Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pirja e gjirit zvogëlon rrezikun për astmë Empty Pirja e gjirit zvogëlon rrezikun për astmë

Sun 30 Oct 2011 - 0:40
Pirja e gjirit zvogëlon rrezikun për astmë GjiriLajme Shqip-Me anë të gjidhënies mund të parandalojmë zhvillimin e astmës në fëmijërinë e hershme.

Fëmijët të cilët asnjëherë nuk kanë pirë gji janë më të rrezikuar që të zhvillojnë simptoma që vijnë si pasojë e ngushtimit të bronkeve- gjegjësisht frymëmarrje të shkurtë, kollë të thatë dhe frymëmarrje të vështirësuar- në katër vitet e para të jetës së tyre, në krahasim me fëmijët të cilët kanë pirë gji më shumë se gjashtë muaj pas lindjes.

Derisa studimet e mëparshme kanë treguar lidhshmëri të ngjashme mes pirjes së gjirit dhe astmës, ky studim është i pari që e vërteton lidhshmërinë në mes të kohëzgjatjes së pirjes dhe shpeshtësisë dhe seriozitetit të simptomave të astmës.

Po ashtu, është treguar se simptomat e para do të paraqiten në fëmijërinë e hershme nëse fëmija ka pirë gji një kohë të shkurtë ose nuk ka pirë aspak.

Lidhshmëria mes astmës dhe pirjes gji, përmes këtij studimi, është treguar pavarësisht ekzistimit të infeksioneve ose gjendjeve atipike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi