Kafkë alieni?
Sat 19 Nov 2011 - 15:32
Një kafkë shumë e madhe e zbuluar në Peru ka habitur antropologët jo vetëm për përmasat e saj, por edhe për formën e çuditshme që nuk ngjan edhe aq shumë me atë njerëzore.
Kafka e gjatë 50 centimetra është gjetur në qytetin Andahuaylillas.
Renato Davila Riquelme, zbuluesi i një pjese të skeletit, u shpreh se gropat e syve janë shumë më të mëdha se sa ato që shihen në kafkat e njerëzve. Gjithashtu, ai theksoi se tre antropologë nga Rusia dhe Spanja kanë mbërritur në Peru për të hetuar dhe kanë dalë në përfundim se kafka nuk i përket një qenieje njerëzore.
“Jemi në fazat e para të studimit, por është e qartë se tiparet nuk korrespondojnë me asnjë grup etnik në botë”, theksoi Riquelme.
Gjithsesi, e vërteta mund të jetë shumë më e thjeshtë seç duket.
Ka mundësi që kafka të jetë deformuar artificialisht si pasojë e një procesi normal që ndodhte në fiset tribale. 9000 vite më parë, për të bërë më të qartë përkatësinë fisnore, fiset praktikonin “modifikimin” e kafkës.
Kjo bëhej me anë të mbështjelljes së kokës me një rrobë të posaçme të foshnjeve në muajt e parë të tyre duke deformuar kafkën. Format më të përhapura kanë qenë: koka e sheshtë, rrumbullake dhe konike.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi