Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Mishi i peshkut zvogëlon rrezikun e astmës  Empty Mishi i peshkut zvogëlon rrezikun e astmës

Mon 3 Dec 2012 - 15:07
Fëmijët që konsumojnë mishin e peshkut janë më pak të rrezikuar nga astma. Një studim i kryer nga universiteti mjekësor i Roterdamit, ku morën pjesë më shumë se 7.000 fëmijë, ka formuluar teorinë se konsumimi i hershëm i disa aminoacideve të peshkut mbron nga astma.

Por frika nga alergjitë që mund të krijojnë ushqimet mesdhetare bën që disa prindër, por edhe mjekë ta shtyjnë futjen e peshkut në ushqimin e fëmijëve.

Por ky studim ka vërtetuar se përfshirja e mishit të peshkut në ushqimin e fëmijëve si dhe konsumimi i mishit të peshkut nga ana e nënës gjatë kohës së shtatzënisë zvogëlon rrezikun për t’u prekur nga astma.

Ekspertët nga Roterdami kanë vërtetuar se nuk ka rëndësi sasia e peshkut që konsumojnë fëmijët midis moshës gjashtë dhe një vjeç, mjaftojnë edhe sasi krejt të vogla në mënyrë që të pakësohet rreziku për t’u prekur nga astma.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi