellin në korë rekord, edhe pse distanca midis tyre është 150 milionë km.
Tonelata të pafundme të grimcave të energjisë, do të hyjnë pas hapjes së portalin magnetik, para se ajo të mbyllet në kohë rekord.
“Fenomeni quhet: Ngjarje e transferimit të fluksit magnetik”, thotë fizikani David Sibeck i Agjencisë së Fluturimeve Hapësinore në Goddard.
“Deri par 10 vjetësh, konsiderohej si inekzistente, hamendim dhe marrëzi, por tashmë është realitet dhe me fakte të padiskutueshme. Fakte të cilat dëshmojnë se jo vetëm ekziston, por është dhe shumë aktive”, shtoi ai./alb-observer.com/
Ndiqni në vijim pamje filmike nga observatorët e NASA-s tek dëshmojnë ekzistencën dhe funksionin këtyre portaleve magnetike:


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi