Bullgari: Kërkohen shërbime… seksuale për hir të turizmit!
Tue 4 Dec 2012 - 0:59
Përfaqësuesit e industrisë së turizmit të Bullgarisë, kërkojnë ligjërimin e prostitucionit në Varna, me qëllim që të ofroj “shërbime për marrëdhënie seksuale” për turistët.
Siç dihet, shërbimet e marrëdhënieve seksuale në këtë vend, nuk janë të ligjshme, madje ato nuk parashikohen nga asnjë ligj që t’i përcaktoj ato të ligjshme apo jo!
Për këtë arsye, citon alb-observer.com, kreu i Dhomës së Turizmit në Varna, Marin Neskof, kërkoi ligjërimin e “rregullave kombëtare për shërbimet e marrëdhënieve seksuale”, kërkesë të cilën e mbështetën dhe shumë sektor të tjerë të turizmit gjatë një forumi të mbajtur posaçërisht. Drejtori i dhomës lokale të turizmit, Stojan Marinof, deklaroi se verën e kaluar, vendpushimi turistik i Varna-s u frekuentua nga më shumë se 500.000 turistë, gjysma e të cilëve ishin në moshë të re.
Gjithnjë sipas specialistëve, çdo njëri prej tyre shpenzoi gjatë periudhës së pushimeve, më shumë se 100 euro vetëm për alkool dhe dyfishin e shumës për lëndë narkotike. Madje, janë me dhjetëra hotelet të cilat ofrojnë dhe shërbime për plotësimin dëshirave të marrëdhënieve seksuale, kundrejt një tarife shumë të shtrenjtë ndaj klientëve të tyre./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi