- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Letra e rrallë e Napoleonit
Tue 4 Dec 2012 - 9:58
Tetorin e vitit 1812 Napoleon Bonaparti i shkroi një letër të koduar ministrit të tij të jashtëm, ku deklaronte qëllimet e veta për të hedhur në erë Kremlinin.
Pallati i vjetër nuk arriti t’i mbijetonte urdhrit, por letra vetë pë. Tani deklarata 200-vjeçare e perandorit francez do të dalë në një ankand në Paris, ku do të shitet bashkë me kopjen e deshifruar.
Jean Christophe Chataignier, drejtor i shtëpisë së ankandeve Osenat, thotë: “Është një letër shumë e rrallë, e shkruar me kode, si një lloj shërbimi sekret i kohës të themi. Napoleoni ishte në Moskë, në një kohë shumë të vështirë për të psikologjikisht. Ai mbërrin në një qytet oraktikisht të djegur, të shkretuar. Cari kishte ikur. I përballur me një situatë të tillë ai vendos të largohet nga Moska, por më parë jep urdhrin të hidhet në erë Kremlini.”
Letra mendohet se do të mund të shitet për 10 apo 15.000 euro. Chataignier thotë se kjo i detyrohet më së shumti impaktit dhe forcës së fjalisë së parë.
Perandori e niste mesazhin e tij me këtë pohim: “Është ora tre dhe do të hedh në erë Kremlinin.”
Napoleoni e mbajti premtimin e tij dhe përpara se të largonte ushtrinë, shkatërroi muret dhe kullat e ndërtesës. Ky ishte në fakt dhe fillimi i tatëpjetës së pushtetit të perandorit francez, që do të çonte drejt abdikimit të tij dhe dëbimit vetëm dy vjet më vonë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi