Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Alieni me pipe te shenjte,nje mesazh drejtuar njerezimit Empty Alieni me pipe te shenjte,nje mesazh drejtuar njerezimit

Tue 4 Dec 2012 - 0:59
Alieni me Pipe te shenjtë, një mesazh drejtuar njerëzimit


Alieni me pipe te shenjte,nje mesazh drejtuar njerezimit Sacra-pipa_web

Pictograma e "Alienit me Pipe ",qe u shfaq në fushat e grurit në Cherhill White Horse, Wiltshire te Anglise,me 27 korrik 2011, ka qenë nje nga qarqet e kulturave bujqesore(Crop-circle) me interesanti për t'u parë dhe analizuar ne menyre te hollesishme.Kjo poktograme tregon një qenie aliene (Grey) që thith një Pipe( tub,llulle..)

Si eshte bere e mundur pamja e kesaj piktograme..?Me njehere te vjen ndermend Pipa e Shenjtë (ose Chanunpa), një objekt fetar plotë domethenie simbolike,i një rëndësie të jashtëzakonshme, që përmbledh në vetvete gjithë fenë e Sioux Lakota. Ajo piktograme perfaqson bashkimin e shumë të kundërtave "" si ate botës materiale dhe botës shpirtërore, mashkullit dhe femres, qiellit dhe tokes.

Alieni me pipe te shenjte,nje mesazh drejtuar njerezimit Grigio_pipa-300x214


Alieni me pipe te shenjte,nje mesazh drejtuar njerezimit Grey_smoking-pipe1-300x214


Alieni me pipe te shenjte,nje mesazh drejtuar njerezimit Images?q=tbn:ANd9GcQnIdRcCJ09DU1N1PVm35YcjmM0KQQHUC6kVODDiINxx3kFIL7a8w


Kjo eshte legjenda Sioux që tregon origjinën e Pipes se Shenjte.



Shumë kohë më parë, dy burra të rinj të bukur Lakotas ishin zgjedhur nga fisi e tyre për të gjetur se ku ishin buajt,ose ndryshe sic quheshin ne ate periudhe bizonet. Ndërsa burrat po kalonin në territorin e buajve, panë dikë në distancë në këmbë në drejtim të tyre.

Duke qëne se ata ishin gjithmonë të kujdesshëm nga frika e armikut,u fshehën prapa disa shkurreve dhe po pritnin. Tani pamja kishte arritur sa një koder. Për habinë e tyre, pamja qe ecte në drejtim të tyre,shte një grua. Në fakt kjo pamje,ishte Grande Spirito Wakan Tanka,qe ishte forca, misteri, shpirti i madh që ishte prapa gjithçkaje, dhe qe u dërgua në Tokë si perëndesha Whope t'i dhurojë njerëzimit Pipen e shenjtë.

Pasi iu afrua, ajo u ndal dhe shikoi tek dy burrat. Ata e kuptuan se ajo pamje misteioze mund t'i shihte ata, edhe kur ata ishin fshehur. Ne krahun e djathtë mbante diçka që dukej si një shkop në një tufe bimesh. Fytyra e saj ishte e bukur.

Njëri prej burrave tha: "Ajo është më e bukura që kam parë ndonjëherë. Unë dua qe ajo të jete gruaja ime. "
Por shoku tjetër u përgjigj: "Si mund të keshë një mendim të tillë ? Ajo është jashtëzakonisht e bukur dhe e shenjtë, shumë më tepër se një person i zakonshëm. "

Edhe pse larg, ajo i dëgjoi ata duke folur. Kështu që ju tha: "Ejani. Çfarë deshironi? "
'Burri i cili kishte folur i pari shkoi tek ajo dhe e vendosi duart mbi të. Menjëherë, nga diku lart, vjen një shakullimë ere e forte dhe per nje cast një mjergull e dendur i mbuloi ata te dy për një moment.Kur u zhduk mjegulla,burri qe i ishte afruar gruas pa se gruaja ishte me nje pako në krahun e saj dhe shoku i tij ishte një grumbull kockash në këmbët e tij.

Burri u ngrit gjithë frikë i heshtur,nga oguri qe kish ndodhur. Ne kete kohe gruaja e bukur i tha atij: "Unë i përkasi popullit të bizonit. Unë kam qenë e dërguar në këtë tokë për të biseduar me njerëzit tuaj. Juve tani do t'u duhet të bëni një mision shumë të rëndësishëm. Ju duhet të shkoni tek udheheqesi tuaj dhe ti i thoni atij të ndërtoje një tendë ku dera të shohë në lindje. Vendi i nderit do ti perkase njeriut te urtë dhe prapa gropës me zjarr do të vendosni një kafkë bizoni. Në agim une do te arrije në fshat. "

Gjithçka është përgatitur në përputhje me atë që kishte kërkuar perëndesha Whope dhe ne kohën e agimit ajo erdhit në fshat ku u përshëndet nga një turmë e madhe. Ajo mbante një pishtar në dorën e djathtë dhe një pipe të kuqe në dorën e majtë, dhuratat janë mbështjellë me push te bute. Ajo mori dicka nga pako qe mbante dhuratat. Dhurata ishte një Pipe,ose llulle(cibuk) i bërë prej guri të kuq. Në atë ishte gdhendur nje skicë e vogël e një viçi bizoni.

Ajo shkoi tek froni,u ul në vendin e nderit dhe tha se 'Shpirti i Madh' ishte shumë i kënaqur me Lakota-sit,qe konsiderohen si njerzit me besnik dhe me te respektuar, dhe per kete bujari te tyre, ishin zgjedhur për të marrë një Pipe që ajo kishte sjellë për të mirën e të gjithë " njerëzimit''. (Hyjnia di të jetë e mirë dhe mund të japi lumturi për ata që e meritojnë atë,dhe nga ky këndvështrim te kujton Zotin e Gjithesise, edhe në qoftë se lloji i fesë është i ndryshëm).

Alieni me pipe te shenjte,nje mesazh drejtuar njerezimit Indian_with_peace_pipe

Thuhet që gruaja qe mban Pipen me pikturen e bizonit qe ecen ne kembe, u mësoi atyre lutjet qe ju duheshin për të vepruar . "Kur ju i luteni Frymës së Madhe, duhet ta perdorni kete llulle gjate cermonise dhe kur jeni te uritur,duhet qe kete llule ta hiqni nga mbulesa e saj dhe ta tundeni ne ajer. Pastaj bualli ,ose bizoni do të jetë atje ku gjenden njerëzit,do të gjejne ate dhe do ta vrasin lehtë. Pra, fëmijët, burrat dhe gratë do te hanë dhe do të jenë të lumtur. "

Gruaja e bukur gjithashtu ju tha se si njerëzit duhet të sillen në mënyrë që të jetojnë së bashku në paqe. Ajo ju mësoi atyre lutje që ta thone kur ata jane duke shkuar ose kur jane duke u kthyer në Tokën e tyre amtare. Ai shpjegoi gjithashtu se si ata duhet të zbukurojne veten për ceremonitë.

"Toka," tha ajo, "është nëna juaj. Pra, për ceremonitë e veçanta,ju do te zbukuroheni si Toka juaj:me të zezë dhe të kuqe, kafe dhe të bardhë. Këto janë edhe ngjyrat e bizonit. Mbi të gjitha, mos harroni se kjo është një llulle(Pipe) paqe. Tymoseni para të gjitha ceremonive. Tymoseni para nenshkrimit te marrveshjeve e traktateve. Prezantoni mendimet paqësore në mendjet tuaja. Në qoftë se ju përdorni atë për t'i ju lutur Frymës se Madhe dhe Tokës nene,ateheRE do jeni të sigurt se do te merrni dhuratat që ju kërkoni ".

Perëndesha Whope qendroi në fshat katër ditë dhe para se të nisej ndez pipen,pra llulen e saj, ja ofroi atë qiellit, tokës, të katër erërave, tymosi një duhmë dhe pastaj ja kaloi atë kryetarit te njerzeve. Së fundi, ajo del nga tenda,ndersa njerzit e kishin rrethuar duke e veshtruar,dhe para se te largohej Perëndesha Whope del nga hapsira e rrethit te njerzeve,ndalon per nje moment,prek Token.Në një çast u transformua në një vic bizoni te zi. Preku perseri tokën dhe pastaj mori formën e një vic bizoni te kuq kuqe. Në të tretën herë ajo preku tokën dhe u bë një viç bizoni kafe. Hera e katërt dhe te fundit u shndërrua në një viç bizoni te bardhë,bizon pa një njolle. Pastaj ajo u largua në veri dhe u zhduk mbi një kodër.

Kryetari i njerzve e mbajti me shume kujdes Pipen,ose llullen e paqes . Ai u bëri thirrje qe të gjithë së bashku me fëmijët e fshatit te përsëritnin mësimet qe kishin mësuar nga gruaja e bukur. Dhe ai e ka përdorur Pipen në lutje dhe shume ceremoni të tjera,per më shumë se njëqind vjet.

Kur ai u bë shendetlige, shtroi një banket të madh. Gjatë kësajj feste ai ja dha Pipen dhe mësimet hyjnore një njeriu të denjë. Në mënyrë të ngjashme, Pipa ka kaluar nga brezi në brez. "Për sa kohë që do të përdoret kjo pipe,ose llulle,"e gruas se bukur ,ju drejtua ai njerzeve , "populli yne do të jetojë në lumturi. Ne se harrohet,shpejt njerëzit do te vdesin. "

Alieni me pipe te shenjte,nje mesazh drejtuar njerezimit Peace-pipe

Tubi ose Pipa e shenjte është e ndarë në dy pjesë,pjesa e pishtarit, e bërë nga dru panje,e cila simbolizon drurin e jetës dhe pjesa e vatres se zjarrit, e bërë nga një gur i veçantë me ngjyrë të kuqe që është gjetur vetëm në Minesota,i quajtur Inian Sha, qe simbolizon atë që bota është.

"Dualitet" i Pipes (ose Chanunpa-s) është po aq i shenjtë, ajo përfaqëson bashkimin e të kundërtave " botën materiale dhe botën shpirtërore, mashkullin dhe femren, qiellin dhe token. Kur Pipa e shenjtë nuk përdoret, të dy pjeset duhet të jenë të ndara në mënyrë rigoroze dhe të ruhen mirë në lekure dreri te zbukuruar.

Lapsi i përdorur për të bashkuar dy pjesët përfaqëson zogjtë, në mënyrë që edhe ata mund të sjellin lutjet e tyre për Wakan Tanka. Bizoni në vatren e zjarrit prej guri te Pipes,simbolizon gjitha katërkëmbëshit dhe egersirat për jetën te qete.

Nje mesazh paqeje per bashkimin me Token Nene dhe botën shpirtërore

E gjithe legjenda e 'Alienit me Pipe',e krijuar ne kete Crop-circle, na dërgon një mesazh që është i qartë: ne duhet të respektojmë Tokës Nënë dhe te bashkohemi me botën shpirtërore. Shumë njerëz e dinë objekt të shenjtë kete "Pip te Paqes", mbasi ai është i vërtetë, mund të përdoret si një objekt i lutjes, por edhe një dizajn që përcjell "sakralizacion" dhe qe u premton disa popujve te qete,të jetojnë në harmoni të plotë me natyrën "perëndeshë", e cila nga ana e vet ju ka dhene të gjitha ato që ishte e nevojshme për të jetuar.



Burimi...Massimo Fratini

http://www.segnidalcielo.it/2012/12/01/il-grigio-e-la-sacra-pipa-un-messaggio-rivolto-allumanita
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi