Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Prodhimet kineze, si po e shkatërrojnë biznesin tonë me konkurrencë të pandershme Empty Prodhimet kineze, si po e shkatërrojnë biznesin tonë me konkurrencë të pandershme

Fri 17 Feb 2012 - 22:05
Prodhimet kineze, si po e shkatërrojnë biznesin tonë me konkurrencë të pandershme Tregu-kinez-noaVËZHGIM/ Konkurrenca e pandershme, çmimet e ulëta, shkatërrojnë qëndistaret e veshjeve tradicionale. Mbyllen punishte të prodhimeve të veshjeve e orendive tradicionale në kryeqytet

Tiranë, 16 Shkurt 2012 NOA/ Agime Kastrati - Tjetërsimi i modelimeve, çmimet e ulëta, konkurrenca e pandershme, janë bërë shkaktar të mbylljes së punishteve të veshjeve tradicionale dhe të prodhimeve të orendive shtëpiake autoktone tiranase me qendër në fillim të rrugës së Durrësit dhe afër pazarit “Avni Rustemi” në Tiranë.

Mbyllja e tyre tani bën më shumë se 1-vit. Kjo gjë vërehet fare mire tek vetë tregtarët e suvenireve të cilët, e kanë ndjerë shumë këtë luhatje. Jo vetëm kaq ,por janë vetë artizanët ata që luftojnë me aq sa kanë mundësitë e tyre për të mbrojtur punën e dorës. Dyqanet janë të mbushura me bluza të qëndisura por ç’e do, nuk janë të qëndisura nga duart e qëndistareve tiranase por nga makineritë kineze. “Po krijohet një konkurrencë shumë e pandershme. Shikohen në çdo dyqan bluza, çarçafë, mbulesa tavoline të qëndisura me modele shqiptare, ornamentet janë autoktone shqiptare por të bëra me makineritë e sofistikuara kineze”, ankohet qëndistarja Hyrie Qordja e cila mori pjesë në panairin e dinamikave shqiptare në fund të muajit prill të vitit kaluar.

Duke folur me agjencinë e lajmeve noa.al ajo sqaron se janë panairet ato që ua bëjnë të mundur paksa marketingun e punës tyre. Edhe pse disponon një dyqan të vogël suveniresh në fillim të pazarit të ri këto dy vitet e fundit ajo shpreh vetë shqetësim. “Pronarët e mëdhenj marrin modelet tona i dërgojnë në Kinë dhe me çmime qesharake prodhojnë këmisha me motive shqiptare dhe vijnë e i shesin sa për të thënë. Ndërsa prodhimet tona kanë mbetur stoqe pasi shumë pak e kuptojnë ndryshimin”, vijon së treguari qëndistarja tiranase.

Ajo shton se si shoqatë e kanë denoncuar disa herë këtë fenomen por nuk është marrë asnjë lloj mase ndaj tij. Jo vetë kaq por sipas saj vetëm në metropol ulja e shitjes së prodhimtarisë tyre ka bërë që një pjesë e mirë e qëndistareve të kërkojnë treg edhe në Kosovë. “Në Kosovë çdo gjë është ndryshe, të gjithë e mbrojnë me fanatizëm veshjen kombëtare si të trevës tyre ashtu dhe të trevave të tjera mbarë shqiptare. Aty vijnë dhe porosisin këmisha e bluza vetëm të jenë të qëndisura nga dora jonë”, vijon së treguari qëndistarja tiranase.

Dhe problemet s’kanë të sosur

“Falënderoj të gjitha firmat që bëjnë të mundur organizimin e panaireve ku unë numëroj rreth shtatë panaire në vit që jam gjithmonë prezent”, thotë duke folur me noa.al, Isuf Skënderi, artizani tiranas. Ai shton se në panaire nuk është se ka fluks shitjeje të prodhimeve të tij por përdoret më shumë për promovimin e prodhimtarisë tij. Jo vetëm kaq por ai shton se konkurrenca në vend sa vjen e shtohet jo mes artizanëve me njëri-tjetrin por mes prodhimeve shqiptare që bëhet në Kinë. Këtë ai e quan konkurrencën më të pandershme, pasi sipas tij qëndisja e flamujve ne jelekë e triko prodhimi i gotave, pjatave zbukuruese me çmim qesharak në Kinë është shume e dhimbshme për artizanatin shqiptare.

Isufi thekson se nuk ka nguruar asnjëherë së denoncuari konkurrencën e pandershme madje jo vetëm kaq por ai shton se deri më tani nuk është marrë asnjë masë nga dora e shtetit, që të bllokohen prodhime te tilla në mbarë Shqipërinë. Ai është shumë i dhënë pas profesionit tij dhe kërkon një mbështetje më të madhe nga shteti shqiptarë. Madje ai e shpreh fare hapur dhe problemet që kanë të bëjnë me ruajtje e traditës nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve. “Sot në Ministrinë e Kulturës nuk ka një specialist të mirëfilltë për artizanatin. Jo vetëm kaq por nuk është realizuar asnjë panair me prodhimet tona në shtetet fqinje. Nuk është nevoja që bluzat, këmishat apo qeleshet të qepen nga makineritë kineze duke pasur qëndistaret e mirëfillta shqiptare”, përfundon së treguari problemet artizani tiranas. Me shpresën dhe dëshirën që së shpejti të kenë të gjithë artizanët tiranas tregun e tyre të artizanatit përfundon së treguari.

Edhe “greptaret” në krizë nga konkurrenca e pandershme

Numërojnë shumë pak vite në shoqatë e tyre, por e kanë ngritur atë vetëm për të mbrojtur prodhimet artizanatit shqiptare sidomos ato të zonës tyre. Bëhet fjalë për një grup grash të ardhura nga zonat verilindore që prej vitesh banojnë në dalje të kryeqytetit. “Kemi më shumë se 5-vite që kemi hapur shoqatën tonë në mbrojtje të prodhimeve të artizanatit sidomos të zonave veriore. Në shoqatë jemi mbledhur vetëm gra të zonave veriore ku përfshihen të ardhurit nga Dibra, Kukësi, Puka dhe Tropoja”, tregon Flutura Mata kryetare e shoqatës së artizanatit, duke folur me agjencinë noa.al. Ajo shton se gratë që marrin pjesë në shoqatën e saj janë prodhimtare të zonja të qilimave sixhadeve dhe sidomos punës me grep. Puna me grep është dhe me e shpejtë e më dominuesja në atë zonë. Madje me prodhimet e grave të shoqatës furnizohen suveniret e metropolit.”Kemi formuar një rrjet shitje që deri tani është i mirë si rrjet po ka shumë pak kërkesa për blerje. Vetëm çentrot me përmasa mesatare mund të kenë shitje të tjerat kanë mbetur stoqe prej vitesh nëpër dyqane”, vijon së sqaruari kryetarja e shoqatës. Kjo e fundit tregon se kërkesat për çentrot apo carcafët me grep sa vjen e zvogëlohet pasi një pjesë e mire e tyre zëvendësohet me mbulesa të punuara ne makineritë kineze. Edhe çentrot e grepit kanë filluar të zëvendësohen me ato të punuara me material plastike te holle imitim grepi të cilat sa vijnë e tjetërsojnë dhe modelet origjinale.

“Panairet i përdorim më shumë për të promovuar punën tonë dhe për të kërkuar hapësira shitje si dhe të drejta për ta mbrojtur origjinalitetin e modeleve autoktone shqiptare”, përfundon Flutura Mata, kryetare e Shoqatës për Mbrojtjen e Tradites Shqiptare.

a.k/NOA
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Prodhimet kineze, si po e shkatërrojnë biznesin tonë me konkurrencë të pandershme Empty Re: Prodhimet kineze, si po e shkatërrojnë biznesin tonë me konkurrencë të pandershme

Tue 21 Feb 2012 - 20:41
SALI BERISHA THOT DUHET TE MESOHET GJUHA KINEZE ESHT DETYROJSHM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi