Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Prodhimet e qilimave në Shqipëri Empty Prodhimet e qilimave në Shqipëri

Tue 4 Dec 2012 - 9:52
Prodhimet e qilimave në Shqipëri QILIMAT-SHKODER_tn_25

Ato kane vendosur te mbajne te gjalle traditen e punimit te qimilave ne menyre artizanale.

12 gra te lagjes Zogaj ne Shkoder, per tetë ore te dites pa ndalim thurrin motive e modele te shumellojshme.

Prej 15 vitesh, qilimat e kesaj punishteje jane shume te njohura ne Shqiperi, ndoshta edhe per faktin se u pershtaten shijeve te te gjitha krahinave.

Nebije Qotaj, drejtuesja e kesaj punishteje tezgjahu, tregon se ngritja e saj ishte nje mundesi shume e mire per punesimin e grave te zones, por edhe per te mbajtur gjalle kete tradite artizanati.

“Unë kam 15 vjet që punoj me këto modele, nisur nga përvoja në të gjithë familjet ku banojmë. Pasi ndërmarrja u mbyll, ne gratë mbetëm pa punë dhe unë vazhdoj traditën se m’u duk e arsyeshme të mbijetoja me këtë traditë si për vetë dhe për gratë e tjera”, nisi shpjegimin e saj Nebija.

Te ndertosh biznes ne nje periferi, sipas zonjes se punishtes, nuk ka qene e lehte. Edhe me te veshtire procesin e thyrjes se qilimave e ben lenda e pare, e cila nuk vjen e gati nga fabrika, por edhe ajo punohet ne menyre artizanale.

“Meqe materali nuk vjen i përpunuar, e përpunojmë siç e marrim leshin nga delja. E lajmë, e tjerrim, e ngjyrosim e kalojmë më pas deri tek procesi i bërjes së qilimit”, thotë ajo. E pavaresisht veshtiresive, prodhimi i qilimave ne kete punishte modeste eshte i larte.

Nga duart e ketyre grave kane dale me dhjetra e qindra qilima, gjithe ngjyrat e krahinash. Valbona dhe Hasija, dy gra te zones qe punojne prej fillimit ketu, tregojne per veshtiresite e punes. Dhe edhe pse nuk jane trajnuar asnjehere profesionalisht per kete artizanat, çdo gje e zhvillojne me fantazine dhe ndihmen e njera-tjetres.

“M’u dha rasti që u martova këtu e nuk kisha punësim tjetër në zonë. Kështu që me ndihmën e shoqeve mësova këtë zanat dhe tani nuk kam problem në thurrjen e asnjë modeli”, deklaroi Valbona. Sipas punëtores së dytë, “fillimi është i vështirë, secila punë ka vështirësi, por ne kemi kohë të gjatë që punojmë”.

Pavaresisht veshtiresive, per kete zone, ku mundesite e punesimit, veçanerisht per shtepiaket jane te pakta, punishtja e Nebijes, mban kete shprese te gjalle. Pervec se gjithash, zonjat e Zogajt ruajne dhe zhvillojne traditen e tyre ne tezgjah.

“Ishte shumë e nevojshme për zonën për të patur punë dhe për të ruajtur traditën, të cilën ia kemi dalë t’ia dalim mbanë me shumë sakrifica”, thotë Nebija.

Ajo çfare e mban edhe me te gjalle kete aktivitet eshte interesi i rizgjuar i shqiptareve per punimet tradicionale te zbukurimit te shtepive dhe bizneseve. ““Gjithmonë njerëzit kanë qenë të interesuar për traditën e qilimave. Janë shumë të interesuar për prodhimin e këtyre modeleve të vjetra e sidomos, më tepër kërkojnë edhe modelet që bëjmë ne, por ka edhe nga ata që porosisin modele këtu dhe ne i bëjmë sipas porosive të tyre”, shtoi drejtuesja e punishtes.

Dhe çfarë është me interesante, nga duart e ketyre artizaneve prodhohen qilima me modele te te gjitha trevave te Shqipërisë. Madje shume prej punimeve eksportohen.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi