Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Tharja e rrobave brenda në shtëpi rrezikon shëndetin – sidomos për ata që kanë astmë dhe alergji  Empty Tharja e rrobave brenda në shtëpi rrezikon shëndetin – sidomos për ata që kanë astmë dhe alergji

Tue 20 Nov 2012 - 18:03
Tharja e rrobave brenda në shtëpi rrezikon shëndetin – sidomos për ata që kanë astmë dhe alergji  Health-110312-001-617x416-370x290

Të izoluara mirë, hapësirat më të vogla ajrosen me vështirësi ndërsa rritja e lagështisë në shtëpi mund të jetë e rrezikshme për shëndetin për shkak të kushteve të favorshme për t’u zhvilluar myku, thonë rezultatet e një studimi të ri.

Në ditët me shi na ndodh shpesh që rrobat të ndehen brenda, por kjo sipas një studimi të fundit mund të dëmtojë të rëndë shëndetin, raporton “Daily Mail”.

Dy të tretat e njerëzve i thajnë veshjet dhe rrobat e tjera afër radiatorit ose në të, çka rrit nivelin e lagështisë për 30 për qind në shtëpi gjatë kohës së tharjes së tyre. Për këtë arsye hapësirat më të vogla që janë të izoluara mirë ajrosen më vështirë.

Kjo krijon kushte të favorshme për zhvillimin e mykut, i cili mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin. Në shtëpi ekzistojnë rreth dhjetë mijë forma të mykut, por vetëm dhjetë prej tyre shkaktojnë probleme shëndetësore, më së shpeshti sinusit, bronkit dhe gjendjet e tjera të frymëmarrjes si edhe alergjitë.

Myku është formë e kërpudhave, i cili formohet kudo, si p.sh. aty ku është lagështia, por më së shumti rreth dusheve, kuzhinës dhe lavatriçes. Po ashtu, ai mund të zhvillohet mjaft lehtë edhe në tapeta, dysheme dhe rreth xhamave të dritareve, theksojnë ekspertët.
“Myku mund të zhvillohet në çdo shtëpi të ajrosur dobët, pavarësisht madhësisë së shtëpisë, por kjo mund të ndodh më shpesh atje ku ka lagështi”, ka theksuar profesori i mikologjisë mjekësore, Malkolm Riçardson nga Universiteti në Mançesterit.

Thithja e sporeve të mykut mund të rezultojë me infeksionin i cili dobëson imunitetin, por edhe shkakton reaksione alergjike, veçanërisht astmë, sepse sistemi i imunitetit reagon në spore pasi ato gjejnë rrugën e tyre deri te rrugët e sipërme të frymëmarrjes.
Simptomat e problemeve me myk përfshijnë kollën, lodhjen e vazhdueshme, irritimin e syve dhe të fytit, dhimbjen e kokës, irritimin e lëkurës dhe marramendjen, transmeton gazeta Start.
Për shkak të lagështisë së rritur për shkak të tharjes së rrobave në shtëpi, e rëndësishme është që çdo ditë të ajrosni shtëpinë dhe sipas mundësisë sidomos atje ku mbetet lagështia.

Nëse në banjë nuk keni dritare, ndizeni ventilimin. Biocidet (pesticidet për kërpudha) janë po ashtu shumë efikase, theksojnë ekspertët britanikë. Por pas përdorimit të tyre është e rëndësishme të ajroset mirë shtëpia, sepse mund të jenë të rrezikshme për shëndetin.
Në banja dhe kuzhina këshillojnë përdorimin e ngjyrës, e cila përmban inhibitorët e mykut, sepse kështu parandalojnë formimin e tij. Po ashtu, e rëndësishme është që kudo ku futet lagështia të rregullohen muret ose izolimi, sepse lagështia përhapet lehtë dhe shpejt. Për largimin e saj mund të ndihmojë edhe zbardhuesi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi