Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Letra dashurie Empty Letra dashurie

Sun 31 Jan 2010 - 9:13
ME MUNGON



Shume sot,me shume se cdo nate,sa dhe fryma duket sikur po me braktis......Me mungon prekja jote ne kete dite vjeshte,kur me ledhatoje trupin e lodhur nga dita,me puthje ngadale,lehte....dhe me gishta me perkedhelje shpirtin(sic ti dish te besh)
Me mungon... ngrohtesia e trupit tend kur me shtrengoje tek vetja,sa here kisha ftohet,apo ndihesha vetem,kur kisha nevoj per ty.
Me mungon...aroma jote kur te puthja lehte te gusha,dhe aty rrija disa caste,per te harruar boten dhe relaksoja pak trupin tim....ku doja te vdisja,per te rilindur perseri si feniks...
Me mungon....shtrengimi i qenies tende rreth meje,ku kerkoje qetesin dhe ku me falje dashurine qe mbushte cdo hapesire te botes sime,ku gjeja veten,e se bashku enderronim...
Me mungon...tingulli i zerit tend,ku cdo nat me uroje NATEN E MIRE LEPURUSHE,dhe une atehere flija qete,dhe cdo pjese te trupit tim e kapte deshira per ty..
ME MUNGON....
Ta dish zemer sa shume....embelsia e fjales tende,sa here merzitesha,sa here qaja dhe qeshja.....sa here kisha nevoj per ty...
Me mungon.....shikimi yt...ne cdo takim.Aq i dashur,i embel,plot deshire e pasion...plot eksitim per te qene vetem......
Madje ta dish sot me mungon dhe sa here me hidhje nje veshtrim qortues,sa here llastohesha dhe nuk doja te qeshja...dhe ti me merrje mes krahesh(i poshter gjithmon ti ma punoje)dhe me shtrengoje fort........dhe une atehere ndihesha me mire...
Me mungon......gjithcka qe ka te beje me ty,prekja,shikimi,aroma jote......me mungon ti.
Me mungon....ne cdo fjale,ne cdo peshperim,ne cdo buzeqeshje,ne cdo ledhatim,ne cdo gjest,ti me mungon....aq shume sa dhe zemra shpesh mendoj se me pushon....
Me mungon....atehere kur jashte shiu troket ne dritaren e dhomes sime,dhe une nga vetetimat isha mesuar te strukesha ne gjoksin tend,dhe aty behesha me trime....
Me mungon....sa here stinet nderrohen,dhe pas vjeshtes vjen dimer....
Me mungon…sepse ditet e mija jane me te pakuptimta pa ty,me te zeza,me pa shpres….
ME MUNGON....
Me shume se dje.....dhe neser do me mungosh akoma me shume......sepse ti je bota ime....gjeja me e shtrenjte qe ruaj ne zemer,je ti malli me i madhe qe me torturon,je thjeshte ti..per kete ME MUNGON cdo dite e me shume.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Sun 31 Jan 2010 - 9:14
Ndjehem keq kur te degjoj se ti ke ftohte e une sjam aty qe te te mbuloj me trupin tim. te behem rrobat e tua e te mbaj gjithmone me vete aromen e lekures tende te brishte. larg teje ndihem si nje zogth i shemtuar i rrezuar nga foleja e tij, i lagur nga ky shi i thate shuplakash pa zhurme. perpelis krahet qe te me preke dhe nje here dora jote, te me shohin dhe nje here syte e tu, te me rrenqethe fryma jota. flas me heshtjen e neteve te mia larg teje e brenda tyre me duket sikur gjej tingellimen e zerit tend tek therret emrin tim dhe qesh me mua. ndihem kaq i vogel dhe i shformuar. veshtroj zjarrin e shkrepses tek lepin ngadale cigaren e shtrember qe perpiqem te ndez... hedh syte rreth meje dhe me duket sikur jam ne mes te nje asgjeje te zbehte dhe ne dore shtrengoj fotografine tende qe e kam lagur aq shume nga lotet sa mezi arrij te daloj fytyreen tende. por ne ate fotografi ti me flet, me sheh, me qesh, ecen me mua, rrezohesh me mua.... mbuloj trupin tim me te njejtat rroba cdo dite aq sa me duket se jam bere i burgosuri i tyre. perse valle nuk mund te shkel aty ku shkel dhe ti. perse nuk mund te jem i lumtur... perplasem ne cep te krevatit tim dhe zhytem ne kujtimet e mia. jetoj me to shpirt...ora ka ndaluar tik-takun e saj bashke me zemren time qe ne momentin e pare kur me humbe nga syte. me duket vetja si nje pikture iluzioniste dhe nje kaprico e nje piktori skizofren. perse jam pa ty...perse. thjesht dua te jem loti jot, te lind ne syte e tu, te jetoj ne fytyren tende dhe te vdes mbi buzet e tua.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Sun 31 Jan 2010 - 9:15
Si gjithmone me mungon shume , por sot e ndjej edhe me shume mungesen tende , sepse oqeani po kendonte per mua dhe ajo ishte melodia jone. Pothuaj te ndjej prane , ndersa po shkruaj kete leter dhe mund te nuhas aromen e luleve te egra qe me sjellin ne mend imazhin tend. Por , ne kete cast gjera te tilla nuk me japin kenaqesi . Vizitat e tua jane rralluar dhe ndonjere ndihem sikur pjesa me e madhe e asaj qe jam dalengadale po me largohet.
Megjithate po perpiqem. Naten , kur ndodhem vetem , te therras ty dhe kur dhimbja me mbyt , duket sikur ti e gjen menyren per te ardhur tek une. Mbreme te pashe ne enderr tek rrije ne skele prane plazhit. Floket t'i merrte era , ndersa syte pasqyronin dritetn e venitur te diellit ne perendim. Mbetem pa mend tek te shoh te mbeshtetsh ne parmak. Sa e bukur , mendoj teksa nuk ia shqis syte atij imazhi qe nuk e gjej tek askush tjeter.Ngadale filloj te vij drejt teje dhe kur ti kthehesh me ne fund nga une , ve re se te gjithe po te shohin ty. " E njeh ate"? , me peshperisin me xhelozi dhe ndersa ti me buzeqesh une u pergjigjem thjesht: - " Me mire se shpirtin tim."
Ndaloj kur jam prane teje dhe te marr ne krah. Me qan zemra per kete cast , me shume se per cdo gje tjeter. Kjo eshte arsyeja ime per te jetuar dhe , kur ma kthen perqafimin , i dorezohem plotesisht atij casti, edhe nje here ne paqe.
Ngre doren dhe te prek lehte ne faqe , ti perkul koken dhe mbyll syte. Duart i kam te ashpra , ndersa lekura jote eshte e bute. Per nje cast e pyes veten a do te kthehesh perseri , por sigurisht ti nuk do te kthehesh. Kurre nuk do te kthehesh , jane pikerisht keto caste , qe me bejne te kuptoj , se kush eshte qellimi im ne jete...
Jam ketu per te adhuruar , per te mbajtur ne krah , per te te mbrojtur. jam ketu per te mesuar nga ty dhe te marr dashurine tende ne kembim. Jam ketu , sepse nuk ka vend tjeter , ku duhet te jem.
Por , ath , si gjithmone , mjegulla fillon te dendesohet, ndersa ne qendrojme prane njeri-tjetrit. Eshte nje mjergull e larget qe vjen nga horizonti. E ndjej dhe frikesohem , teksa afrohet. Ngadale zvarritet duke mbuluar te gjithe boten e duke krijuar nje gardh rreth e rrotull, derisa te mos mbese gje tjeter vec ne te dyve.
Ndiej qe fyti illon te me shtrengoje dhe syte me mbyten nga lotet , sepse e di se erdhi koha qe te shkosh. Shikimi qe me fal ne ato caste me shpon ne zemer. E ndjej trishtimin tend dhe vetmine time. Dhimbja ne zemer qe ka qene e platitur per pak kohe, behet me e forte , nderkohe qe ti me leshon . Ti hap krahet dhe ecen pas neper mjergull , sepse eshte vendi yt dhe jo imi. Digjem nga deshira per te ecur prane teje , por pergjigja jote e vetme eshte tundja e kokes. Te dy e dime qe kjo eshte e pamundur.

Te shoh me zemer te thyer , ndersa ngadale humbet larg . Me duket vetja i tendosur , per te kuptuar kete cast , dhe gjithcka rreth teje. Por shpejt , imazhi yt venitet dhe mjegulla kthehet pas ne strehezen e saj te larget.Ndjehem i vetmuar ... Nuk dua t'ia di se cfare mendojne te tjeret. Ul koken dhe qaj, qaj, qaj... e qaj....
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Sun 31 Jan 2010 - 12:27
ah moj dashuri qfar ishe, ishte per mua e para ne jett e smund te harroj kurr, ah keto ditt sikin fare, sikur kur je pa zemer e pa shpirt.
dhash e bera per ty gjith qka , te ndryshova gjdo mendim gjdo histori ne kok qe pate ta hoqa te bera te ndjesh me te miren jo te kalures , sme interesoj asgje e kaluara te pyeta shkurt pak te kaluren vetem dit jeten tende. e kurr ste thash jo apo diq me te keqe. pranova nji gje qe shum e shum tjer sdo pranoshin ket si une , pse mi hudh posht moj e dashura ime, per qfar , smund te besh pak barazim se cila ka vler me shumm.

te dua e te dashuroj deri ne fund te shkurt te jetes time .
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 109
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Fri 5 Feb 2010 - 21:54
sot u zgjova bosh,
pa mendime, pa memorie, pa dhimbje koke, as gjymtyret nuk i ndjeva me te me rendonin, dhe me ne fund u zgjova pa stomak, pa peshat e tij, pa hidhesine e tij...
sot do ta le kohen te me kaloje neper hunde dhe as do e vras fare per te, sot s dua te ekzistoj
sot jam asgje...
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Letra dashurie Empty LETRA E FUNDIT

Tue 28 Sep 2010 - 14:18
LETRA E FUNDIT

Te qenit vetem te lejon qofte dhe per pak momente te kthesh koken nga
dera qe sapo i perplase botes pas vetes, dhe te kuptosh se le mbrapa nje
civilizim te cmendur, nje civilizim te tere qe idiotesisht eshte vazhdimisht
i ngutur, i obsesuar me shpejtesine aq teper sa nuk kupton se mund te
egzistojne dhe stinet per shembull. Sa nuk mund te kupton se ekziston edhe
dashuria e njerzimi,paftyresi e pafund e ndyresive njerzore,vodhen ate qe ju
se kishit kurr,e mes saj dhe shpirtin tim ,qe po e fundosni nen toke.

[b]E di mire se ç'do gje qe lind edhe vdes, por se pranoje kete kurrsesi.
Krejtindiferent jam tashme, asgje s'me ben pershtypje asgje s'me pelqen, asbota as jeta... pyes veten si t'ia bej te jetoje ne zemer kaq teshkaterrua nga mungesa jote,, je me mua ç'do mbremje ç'do mengjes, pors'je aty, kush e di ku je ??? Qe un i ndiej gjerat dhe pa ipare, ti nuk e kupton , por nje dite kur un te mos jetoj per ty, do realizoshe se me ke humbur pa kthim,dhe me ke shkaterruar ç'do qelizete zemres time. Kam filluar vetes tia largoj dhimbjen per ty se poshohe se po çmendem, force gjeje vetem kur mendoje se duhet te te fitojserisht edhe nese nga lodhja gati dorezohem disa here por vazhdoj, ses'mundem mos te te dua.
Kret boten e braktisa per ty,vetem te me duash ti asgje,une tjeter s'kerkova nga jeta.
Porme sa shohe ti s'di te duash aq sa dua une, kapacitetin se paskemi tenjejte, ,, kam vuajture per ty dhe kjo vazhdon pambarim me sa po shohe,çdo dite qe ka jetu e kam jetu vetem per ty, e ti per veten tande.
Jam munduar me ç'do kushe te arrije gjithshka ne ket jete gjate gjithe ketyre viteve,
vetem qe te te bej me te lumturin e femrave,
por nese s'te mjaftoj nuk di ç'fare me ka mbetur te bej tjeter,,,
ndoshtate iki, ndoshta atje ku ti s'do degjosh me per mua, atje ku s'do te mundte te them pa fund çdo ore e minut TE DUA . ( ndoshta keshtu do kuptojesi eshte per ty me mire por kujdes!!!)
,se do jem aty ku vetem lule do me sjell.

E shkruar nga Vigani

ma ka len amanet ta postoj kete leter Letra dashurie 482245 Letra dashurie 482245 Letra dashurie 482245 Letra dashurie 482245 Letra dashurie 482245 Letra dashurie 482245 Letra dashurie 482245 Letra dashurie 482245 Letra dashurie 482245
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Tue 28 Sep 2010 - 14:58
Vigani nese e ka personalisht me dike kete shkrim le tia shkruaj ne mp ose email,sesht nevoja te arrijme deri ne publikim te ceshtjeve tona personale,kjo vlen per te gjithe anetaret e ketij forumi,besoj po kuptohem cdua te them e mjaft me me ekzagjerime te ketij lloji....
Amelia
Amelia
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 6705
<b>Hobi</b> Hobi : Ngacmimet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi torte
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/08/2010

Letra dashurie Empty "NJE LETER PER TY"

Fri 29 Oct 2010 - 11:42
SHKRUAJINI PERSONIT TE ZEMRES "NJE LETER PER TY"

Vetëm ty të dua,me dashuri dhe sinqeritet sonte do të shkruaj këtë letër për ty,ty që zemrën ma rëmbeve,ty që ma ndryshove jetën time,ty që të dua dhe do të duapër tër jetën.
Ndoshta me këto fjalë nuk dot mjafton që të tregoj se të dua,edhe psepër ty po vuajaq shum, sa që edhe letra është duke ikur nga lotët e mi,dhe shpresoj që një dit të vish dhe tmi fshish ti kta lot që rjedhin vetëm e vetëm për ty.Edhe sa duhet të pres që ti tma falësh dashurin tënde,pa të cilën nuk mund të jetoj, edhe sa duhet të pres që ti tmë thuash të dua,jeta është e vështir,por edhe e bukur,por sikur të jesh ti pran meje,ajo do të ishte si njëpallat dashurie,në të cilin dot jetonim vetëm ne të dy,si dy lule të posaqelura,si dy zogj duke fluturuar,si dy dashnor t'vërtet,un jetoj vetëm për ty,dhe nuk dua që t'shoh me tjetrin.
Zemër vetëm ty të dua, po ti a më don.
Amelia
Amelia
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 6705
<b>Hobi</b> Hobi : Ngacmimet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi torte
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/08/2010

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Fri 29 Oct 2010 - 11:42
Sot je shum larg meje

Rri ulur pran dritares ,jasht filloi te bjer shi ,kam menduar shum per ty keto dit mund te then se me mungon shum .sa shum mendime me vijn ne kok dhe sille rrotull eshte kujtimi yt shpesh me duket se do te hysh ne der me buzqeshjen tende si te mos kishe ikur kurr . e di mir nje gje faji dhe pendimi me ndjekin . Perse ... perse nuk te thash sa shum te doja?
Sot je shum larg meje, deshiroj shum te merrja doren tende dhe te ulesha bashk me ty ,pa then asnje fjal me goj dhe te te thosha gjithcka me zemer . Ne fakt , me jep ankth kjo largesi dhe po te mundja ne ket moment do te isha ne krahun tend ,te te thosha se je shum e nendeshishme per mu dhe te adhuroj se tepermi . Edi se pse nuk te kam than asnjehere ? pergjigja eshte e thjsht ,sepse mendoj se fjalet ishin teper . Po vuaj shum qe nga ikja jote , me dhemb ne shpirt qe nuk jam afer teje ,sepse sepse nuk te thash kurr at se sa te doja , prandaj edhe sot po e shkruaj ket leter .
Kam nevoj te qaj , te shfryhem njeher e pergjithmon . sepse ,ne qoftse vazhdoj para tjeterve te dukem se jam mir ,se asgje nuk me poepukon trishtimin qe ma le ti , do tme shkatrroj qdo dit e me shum .pse nuk kthehesh tash Huh? kam nevoj per ty .. do te isha shum i lumtur po te shihja perdit parasqyrimin tim ne syt e tu , te degjoja zerin tend teksa shqipton emrin tim , te thithja ajrin qe thit ti dhe vetem me keto do te ndihesha dhe do te siguroja qe do te ndihesha i lumtur . Ne qoft se lexon ket leter , do ta shohesh se qdo fjal e shkruar ne te eshte nje lot dhe frymarrje dashurie per ty . edhe pse kam nje bindje se ndoshta keta rreshta ske per ti lexuar kurr .
Sa mir do te ishte sikur ta kisha shkruar me par ket leter , sepse nuk do te ikja kurr pa e ditur sa te doja
Amelia
Amelia
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 6705
<b>Hobi</b> Hobi : Ngacmimet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi torte
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/08/2010

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Fri 29 Oct 2010 - 11:43
Dite vjeshte......

Nje rruge e shkrete....
shume gjethe te vyshkura shtruar
si nje qilim vjeshtor plot trishtim
nje ere e thate me perplaset fytyres
shume ftohtesi me sjell
Ne kete dite Tetori dicka ndodhi...
Se ndjej egersine e natyres pasi..
skutat e shpirtit tim jane ndezur
si vullkane te shumte, ku llava
si nje lum i marre merr cdo ndjenje
qe del perpara. Eeshte egersia, krenariae thyer
humbja dhe se fudni dashuria e lenduar. Pse duhet te
ndodhte, Pse?
Eshte pyetja qe me persekuton
qe nga momenti qe morra ate telefonate
e cila shkundi pemen e dahsurise sime te paster,
ku cdo frute ra pa jete ne tokene copetuar
nga korrupsioni imoral.
Ai ze me kumbon akoma, me ndjek me sy hapur, ne
enderr, kudo.
Ai njeriu qe i dhurova zemren time shpirtin tim,
kohen time, me theu ne bese. Mbylli me force librin
e dashurise sone pa pyetur, pa pandehur dhe gervishi
cdo kapitull te saj. Pse, pse , pse me kumbon si nje refren i forte Rocku qe kalon cdo limit me nje shpejtesi sketerre.
Dritherimat e trupit akoma i ndjej, qenien time
te shtypur ne nje imazh bardhe e zi e shoh,
kur ajo lajmeroi ne telefon, "I'm pissed at you!! Dont talk to him anymore!!!. Ishte sikur melodia e jetes sime u shkeput dhe cdo tingull ndaloi, qetesia therese nxiste me shume rrahjet e zemres qe po dilte nga kraharori si nje kal i terbuar, deshte lirine, hapesiren per te jetuar por ishte vone. Cdo gje u erresua, degjova zerin tim qe morri komande dhe mesazhin qe perpunoi, "Ypu deal with him as for me i am done with him long time ago!" Dhe mbyllja e receptorit me pas si nje akt i pakontrollueshem. Spyeta kush ishte, perse ma bente mua kete gjest por ishte nje femer e irrituar , e ere ne moshe, ndoshta adoleshente qe deshte te pronezonte dike qe une ejetoja dhe me perkiste mua per nje kohe te gjate.
Euforia u shnderruar ne dhimbje, lot pa fund qe merrnin me rrjedhen etyre gishterinjt e mi te ftohte nga era e cmendur kembet me conin ne drejtim te paditur, e rrisnin ritmin e tyre si ne nje gare ku trofeu do te ishte shkaterrimi.
Por une eksiha marr goditjen tashmeajo cngelej ishte perfundimi im. Sdija cte beja, imazhet e momenteve te kaluara bashke me shkonin si nje film pa muzike, pa ndjenje, lotet u zevendesuan nga nje ngurtesim, perqendrimi ne nje vend te caktuar dhe e vecuar nga cdo gje e gjalle rreth meje. Mneodja se telefoni do binte, do degjoja zerin e tij por intuita me kishte genjyer kesaj here, prisja buze krevatit si nje femij qe pret gjoksin e nenes te ushqehet por asgje........ qetesia varr me tmerronte, me ritkhente ngjarjen e asaj dite. Mendja me punonte si nje formular shkencor duke kerkuar pergjigje, Pse ma beri keshtu? Cte kisha bere valle? Pyetje te pafundme qe me fusnin ne nje vorbull te pafund konfuzioni,une isha vetem, e dermuar, e lenduar por mbi te gjitha e thyer ne krenari. Mu thye ajo gje qe askush sarrinte ta prekte, ma burgosi, gozhdoi si nje krisht, e vari e dogji si nje Zhan Dark.

E doja? Jo, nese e doja sdo ta lija te lire. E adhuroja? Jo te gjithe qenien e tij mbase natyren e qeshur. Kisha nevoje per te? Po, ai erdhi atehere kur une dnjeja boshllek, desha nje fare ngrohtesie. Por cte jete valle qe me lidh me kete qenie kaq mizore, Ah po, raporti qe ndertuam qeshjet , lotet.
Serish jam vetem, e plagosur, carmatosur nga cdo imunitet social, shpirteror , shendetsor. me neveritet fjala "buke", me neveritet akti "te qesh", e urrej te ndjerit "gjume", kam dal nga cdo faze njerezoredhe kam krijuar nje "guacke mbrojtese" qe eshte larg njerezve, jetes, eshte brenda dhe vetem brenda dhimbjes sime.
Kane kaluar 4 dite, zeri i tij akoma ska trokitur ne veshet e mi, tani cdo shprese po tretet, ai sdo marr kushedi nga eshte duke ecur, qeshur, folur, me ke? Ajo qe vret me shume eshte serish. Pse ma shperbleu keshtu, pse theu ate gje te shtrenjte te jetes sime. I dhurova shume kehsilla, ngrohtesi, vend ku te qante hallet dhe vjen nje dite si per ironi te fatit e ben zemren gure, me hedh tutje si nje leter pa vlere. Me kujtohet nata e fundit me te, thote te dua te dua pa rreshtur duke kafshuar puthjen time ne marrezine e pijes dhe e besoj me shume se cdo here tjeter por ploti i kesaj historie mbyllet, sperfundon si nje film Holliwoodian, happily ever after, por nje telefonate e shnderron nje lidhje kaq te bukur me shpejtesine e drites ne nje te shkuar. Ajo e shkuar akoma me ndjek pas si nje fantazme qe sgjen qetesi, duke me torturar ne lengimin tim dhe smund ta ngushelloj, nje perqafim ti afroj , se ajo jam une.
Jtea vazhdon dhe oret kalojne, dhe e di se rete do shkojne nje dite dhe dielli do ndricoj serish, por tek tuk ndonje pike shiu ne ajer do lag faqen time e do me sjell dhimbjen e nje dite vjeshte. Diten kur mu thye krenaria e bashke me te besimi tek njeriu....

Te duash eshte te vuash, por ska gje me te bukur sesa vuajtja per dashurine e paster e te sinqerte.......
Amelia
Amelia
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 6705
<b>Hobi</b> Hobi : Ngacmimet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi torte
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/08/2010

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Fri 29 Oct 2010 - 11:43
PLAGë Që ENDE GJAKON

Kaluan vite,muaj të tërë,por unë ty s’të harrova.Të kam në thellësi të zemrës,në shpirtë,në
mendime.Fytyra yte shëndrit edhe pse s’të shohë dot.Dita ditës ndjej mungesën tënde,mungesën e shpirtit tënd të bardhë si bora,mungesën e buzëqeshjes sate.Je shumë larg meje,je në një botë
tjetër,ty të morën engjujt.Ende nuk e besoj ikjen tënde,ike pa fjalë,pa na thënë LAMTUMIRëN
E FUNDIT.Më nevoitesh mua,familjes..më le të vetmuar,pa vëlla.Lotët nuk e shuan mallin tim,as dhimbjen time që s’ka shërim.Jetoj në tmerrë,në humbje,larg të vërtetës dhe realitetit,jetoj
në ç’menduri me kokën pas se mos vallë po takoj armikun tim?Se mos vallë po takoj vrasësin tënd,atë
zemër të egër dhe të fëlliqur që s’din se çdo të thotë dashuria familjare,që s’din se ç’do të thotë t’a
plagosësh aq rëndë pulëbardhën e pafajshme.
Nga bota fsheh ndjenjën time.Nën qiellin e mbushur me yje shpresoj,shpresë e vetme që ende s’më është shuar.Jeta ime është një ëndërr,jetoj në ëndërr,por ëndërra brenda ëndrrës zhduket.
Shpirti më gufon e s’ka kush që më ndihmon për të shëruar këtë plag.O Zot,më ndihmo të lutem.Më
elimino këtë vuajtje që kam në shpirt,ma shuaj këtë dhimbje,je I vetmi që dua,që shpresoj dhe që s’humb besimin kurrë.E dua të vërtetën?Ku është drejtësia?Ndërgjegja e këtyre shpirtërave?
A thua vallë nuk kanë frigë nga All-llahu..
…Miq të dashur,desha që me ju t’I ndaj disa prej mendimeve që vërshojnë kokën time gjatë orëve të gjata që I kaloj duke u munduar t’a shuaj këtë plagë që ende gjakon.Ju lutem mohoni padrejtësinë!Zhdukeni gënjeshtrën!Shuajeni urrejtjen!Sepse dhimbja-vetmia t’a këput shpirtin.
E kur të veçohesh me kohën mos thuaj mbeta vet.Por thuaj mua më mbykqyr All-llahu,Zoti I vërtetë
Romeo
Romeo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 1676
<b>Hobi</b> Hobi : gjithcka qe ka ne kete bote..
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : i larguar ne nje rruge pa kthim..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/10/2010

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Thu 18 Nov 2010 - 20:03
ty te vrafte dashuria ime.
se di a kam force te pershkruaj gjithe keto dhimbje qe kane kapluar shpirtin tim,se di a kam force te permbahem,qe po me rrjedhin pikat e lotit ,duke e shkruajtur kete leter,sepse shpirti im di vetem fjalen dhimbje ,bie shi nga syte e mi,qe tash e sa kohe nuk thahen nga lotet,ata me jane bere pushim per syte,sepse lotet me japin fuqi,lotet me japin ngushellime,nuk e di ate kujtohen diten qe kemi kaluar se bashku,ndoshta ti i ke harruar ,por un nuk mund ti harroj ,sepse ato dite ishin ditet me te lumtura te jetes time,nuk kishte dhimbje me te rende kur ti me the se do te shkosh pergjithmon ,ishte plage qe nuk mund te sherohej ,nuk mund te flas ,sepse nuk fliste as shpirti im i vrare ,sepse ti me vrave me dashurine qe ma dhurovete vrafshin lotet e mi,nuk besoj se do keshe jete te lumtur e dashura ime sepse do te mallkoj zemra ime e ti vazhdo te jetosh jeten tende e un do te mallkoj ty ,e nje dite mallkimi im do te ze dhe erresira do kaploj shpirtin tend dhe un atehere do jem i qete tere jeten,nuk pata deshire te shkruaj keshtu por shpirti im po shkruan,e di se do ta lexosh kete leter dhe do te bjere ndermend se askush nuk te ka dashur si un,lamtumire e dashura ime se te humba pergjithmon lamtumire,eh kur te pendohesh do me kerkosh ,e kur te me kerkosh,nuk do me gjesh, e kur te gjesh undo jem ne perqafimin e saj qe me dhuroj dashurine e vertete??
Amelia
Amelia
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 6705
<b>Hobi</b> Hobi : Ngacmimet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi torte
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/08/2010

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Fri 19 Nov 2010 - 12:50
Per ty po derdhi lotë
Nuk po te shkruaj per te te thene se te dua shume,jo as per te t'thene
se per ty po derdh lot ne keto momente , ajo qe sot me shtyn te
shkruaj eshte malli qe kam per ty ,vertet ne keto momente po ndjej
mall , edhe perse nuk kam ndjenje dashurie...!!! mallin e
respektoj, respekti per ty eshte e vetmja qe me ka mbetur brenda
meje dhe nuk po dua ta zhduk, dhe malli ne keto momente nuk po me
ler vertet te qete, sot me erdhen ne mendje kujtimet dhe endrrat qe
thelle i kam varrosur ne shpirt, ato miliona endrrat qe vertete kane
kohe qe kane filluar te treten , por sot vetem malli po me shtyn te
t'shkruaj me ben qe te bashkoj edhe nje here si nje mikeshe te vjeter qe
kurre nuk arrita t'ia hap vertet zemren ,
e vetmja ndjenje qe vertet per ty nuk e kam shuar eshte respekti, po
sot... kjo ndjenja po me con ne mallin qe kam per ty , malli qe kam
per ty t'pare dhe te t'shtrengoj nje here fort pas vetes ,dhe te
ulem me ty ne nje tavoline kafeneje si nuk do kur dhe te bej
muhabet per kohen kur nuk kemi folur ne telefon...?, dhe per te kaluar
disa caste te bukura bashke thjeshte si te vjeter,
Dhe ndersa u ktheva me fytyre nga muri me dolen dy pika loti nga syt
e mi, nuk e kuptova perse po qaja po vetem kur lotet me pikuan ne
kafe kuptova se ishin duke bere rrugen e tyre qe kishim kohe pa e
bere , vetem ajo ndjenje e mallit me beri te shpalos edhe nje here
tere kohen , eja dhe me perqafo te te jap lumturi o zemer,
do ishim nje trup qe rrezohej nga djelli e ndricohej nga hena,
shikoheshim por nuk shiheshim ,verbimi bie si nje hije e zeze - trishtim,
zemra ndjen puthjen e zjarrte qe valonte ne endrren e
Majit, ajo enderr me beri qe te jetoj me ty aty ku askush nuk
dinte ku jemi do ta ndjenja kraharorin tend , aty kur mund te
shikosha jeten ne syt e tu ,perse shkove me enderren , mbeta ne
kujtimin zemra me thote "SE TE DUA" - duhet dikur ta kuptojne se
kemi lindur per njeri-tjetrin kujtoj zerin tend andjej ate ngrohtesi
nuk e di a te pelqen per inteligjentin qe une mendoj apo jo .
sikur te ndodhte pikerisht keshtu ,as e para dhe as e fundit..........
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Letra dashurie Empty Teme dashurie............

Sun 8 May 2011 - 23:58
Provoj
Zerma lendohet keq kur deshton dhe ne dashuri....Po c'te besh tjeter pos te pranosh ate qe ka arrdhur nga Zoti.
Njoh dy njerez qe po dashurohen qmendurisht ! Dhe dua te flas per ata.
Eshte nje vajz qe me te vertet ka vuajt gjate gjithe jetes se saj, dhe nje djal qe e dashuron marrezisht vajzen dhe eshte ne gjendje te jap dhe jeten per te.
Te them drejten nuk kame pare asi dashurie. Me vie gjynah nga ata qe s'dijn se qeshtu dashuria, dhe se e keqperdorin njeriun qe e duan.
Duhen shume, duhen por si duket do kene nje deshtim ne dashuri, dhe me dhimbsen per bese.I dua njerezit qe kane dashuri te madhe dhe se e mendojn jeten vetem dhe vetem prane njeri tjetrit.
Vajza ka nje shanse qe te shkollohet ne SHBA kurse djali eshte duke bere shkollimin ne kryeqytetin tone Prishtine.
Ajo nuk ka deshire te le njeriun qe e don ketu por familjen e ka te varfur dhe mbasi e ka nje shans nga te tjeret te kryej shkollimin ajo ka mbetur pa zgjedhje tjeter vetem te shkoj atje.
Kurse aj djali ska deshire, sepse aj edin se pa vajzen as frym smund te merr eleje te perfundojn nje dashuri te madhe kaq shpejt.Aj eshte i pasur por jo aq sa te shkoj ne SHBA mbas vajzes qe do, por thot se mund te siguroj shkollimin ne Prishtin rri ketu mos me le por ajo eshte e detyrume disi te shkoj, sepse edi se familja vet s'do pranonin ti paguhet shkollimin nga nje i dashur i saj bile i dashur qe familja po e kundershtonin.Pse vetem pse vajza eshte e qytetit e djali ka prejarrdhje nga fshati.
Mos o njerez mos se gjyna, cdo njeri ka drejt te dashurohet qoft fshatar qoft qytetar, qoft mysliman e qoft katolik, po qka ka lidhje shpirt mbajn.
I njeti Zot na ka kriju bre, po qka ka faj djali ose vajza , vetem pse duhen shume jane fajtor apo?
Ata qe ndalojn nje dashuri vriten ose ne kete jet ose ne jeten tjeter, prandaj mos i dilni kunder femijeve te juaj pse miqeve apo shoqeris po lejoni te dashurohen ashtu si duan, se paraja vjen e shkon, kurse lumturin shume veshtir mundesh me gjet, njeriun qe te don me gjithe qenien e tij shume veshtir eshte me gjet.
PO nga zemra po ju flas o njerez lejoni qe dashuria ta pushtoj boten, lejoni qe endrrat e atyre te rinjeve le te rrealizohen, si gjithe te tjeret edhe ata lumturin e meritojn.
Lejoni qe dashuria tyre te zgjas me shekuj e mos e perfundoni vetem ne 1 vite.
Ata duhen , shpresoi me gjithe zemer se s'do ti ndaj kushe.Vajza shpresoi te mos mbetet pa shkollim, pa familje, ose pa te dashurin, familja saj shpresoi pajtohen me te dhe mendimet e saja i perkrahin, njekohesisht shpresoi djali qetsohet dhe dashuria e tij e perjetshme i vazhdon te mbetet e pavdekshme.
Dashuria,le ta pushtoj boten. Ata duhen, mos ju ndalni kete.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Sun 8 May 2011 - 23:59
Një mëngjes pa ty !!!!


A të kujtohet sa të lumturë ishim zbashku, përderisa ti ishe afër meje, luteshim së bashku që cdo ditë të jemi bashkë sikurse në atë momentë.
Mendonim se Zoti do i dëgjonte lutjet e të dy dashuruarve,por në rrealitet ato thjesht mbetën vetëm lutje…
- Më kujtohet dita e parë që u ndamë, atë ditë kur erdha të përcjell, sepse po largoheshe nga unë, jetoje në një vend shumë larg meje, dhe kur mbarove shkollën, të duhej të ktheheshe në qytetin tëndë, të më braktisje mua, zbashku me gjitha kujtimet e mia që i kishe në këtë qytetë.
- Ehhh sa e pikëlluar isha, por nuk të tregoja sepse nuk doja që ti të mendosh se kur të shkosh unë do lëndohem , ti atëher do lëndoheshe dy herë më shumë, dhe unë këtë s’do të mund ta lejoja që të ndodh.
E di ! – Më thoje në cdo momentë se do kemi edhe shumë takime të tjera dhe se nuk do ta ndiejm mungesën dhe largësin që kemi në mesë , por është e kotë shpirti imë sepse sa do që mundohemi të jemi bashk më kurr s’do mund të takoheshim si dikur ne cdo minutë e në cdo sekondë, e di pse ?Sepse nuk të kamë më pranë klasës aty kur unë dilja në pushime dhe të takoja, sepse nuk më pretë më tek dera e shkollës të dal kur unë të mbaroj mësimin, sepse nuk ka më orë të lira që unë të mos shkoj në mësim e të vij me vrap tek ti,nuk ka më takime te fshehta si dikur me nidhmën e shoqëris, thjeshte nuk jemi më bashk si dikur….Je shumë largë nga unë dhe unë s’të premtoj dotë se do të mund te duroj shumë gjatë mungesën tënde.
- Më thërret cdo mëngjes, por kjo nuk është e njejtë sikurse mëngjeset që do mund ti bënim bashk, kjo është diqka tjetër…Është diqka tjetër sepse vetëm zërin e ëmbël mund të dëgjoj, nuk mundë të shohë, nuk mund të prekë , të të ledhatoj, e as të puthë e të përqafoj!!!Mëkatë që na hecën ditët më të bukura të rinisë pa qenë ne së bashku, edi tash po afrohet dita e të dashuruarve, mund të paramendosh se sa e vetmuar do të jemë në këtë ditë,ti më thua se cdo ditë e kemi ditë të dashuruarve, ashtu është engjëlli imë , por ja një ditë është më e rëndësishme e ne s’mund të jemi pranë njëri tjetrit në këtë ditë.
- Nuk edi se si ndihesh atëher kur e kujtonë gjumin e parë që kemi bërë zbashku, vetëm duke u ledhatuar dhe folur gjëra të bukura,që te ndihem gjithnje së bashku, dhe të ndihemi sikurse jemi bashkuar përjetësisht, e duke mos e kujtuar që jemi zbashku vetëm për një natë, ajo ishte friga jonë se do jetë nata e parë por dhe e fundit, por jo shpirt e mbajë në mendë sikurse natën e parë edhe natën e dytë që kemi bërë zbashku, dhe që kanë qenë dy netët më të bukura prej gjithë netëve që kamë kaluar në jetën time.
Ende kur takohemi jemi sikurse dy të rinjë që po sa janë njoftuar, edin mirë se më vie shumë turp kur jamë me ty, por gjithmon mundohësh të më ndihmoshë, e te më tregosh së mund të ndihem shumë mirë në pranin tëndë…Unë të dua tej mase, dhe ti ketë e ke kuptuar shumë mirë, por ne një gjë jamë më se e sigurt se dashuria që kamë, më është kthyer ashtu siq kamë deshur, sepse edhe une jame pjesa më kryesore e zemreës tënde,edi se më donë dhe se kamë shumë rëndësi për ty, këtë ma ke vërtëtuar në cdo aspkt.
Prandaj mbetet që prapë të lutemi zbashku, por tashë që të bashkohemi sa më shpejt, e jo të mbetemi të ndarë, si një zemër e thyer ,dhe e këputur në dy pjesë, që njëra ka mbetur tek ti dhe tjetra tek unë…………
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Sun 8 May 2011 - 23:59
Maturante, qe s'u bera!

Edhe si femij mendonim per diten kur do vie te na therrisnin maturanta,ishim te kenaqur qe do e kemi nje dite te tille, te pakten ashtu shpresonim ne si femije..Mendonim se ajo dite do jete me e lumtura ne bote, ku te dinim se ajo aq sa te sjell lumturi te sjell dhe pikellim ?
-Te drejten te theme, per here te pare fjalen maturante e kisha kuptuar kur nje person qe e njihja u be maturant dhe une isha afer tije deri sa aj qante,me vinte qudi si femij se pse aj qante dhe s'fliste me asnje njeri, thoja edi se do knaqet me shoket dhe shoqet do kercejn do kendojn e kush edi edhe sa gjera te tjera..Por aj cante , se kuptoja se qka nuk ishte ne rregull me te.Isha shume kurioze te di se per cfare arsye rridhnin aq shume lote ne nje dite gezimi...Mbledha forcen dhe pyeta...
Perjgigjja qe kisha marre ende me kujtohet sikurse po te me thoshte tani se qka do te thote Matura.Une e paramendoja ndryshe, une deshiroja dhe e mendoja krejt me ndryshe, por fjala mature permbante shume shum se sa qe e dija.
Mbas 9 viteve........
-Ja ku jame Maturantja , ajo e cila dikur nuk e kuptoja se pse lotonin njerezit ne nje dite gezimi si dita e perfundimit te shkolles, dhe matura.
Por , ekzistone nje fjale, qe cdo gje pa e provuar, shikuar vete, kurr mos e komento. Ashtu qysh me ndodhi mua !
Por une e kisha me veshtire se te tjeret.Sepse une zbashku me klasen time qe kemi qene se bashku qe kater vite, kishim dy hidherime pernjeheri, e para qe po ndaheshim dhe e dyta se humbem shokun e klases ne nje aksident tragjik..
Dhe per kete vuanim dyhere me shume.
Te gjithe ishim te pikelluar.Nuk edi a ishte ide e mire apo ide e keqe por ne bashkarisht si klase vendosem mos te festojme maturen, sepse ne nje aspekt e hudhnim mbas shpine shokun qe e donim shume e qe s'arriti te behet maturante.
Dhe bashkarisht biseduam, dhe vendosem..Me se miri ishte keshtu.Ai hyri ne dhe, dhe neve na takonte ta rrespektonim kujtimin e tij.Nuk mund festonim pa qene edher ai afer neve, sidomos ateher kur gjithe organizimin e kishte bere ai.
S'mund te festoja naten e matures, kur diten me ishte varrosur shoku, ky do ishte kulmi i pa rrespektit tane ndaj njeri tjetrit dhe dashuris qe kemi pasur per mbrenda kater viteve...
Pikerisht diten kur une do arrija te kuptoj se c'ishte matura, une serisht nuk mesoba asgje dhe nuk e perjetova gezzimin e matures kurse hidherimin po edhe ne menyre te dyfishte...........................................
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Sun 8 May 2011 - 23:59
Te filloj kete leter duke shprehur dashurine qe ndjej per Ty, e di se s'do mjaftoje koha per t'a lexuar deri ne fund. Me thua se me kupton, por perseri ndjej nje zbrazetire te sepakuptuares, sepse as une nuk di se cfare fjale te perdor, me cfare shkronja te shkruaj, cfare vargje te thuaj, nuk gjej dot qe ta thuan gjith kete ndjenje te nje dashurie te perkryer, fjala "te dua" sot ka humbur vleren, sepse thuhet pa mos e ndjere, thuhet per t'ia dhene tjetrit ndjenjen se e don, por zemra e thot te kunderten, une sonte s'do e perdor kete fjale, sepse kjo fjale ka vrare shume zemra, shume i ka lene te thyra, dhe do mundohem qe sonte te gjej menyra tjera qe te te jap ndjenjen se nuk te don askush tjeter perpos meje, qe nuk i nevojitesh askujt perpos meje!
Me ke munguar shume kohen e fundit, mengjeset kane aguar pa buzeqeshjen tende, pa ndricimin e syve te Tua.
Me mungon shume edhe ne keto ore te vona. Pa Ty koha nuk kalon, cdo minut percjell me kujdes e numroj minutat qe na kane mbetur per te aguar nje mengjes serisht prane teje, dhe e ndjej se nuk ka mbetur me shume, shkoi e shumta e pakta mbeti, e une tash shkoj te fje me shpejt qe te kaloje me shpejte kjo kohe, eshte kjo koha e pritjes.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Mon 9 May 2011 - 0:00
Ndoshta te kujtohem!

Gjithmon kur kaloj kah lumi me kujtohesh ti dhe koha me ty. Me kujtohen ditet e asaj dashurie qe tani ka humbur dhe ka mbetur vetem kujtimi.
Ateher ishim te lumtur, ishim shume te lumtur, por kjo nuk zgjati edhe aq shum dhe ti me tradhtove me tjetrin. U ndame!
Deri tani e pyesja veten? "Çka kishte aj, qe mua me mungonte?", por nuk e gjeta pergjigjjen. Si duket fati na ndau se ti nuk dije ta çmon dashurine time.
U ndame, kurse ti nuk me the as "mir u pafshime" nuk me the as "lamtumir". Ket ma pate borgj, apo jo? Ia pate borgj dashuris ton. Nuk e meritova nje ndarje të tille.
Te kame pritur disa dit, disa jav ndoshta edhe disa muaj, por ti qe ke ate krenari aq te madhe nuk u ktheve dot.
Tash, tash akoma mendoj ne ty. Ndoshta akoma te dua, por te me kthehesh nuk do te pranoja. Ndoshta jam egoist per veten time, por me merre mendja se nje shanc tjeter nuk e meriton! Mendon se je e bukur, i ke te gjitha, por jo, jo aty ku esht bukuria duhet te jet edhe menquria, e kjo te mungon ty!
Ne fillim nuk mundesha te pajtohem me fatin qe u ndam. Mendoja se s`do te mundem te jetoj pa ty, por tani jam mesuar, dhe nga nje her i them vetes se kjo ishte me e mira per mua, se nuk e ke merituar dashurinë time kurr, dhe nuk e meriton te dashuron dikush ashtu si te desha une!
Veteme kur te permend dikush emrin tend me dridhet zemra. Kur me vjen ne mend, me vjen te qaj, dhe e pys veten "pse ka te till njerz, nuk din apo nuk duan qe tjetri t`i dashuroj qe tjetrit t´ja kthejn dashurin!?
Me thoshte nj i vjeter : "Dashurin duhet ta ruajsh sikur syt. Mund te jet e gjat sa jeta, e embel si mjalti por edhe e rend si vdekja. Kete duhesh ta ruajsh se s`te vje per çdo dit. Kjo te ndodh nje her ne jet, vetem nje her. Esht si jeta, qe nese vdek ke humb, dhe mbetet vetem kujtimi aty!" Dhe tash e kuptoj porosin e tij.
E ty, te dhasht Zoti at qe e meriton!!!!
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Mon 9 May 2011 - 0:01
Çdo gjë filloj pa pritur….Një ditë ecja , kisha dalur për të shëtitur sepse ndiheja sikurse jamë i ndarë në dy pjesë dhe jetoj vetëm me njërën kurse tjetra ishte diqka që më mungonte.I vëreja mirë zogjët kur cicërronin, asnjë nuk fluturonte vetëm, edhe ata dinin se qështë dshuria dhe kishin afër zogjët e tyrë që i donin, kjo shihej nga cicërrimat e tyre që i ndieja me gjithë zemër sikur një këngë.Mua më mungonte ai zogë, une nuk e kisha at person që duhet ta doja dhe të më dojë, e që te kaloi jetën zbashku me të.
Krejt rastësisht një ditë vendosa të shkojë të takoj disa shokë në universitet,nuk edi pse e ndieja vetën se at ditë kisha nevoj të shkoj aty, sepse ishte diqka që më tërhiqte edhe pse nuk e kuptoja dot arsyen , pse ndodhi një gjë e tillë ne mua!!!
Isha duke qëndruar me ca shok dhe shoqe kur rastësisht syt e mi panë dy sy të bukur që më vështronin pa ndërpre, ishin dy sy të një vajze sikurse kukull që më kishte mahnitur menjëher porsa e kamë vërejtur…Në mendje nuk kisha asgjë serioze pasi që nuk e njihja dhe nuk kisha shpres se do ta njihja apo do bisedoja me të,por ja që zemra me fliste ndryshe , kisha dëshirë të afroheja të flisja e të dija se kush ishte por nuk e kisha këtë guxim,kjo ndodhi sepse isha një person shumë i turpshëm…Po ja që ajo më kaloi, ishte shumë më bindëse se unë, dhe më e fort në këtë aspekt, errdhi , mu afruar dhe më njohi vetën e më tregoi se kush ishte, në at cast asgjë s’më kujtohej pos që më vinte nga zemra të lutesha që koha të ndalet dhe ne të mbetemi një kohë të gjatë , edhe pse nuk flisnim vetëm e shikonim njëri tjetrin ajo mua me mjaftonte, ndihesha sikurse isha më i lumturi në botë. Sikur mu shtua edhe pjesa që më mungonte e trupit timë, dhe zemrës sime.Ah sikur të isha i sigurt se me të vërtet ndodhi ajo që doja , por nuk mund të isha i bindur se ajo lumturi do zgjaste për një jetë të tërë.
Nuk po mund të kuptoj si ndodhi vetëm ne filluam të takoheshim më shumë, dhe se ndiheshim shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit,mbas disa takimeve të shumta vendosem të thonim rrealitetin njëri tjetrit dhe dytë pëshpëritëm të njejtat fjalë treguam se e dashuronim njëri tjetrin.
Mallkoj ditën që e takova, isha shume i lumtur me të ,kisha gjetur çdo gjë që më herët më kishte munguar ,por ja që kjo mbaroi shumë shpejtë, mbas disa muajve që kaluam zbashku, ajo një ditë më errdhi sikur era dhe iku, sepse me tha se kinse kishte shumë punë disa ditë dhe nuk do mund të takoheshim.
Po ku ta dija se ajo ditën që iku më nuk më përkiste mua, të paktën e meritoja të më thotë të vertëtën, të paktën e meritoja të dija se ajo më nuk më dontë, unë e meritoja të dija se me s’kisha të bëj asgjë me të!!!Por ajo nuk me tregoi,isha i fundit ai i cili kuptova se ajo ishte fejuar për dikë tjetër, dhe kjo më bëri që unë një kohë të mirë të isha i sëmuar ,kjo ishtë sikurse të më vrisnin mbas shpine,më mirë të më therrte me një thikë të preht se sa të më tradhëtonte…Por ajo zgjodhi të keqën për mua,nuk mendoi aspak kur më lëndoi…Vetëm një gjë mund të bëja, të largohem sa më larg nga ai vend që at e kisha takuar, dhe të largohem duke lënë gjitha kujtimet mbas vetës, po në at qytetë.Ika dola jasht shtetit, tani më isha shumë larg, s’kisha të bëj asgjë më të,por nuk ishte edhe aq leht sikur nga mendja ti hiqja edhe nga zemra gjitha ato që kisha përjetuar.Mbas një kohe vendosa të kthehem sërisht në vendim timë,por kjo më bëri të pendohem, sepse ajo mu paraçit dhe më the se dëshironte të ishim sërish së bashku mbase nuk ishte e lumtur me jetën që kishte…Edhe pse zemra më thontë të pranoja që ajo të kthehet tek une, mendja nuk më lejoj të bëja një gjë të till, dhe me këmbëngulje vendosa ti them jo, dhe më kujtohet se isha shumë serioz në at moment kur kundërshtova iden e sajë. “Më fal I thash, por për mua je e huaj, nuk të njoh dhe s’dua të kem asgjë me ty në këtë jetë”.Aty përfundoi çdo dëshirë dhe shpresë e saj, dhe mua sërish më la të nënduar .Më la sepse atëher kur unë mundohesha të harroja ajo sërish u kthy dhe me vrau për të dytën here…Prap ika nga vendlindja ime, mendoja se këtë rradhë më kishte harruar, po ja që ajo bëri diqka edhe më shumë, më thirri në telefon, sedi se ku e kishte gjetur numrin timë, por ia arriti qëllimit të saj për të biseduar me mua, por mbas një kohe të gjatë që ishim takuar…At ditë më dha goditjën e tretë dhe të fundit, më tha se i kishtë lindur një vajz, dhe kërkoi nga une që ti bashkoj emrat tanë e ta përgëzoj ashtu vajzën e saj, sërish nuk pranova, nuk doja që aj fëmij i pa fajshëm të përlyhet me dy emra që kishin bërë një gabim që nga dita që ishin dashuruar, pse gabim sepse ajo nuk e din se qështë dashuria, ajo nuk deshti por lëndoj, nuk pendohem se kamë deshtur ,por pendohem se shumë i besova, dhe kështu ndihmova at që të më shkatërroi mua…Tani është e harruar, do gënjeja të them se nuk mendoi për të, të gjithë e dinë se dashuria e parë nuk harrohet, dhe ajo ka vend të veqant në zemrat tona ,por do doja që të shlyeja të tërën nga mendja dhe zemra,sepse ajo nuk e meriton të përmendet,dhe të kujtohet…
Tani shëtitëm në një vend të bukur, por që nuk më gëzon dotë si vendi im atje, por nuk duhet të kthehem dua që çdo gjë të harrohet, dhe kur te kthehem të nidhem sikurse i posalindur, i gezuar dhe të gjejë fatin e jetës sime.

Nje shok me ka treguar nje gje qe I ka ndodhur ne jeten etij, dhe une per kete se pari e falenderoi shume, dhe pastaj dua ti them se jame shume e kenaqur qe me ka dhane nje shkrim, qe une te rrefej ne menyr te paster dhe te bukur e ta ndaj zbashku me gjithe juve anetare te dashur dhe shoqeri e dashur qe gjendeni ne kete faqe….
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Mon 9 May 2011 - 0:02
Per here te fundit...
E di nje gje, shume veshtir qenka te te shkruash per here te fundit...
Nuk edi se qishte arsyeja qe u largove nga une? Por nje gje di qe shume shpejt u mashtrove..E si zemer ju besove fjaleve te huajve kur dikur ne ishim zbashku edhe flisnim per dashurin tone dhe premtonim njeri-tjetrin se kurr sdo ju besojm fjaleve te huajve e do i besojm vetem njeri tjetrit...A nuk ishe ti qe i flisje ato fjale, apo i harrove kaq shpejt , dhe lejove qe ata qe sna duan te na ndajne kaq shpejt..Ok une edi qe eshte e kote ...."qka na mbet nga dashuria vetem lotet dhe fjalt e kqija qe mi the dikur,dikush flet keq per mua por ti hesht dhe nuk me thua mua, sdo ta fali kurr , pse nuk me tregon kush po te mashtron?"
Ti edi shume mire se pa ty nuk me jetohet, ti edin se pa ty as frym nuk mund te marre dot, ti e di se ke qene shikimi im, buka ime, uji ime, dhe jeta ime.Kurse tani me je bere si i huaj,me takon ne udhe dhe e ul koken kinse nuk me njeh, te therras ne telefone me thua se numrin e ke nderru, te shkjruaj mesazhe me thua se une nuk di te shkruaj,kurse une shum mire e mbaj ne mend se dikur ato mesazhe ti i doje shume,se dikur menzi prisje qe te ma ndegjoje zerin ne telefon, se dikur menzi pritshe te me takosh ne udhe e te me shtrengoje e te me thoje se sa me don, ku mbeten gjitha ato, me thuaj vetem ku mbeten..Kush ishe aj ose ajo qe arriti te te largoj nga une, kush ishte aj ose ajo qe arriti te heq emrin time nga zemra jote dhe figuren time nga mendja jote..Degjove se kishe harruar cdo gje qe me perket mua, eshte shume gjynah sepse une e mbaj ne mend edhe eren qe ty te pelqente me se shumti, eren e trendefilit nje ere qe dikur me thoje se e mbaja edhe une eren e trendafilit, e ti ke harruar te gjitha qe me perkasin mua, ke harru edhe syt e mi, sy qe dikur thoje se jeten do e jipje per ato sy.
Une nuk kame asgje kunder teje, sepse ende te dua me gjithe shpirt, por po mendoj valle a ke frik ndonjeher nga Zoti , sepse edhe nse une te fal aj kurr sdo ta fal, sepse bere qe nje zemer te vuaj shume per ty, edhe nje zemer e pafajshme... Ehhh dikur i shkruanim emrat tane neper peme neper toke neper zemrat tona, kurse tani po shkruaj emrin tende ne nje flete te bardhe e cila po mban shkrimin time te fundit,po jame duke te shkruar per te fundit here,ti nuk e meriton te te dashuroj, e kur ty nuk te dashuroj une nuk e meritoj te jetoj...Joo te lutem kurr mos qaj, kurr mos e lendo veten duke menduar se ti ishe shkaku qe une braktisa jeten dhe morra nje tjeter udhe, kurr mos thuaj se "ah pse e lashe pse nuk isha me te" ti e zgjodhe kete fat prandaj kurr mos u pendo , kush edi ndoshta do te mund te jesh i lumtur ndoshta do kesh edhe shume te tjera sikurse une qe mund te luash, por dale ndonjeher vure gishtin ne mendje dhe mendo se ndonjeher a do ti paguash mekatet qe je duke i bere, e patjeter se do gjeshe pergjigjen tende....Mos mendo kurr per mua, as nuk dua qe te vish te me vizitosh, sepse ne jete si e gjalle jetova pa ty, andej ne boten tjeter me shume mund te jetoj pa ty, por edhe andej do te dua dhe do te pres me pa durim arrdhjen tende.
Mos u pendo qe te huajt degjove dhe me braktise mua, mos u pendo qe dikur me deshte e pastaj me le per nje gje te pa arsyeshme, mos u pendo qe me braktise pa menduar fare dhe se rrezikove jeten e nje njeriu qe te deshti me shpirte, kurr mos u pendo per ato qe bere, edi pse te them jo pse me dhimbesh me friken se do lendohesh, por edi qe dikur do ti paguash gjitha ato qe ke bere andaj te them mos u pendo tash se ke kohe te pendohesh mjaft...
Une edhe ne frymen e fundit per ty mendoj, dhe per here te fundit te shkruaj se shume te dua!!!
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Mon 9 May 2011 - 0:02
Nuk e kam dit cka eshete dhimbje . Nuk e kam dit qe Dashuria mundet me dhimt aq shum e ka aq fuqi te madhe . Shum persona kan ne jeten time dhe shum i kam lendua ato .
Asnjehere me pare nuk e kam kuptu . Kan qene shum te cilet me kan lutur per dashuri,kan qajtun,kan qene te lenduar , por asnjehere nuk e kam ditun se sa shum dashuria dhemb. Nuk jam barazu me fjalet e tyre dhe te lotve , veq pa dije i kam shkelur.
Kur me thojshin se ndjejn dhimbje nga mbrendsia e cila dhibmje ngadal po i mbyt un gjithmon kam mendua qe eshte krejt ajo ren dhe Dashuria nuk te dhemb aq shum. E kam ditun qe askush nuk mund te jep krah por asnjehere nuk kam mundur ta kuptoj qe mundesh ta ndjesh at dhimbje.
Deri nje dit . Diten kur ti shkove . Ditet e para nuk kam ndjer aq dhimbje se kam pas shpres qe me kthehesh. Kam prit nga dita ne dit e kam besuar qe ke me mu kthye qe gjithmon me ke folur qe me don edhe un te kam besua. Eh nuk e kam mendua qe dashuria jote aq leht ka kalua e me ke harua. Nuk kam mendua qe nje jav e ndarjes ka me prish nje vit qe kemi kalua bashk . Por ty me nuk ishe . Nuk u ktheve dhe nisa ta kuptoj se krejt ka mabruar ne mes nesh. Atehere filloi shum te dhemb . Ndjeja dhimbje te madhe ne gjoks te cilen nuk mundesha me kontolu.
Ndjeja nje shprazetin ne mua dhe deshir te flakt e te madhe veq edhe njehere te te shoh edhe pse me nuk jam e jotja.
Eh qe tani kam nis te kuptoj krejt ato qe me kan folun qe dnejn dhimbje . Akush nuk mund ta kuptoj deri ati qe ti ndodh. kam ndjer dhimbje qe mbyt krejt ne mua , shbimje qe me qon veq ka vdekja , vdekje e nje trupi te vajze e ciles shpirti i ka vdekun kah moti. A cka eshte ai trup pa shpirt ? E vetmja qe me ndalouna isht dashuria e prinderve te mi e cila un kam qene e vetmja gje ne jeten e tyre e nuk kam mund at me ua mar. Kam qene te rezikoj veten dhe te jetoj ket jete pa ndjenja veq prinderit e mi te jen te gezuar.
Kam jetuar ne fer. Secila dit me ka nis me mendime tek ti e ka perfundua ne lot per ty. Kam humbur krejt deshiren per gjithcka ne jet. Kam dalun me shoqeri shum me kan folur qe me gjej ndonje qe mund te me ndihmoj e me te haru , por asnjeri nuk ka mundur te mendoj edhe tek ne mendje nuk mund te jem me ndonje tjeter . Te kam dashur vetem ty e cdo nat jam lutur per kthyerjen tende. Shpresa gjithmon ka qen ne mua shrpresa e cila linde cdo dit, a vdiste cdo mbremje per qe kam ditur qe edhe nje dit kaloi pa ty. Me ka mbetur krejt ajo lidhja me ty , e qeshura jote, buzet tua , duart tua , qe gjithmon me ke be te gezuar . Por kam shku perpara . Deri ne at dite kur te pash ty dhe at tjetren , deri ne diten e marteses . Erdha me te pa edhe pse ka dhimbt qe asnjehere perpara por e durova at dhimbje .
Ishe aq i bukur . Shiqova ne ftyren tende duke kerkua shenja te dhimbjeve por nuk i pash . Pash vetem te qeshur qe gruas tende i ndihmoje me dal nga keri . Qe deri tash kuptova qe mes nesh ka mar fund . kuptova qe me kur nuk do te jesh i imi . Ti tani i takon asaj , gruas e cila asnjehere nuk do te mund te te dashuroj siq te dashuroj une. Ne at mbremje krejt bota u bermbys ndjeja qe eshte fundi i botes dhe bi ne grop prej te ciles nuk ka kthim . Edhe vet nuk e kam dit se si e kam perjetu at dit , dhe gjith ditet tjera qe kam mendua ne ty dhe ne gruan tend , duke ditur qe tani asja ja jp krjet mua qe mi more qe un asnjehere me nuk do ti kem.
Por ja ende jetoj ende jam ketu , jetoj ne te kaluaren qaj per dashurin e shkruaj per ty ne njerin kush pa drejtesi me denoj me denim me vdekje edhe pse e di qe ti nuk ke me lexu ket leter ketu por ti edhe pse nuk je me mua gjithmon do te jesh ne zemren time .
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Mon 9 May 2011 - 23:09
une kam pas shpine nje histori pak te hidhur me nje dashuri te dendur.
une jetoja nepermjet frymes se saj.
shikoja nepermjet syve te saj.
ushqehesha nga goja e saj.
prekja me duart e saja.
degjoja me veshet e saja.
ajo ishte gjith?ka per mua.
mendoja se po t'i ndodhte di?ka do te kisha vdekur per te .por jo.
ajo vdiq (aksident me makine)e une meggjithese me nje plage te madhe por jetoj.
tani mbas vdekjes se saj i them vetes:
mund te kishe bere me shume per te!
mund ta kishe dashur me shume.
mund ti kishe qendruar me shume afer.
mund te kishe vdekur me te ate dite!
[eshte nje pjese e imja qe nuk e njohin shume persona kjo.]
sinqerisht
do kisha dhene jeten per pak nga jeta e saj,
frymen per pak nga e saja.
do i kisha dhene vdekjes veten per te.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Mon 9 May 2011 - 23:09
une thjesht po gjykoj nga fjalet e tua dhe fjalet e tua jane te denja per gjykimin tim ,te tilla per kendveshtrimin tim.
nuk flitet me aq arrogance sa e ben ti kur tregoheen ndjenjat e dhuruara.
si nje tiran per pushtimet flet ti per ndjenjat.
njerezit jane per ne ata ?fare ne e shohim se ata jane.
prandaj nese ti beson se je person me i mire perpiqu te jesh i tille deri ne fund.
po citoj nje thenie te vjeter jete."njeriu nuk jeton vetem prej buke
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Mon 9 May 2011 - 23:20
Ju ka ndodhur ndonjehere te keni deshire ti thoni shume fjale njeriut qe doni por nuk e keni bere asnjehere?
A i keni shkruar ndonjehere ne nje copez leter - TE DUA - dhe t'ja lini tek koka e krevatit qe ta lexoj sapo te zgjohet?
Mendoj se nje leter dashurie vlen ne çdo kohe.
Nese nuk e ke bere asnjehere provoje sot , shkruaje sa nuk eshte vone qe, kur te duash ta shkruash te mos kesh kujt.

NJE LETER DASHURIE.
Jam ulur perballe dritares, jashte filloi te bie shi;kam menduar shume per ty keto dite dhe mund te them qe me mungon shume.
Sa shume mendime me vijne ne koke dhe sillen rrotull,eshte kujtimi yt. Shpesh me duket se do hysh ne dere me buzeqeshjen tende si te mos kishe ikur kurre.
Por ky iluzion iken aq shpejt ashtu siç dhe vjen dhe kthehem ne realitet, nuk je ketu dhe nuk do jesh me.
Faji dhe pendimi me ndjekin. Perse , perse nuk te thashe sa shume qe te doja?
Sot je shume larg meje,deshiroj shume te merrja doren tende dhe te ulesha bashke me ty,pa then asnje fjale me goje dhe te thosha gjithçka me zemer.
Ne fakt me jep ankth kjo largesi, po te mundja ne kete moment do isha ne krahun tend, te te thosha qe je shume i rendesishem per mua dhe qe te adhuroj.
E di se pse nuk ta kam thene asnjehere? Pergjigja eshte e thjeshte, sepse mendoja se ndoshta fjalet ishin teper.
Po vuaj shume qe nga ikja jote, me dhemb ne shpirt qe nuk jam afer teje dhe per me shume sepse nuk te thashe kurre ate se sa te doja prandaj dhe sot po e shkruaj kete leter.
Kam nevoje te qaj , te shfryj,sepse nqse vazhdoj qe para te tjereve te dukem sikur jam mire, sikur asgje nuk me preokupon,trishtimi qe me hap nje boshllek gjithmone e me te thelle ne shpirtin tim do me shkaterroj.
Perse nuk kthehesh tani? Kam nevoje per ty per te vazhduar te jetoj.
Do isha shume e lumtur po te mund te shihja perdite pasqyrimin tim ne syte e tu ,te degjoja zerin tend qe te shqiptonte emrin tim, te thithja ajrin qe thith ti, vetem me keto do ndihesha mire dhe te siguroj qe do ndihesha e lumtur.
Nqse e lexon kete leter , do ta shohesh se çdo fjale e shkruar ne te eshte nje lot dhe nje frymemarrje dashurie per ty(mgjse e di qe nuk ke per ta lexuar kurre).
Sa mire do ishte sikur ta kisha shkruar me pare kete leter sepse, nuk do ikje pa e ditur sa te doja .

Nenshkrimi UNE
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Mon 9 May 2011 - 23:21
Ishte nje nate e lagesht vjeshte,gjethet e arta zverdheronin neper asfaltet e lagura nga shiu i mbremjes.Ja keshtu ishte ajo nate,as qe e pata menduar qe ne nje atmosfere te tille te lekundet zemra ime.E mendova thjesht,do te jete nje ditelindje si gjithe te tjerat,do kercej, e bej gallate ashtu si perhere.Sapo hyra syte me shkuan ne fytyren tende engjellore.Nuk mundem ti harroj per asnje cast syte e bukur,ata sy qe me skllaveruan me vite te tera.Sa bukur ndriste buzeqeshja ne fytyren tende,sa te mira i kishe gropezat ne faqe.Nuk te njihja e mezi prisja te na prezantonin.Bota mu shfaq me gjith bukurite e saj kur dora ime preku doren tende.Doren e durrsakes bukuroshe,asaj qe ndoshta ndjenjen time per te nuk do ta mbylli as erresira e varrit.Te ndjeva me tere forcen e shpirtit,e kuptova se cfare fshihnin vetullat e vrenjtura.Mjaftoi kaq pak kohe qe une te humbisja toruan,te mbyllesha nen masken e heshtjes.Mjaftoi kaq kohe,qe une te ndiqja me sy cdo veprimin tend.Ndoshta nuk ka bukuri me magjpese te natyres nga floket e tua qe te dredhen mbi supe.Kam zili eren kur ti perkedhel me flladin e saj.Nuk po zgjatem te flase ne detaje per pasojat qe me ndodhen mua,por te siguroj se isha dhe jam i yti me tere qenien time.Ke dicka te vecante ne shikimin tend magjpes,me duket sikur shpaloset kaltersia e detit me ate te qiellit,oh Zot para nje bukurie te tille nuk qendroj dot.Te kujtohet shpirti i vogel kercimi i pare? Si mund te harroj trupin tend te brishte,duart e vogla qe me rrethonin qafen,dhe aromen e flokeve tua qe i adhuroj me shume se cdo gje ne bote.Isha i emocionuar si asnjehere me pare,po kerceja si mos me keq,por qetesohesha kur shikoja buzeqeshjen tende hyjnore qe me inkurajonte,me jepte shprese e me bente te te shterngoja embelsisht belin tend te holle prej zane.Te kujtohet yll i vogel kur dolem nga lokali e ashtu pakuptuar u fshehem prej te tjereve.U mallengjeve me bukurine e gjirokastres nga siper,dhe po flisje ashtu tere hare si femijet e vegjel.Nuk kujtoj me asgje.......... vetem se ndjeva embelsine e buzeve te tua,dridhesha i teri,e nuk ngopesha se shternguari trupin tend te dregjur si lastar.Ajo nate per mua eshte gjithcka,sepse jeta ime mori kuptim kur nder krahe te pushtova ty shpirti vogel.Tashme te kam larg,te kujtoj me mall.Por nuk do te vonoje qe do te kem perseri ne krahe si dikur.Te te perkedhel floket e te te ndjej zemren e vogel kur rreh prane meje.Aranela me ka marre malli shume zemer. Flori

Bah..........sa romantike e madhe qe jam
E paskam tepru icik me duket.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Mon 9 May 2011 - 23:23
Me pelqen te te shoh duke fjetur zemer.
Me pelqen te ndiej frymemarrjen tende te qete dhe trupin tend qe ju jep forma çarçafeve te krevatit tone.
Me pelqen te shtrije doren dhe te leviz kaçurrelat rebele te flokut qe perpiqen te mbulojne fytyren tende te embel.
Te te perkedhel me kujdes faqet me mollzat e gishtave ngadale qe te mos te te prish gjumin
Me pelqen te imagjionoj keta sy te thelle blu qe me dashuruan disa kohe me pare , dhe qe tani pushojne te kenaqur.Keta sy qe ndalojn kohen kur mbeshteten mbi syte e mi, nderkohe qe duart tona bashkohen dhe bejme qe gjithçka rrotull nesh te zhduket. Dua qe koha te ndaloje perseri per ne te dy dhe te harrojme çdo gje qe nuk eshte une dhe ti.
Dua te kthehem e te te them "te dua" dhe qe fjalet e mia te ngelen te shperndara ne ajer, nderkohe qe jemi te kryqezuar.
Dua qe te jesh ne krahun tim , qe syte e mi te mos braktisen nga te tute dhe te ndiej perkedheljen e bute te duarve te tua. Dua te te peshperis "te dua", duke ndaluar ne çdo rrokje, duke u kenaqur me çdo germe, duke intentuar qe çdo tingull te mbushi me dashuri çdo skute te shpirtit. Dua qe syte e tu te shkelqejne kur te degjojne fjalet e mia dhe qe lotet te te rreshkasin lehte neper faqe. Keta lote per te cilet te premtova qe do ishin gjithe jeten te mite, qe kurre nuk do ti lija te rridhnin vetem.
Me pelqen te te shikoj kur fle zemer me pelqen shume
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Mon 9 May 2011 - 23:23
U benë tetë ditë që kam ikur e s'të kam shkruar akoma. Kjo, jo për gjë tjetër, por nga që prisja një moment prehje. Doja të shkruaja me nge, qetësisht, në një mengjes të bukur e të falenderoja për letrën që më ke derguar. Shpirti i dashur, ti ke një zemër engjëlli, Ti je kaq e mirë, kaq e ndjejshme, kaq e embël e unë dua të shkruaj vetëm për dashurine time... Oh, George, ç'farë dashurie! Kurrë, asnjë s'ka dashuruar, si te dua unë ty. E di ?... Unë jam i humbur. Pa frymë, i mbytur nga dashuria. E s'arrij të kuptoj në se rroj, ushqehem, marr frymë apo flas... Di vetëm që të dua... S'e di, në se ti e ke provuar ndonjëherë një ndjenjë të tillë po, them se kjo është vetë lumturia. Lumturia të ndjehesh i dashuruar, lumturia që lutemi të na japë Zoti...Une të dua e, këtë, dua t'a dëgjoj të m'a thuash edhe ti... Të dua e ndjej që po vdes nga dashuria, nga një dashuri pa fund, pa emër, dëshpërueshëm, i përhumbur. E ti, George, dije!.. .Ti je e dashura, e adhuruara, je ikona ime së cilës do t'i falem gjer në vdekje. E, nga kjo semundje që më ka zenë, s'dua të shërohem. Për më tepër, s'më duhet më as jeta. Më mirë të vdes duke të dashuruar ty. Kjo vlen më tepër se vetë jeta. Por, vetëm për një gjë do të më vijë keq, që do thonë se ti doje një tjetër njeri. E di, por unë do vdes duke dashuruar ty... Të dua, të dua, askush s'më ndalon dot të dua ty
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Mon 9 May 2011 - 23:31

...Shekujt pasojnë njeri-tjetrin e, bashkë me ta, ikin me rradhë edhe poetët. Por dashuria e tyre mbetet. E pavdekëshme !...Mbetet në librat, poemat, letrat e kujtimet e jetës së tyre. Mbetet sidomos në shënimet e pusullat epistolare intime. Leximi i tyre e zhyt lexuesin në vorbullat e stuhitë e pasioneve të tyre. Një libër me titullin Pesëdhjetë pusulla dashurie ( 50 billets d'amour ) i botuar këto kohët e fundit në Francë ( hartuar nga Albine Novarino dhe Editions Carnets ), merr përsipër nismën e vështirë që, mes morisë së pafund të letrave dashurore të poetëve e prozato rëve, të zgjedhë ndofta, pesëdhjetë më të mirat. Leximi i këtyre 50 pusullave, të shoqërojnë plot dridhje e vibrime shpirti e pasione të përflakta. Nga mesjeta e gjer në vitet e fundit të shekullit të XX-të, ato kendojne të njejtën kengë, atë të lumturisë së njerut që dashuron. Ato bejnë pjesë mes atyre letrave të cilat ne i lexojmë e rilexojmë ose, më mirë të themi që i përpijmë, i përsërisim pa zë a i deklamojmë për ata që do të dëshironim t'u a dedikonim. Janë letra e fraza që i lexojmë e rilexojmë e, pastaj, teksa shkojmë të flemë i fusim poshtë jastëkut për të parë endërra të bukura e, kur ngrihemi në mengjes, i hapim e i lexojmë përsëri duke menduar për atë që i ka shkruar, për vetë faktin se në saj të dashurise jeta është e bukur e, ndofta, vetëm për të i'a vlen të jetosh... Kush prej nesh nuk guxoi të shkruajë një letër a pusullë dashurie? Këto pusulla të shkruara natën a në dritën e diellit, në letra të parfumuara a copa të shkëputura e të grisura vrullshëm nga një fletore a bllok shenimesh, me apo pa gabime ortografike, keto letra pafundësisht të çmuara, kanë shërbyer si ura bashkimi mes femrash e meshkujsh qysh në mugëtirën e kohëve, qysh kur Zoti krijoi Adamin dhe
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Mon 9 May 2011 - 23:32
Sme za gjumi. Syte te e rraskapitur por prap nuk kane deshire te mbyllen kur perpara tyre je ti. Nuk lodhen kurre duke te veshtruar.Gjithnje me kujtohet dita kur te pash per her te pare. Shiu binte , era frynte dhe qielli i nxirre nga rete u hap dhe lejoi nje rreze dielli qe me verboi. Nuk e ndjeja ma as shiun, as eren. Floket e tu te zez, te njomur nga shiu kishin shkuar menjane nga era qe frynte. Ne ate çast gjithçka u ndal dhe un kisha nje deshire te vetme, te isha nje pike shiu. Nje pike e vogel shiu, te bie nga lart mbi floket e tu, te rreshket mbi ballin tend te shndritshem, te behem nje me syrin e zez, te perkedhel fytyren dhe te vdes mbi buzet e tua flak. Qe nga ai moment skam reshtur se menduari per ty, kur ste kisha pran dhe tani qe te kam prane. Sdo te doja kurre te lija. Do doja te shtrengoja fort nen krahet e mi, te burgosja aty ne perjetsi. Gjithnje kam dashur te te them por skam mundur. TE DUA zemer, tani dhe pergjithmone
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Mon 9 May 2011 - 23:32

I dija vetëm emrin: Devi. Vetëm kaq. Binte menjëherë në sy, mes një grupi djemoshash që shëtisnin gjithnjë bashkë. Asnjë gjë më tepër nuk dija për të. E përsëris, e gjithë përshtypja lidhej me pamjen e tij të jashtme.
Sa herë që dilja në qytet, thjesht për shëtitje, për të këmbyer librin e radhës në bibiliotekë, apo për të takuar ndokënd në lokalet në qendër, gjithnjë do të më zinte syri atë, Devin. I gjatë, brun i theksuar, me flokët kokoridhka, lëshuar pak mbi ballë, i veshur dukshëm më bukur se moshatarët e tij. Këmishët dhe bluzat, ashtu si dhe pantallonat, të qepura ngushtë pas trupit të drejtë e të fuqishëm, të mbushur dhe harmonioz, binin në sy. Vetëm për të mirë. Në vendet më të dukshme të bluzave e këmishave, diku në cepet e xhepave të tyre apo aty në rrethin e ngushtë të pantallonave, gjithmonë do të shihje ndonjë lulkë të qëndisur apo ndonjë zbukurim të stampuar.
Deri atë ditë të djele, kur tërë mirësjellje më pyeti nëse mund të takoheshim, të uleshim diku e të pinim një kafe a diçka të ftohtë, mbase tek unë ekzistonte vetëm dëshira e pashkak, për ta përshëndetur. E përsëris edhe një herë arsyen: thjesht për shkak të dukjes së tij të veçantë.
Kur ndodhte të përballeshim, gjatë asaj që në qytetin tonë vogëlush quhej shëtitje e mbrëmjes, na kishte rastisur të shkëmbenim vështrimet dhe të përshëndeteshim me sy, me gjeste apo edhe me ndonjë mërmërimë që, në të vërtetë, asnjëherë s’kishte marrë formën e fjalës. Asnjëherë s’na kishte ndodhur të flisnim por, brenda këtij absurdi të provincave, mbase secili prej nesh, kishte filluar të besonte se ia donim të mirën njeri-tjetrit! Mbase po ndjeheshim si dy të njohur të vjetër që, edhe pse kishim kohë që nuk rrinim bashkë, i bindeshim urdhërit të fshehtë të një të shkuare të largët, gjatë së cilës kishim qenë miq.
Kjo ishte e vetmja arësye që, sapo më shprehu dëshirën për të ndenjur ndonjë ditë, diku, për ndonjë kafe, ndonjë gjë të freskët a ndonjë gotë birrë, dëgjova veten t’i thosha se ishte, njëherësh, dëshira dhe kënaqësia ime. Në jetën time, do të më duhej kohë më e gjatë, që të arrija në përfundimin se në këtë botë të rrëmujshme, për shkak të dukjes, ndodhnin ca gjëra që individi i shpëtuar prej komplekseve të tillë, do të bënte mirë t’i shmangte.
Dita, koha, ora për tu takuar me Devin, merret vesh që erdhi shumë shpejt. Që të nesërmen. Në atë qytet midis kodrash, si kudo në provincë, kishte vetëm një rrugë kryesore, vetëm një shëtitore, ku dilnim të gjithë. Po të mos shëtisje, në këtë qytet vogëlush, domethënë se nuk ishe fare! Të nesërmen, unë dhe Devi, ishim, u pamë, këmbyem njëherësh të njëjtin gjest dhe i zgjatëm dorën njeri-tjetrit. Shkuam u ulëm diku, në njerin nga lokalet që zotëronte pamjen e shëtitores aty poshtë, unë porosita një birrë, ai diçka të freskët dhe as që e morëm me mend se kishte nisur një odise, Itaka e së cilës do të shfaqej shumë më vonë.
Pas disa minutash bisedë, po mendoja se në të vërtetë ai djalë nuk ishte aq simpatik sa e kisha vënë re më parë. Kjo vinte, ndoshta, ngaqë kushedi përse, pata pritur që ai të fliste po aq bukur e këndshëm, sa edhe vishej. Më besohej se edhe ai vetë torturohej për ta zbutur këtë kontradiktë, që në fund të fundit nuk ishte antagoniste!
“Si i keni punët?” e pyeta më në fund, kur as heshtja, as menyja e asaj që po flisnim, s’po zbulonte ndonjë shtysë të mjaftueshme për ftesën e bërë prej tij. Kishim folur për birrat, të cilat në qytetet minatorë silleshin drejtëpërdrejtë nga Korça, për pijet e ftohta që përgatiteshin në qendrën e rrethit, më pas për skuadrën e futbollit të qytetit, që nuk humbiste kurrë pikë në fushën e saj, për të dalë, më në fund, atje ku duhej të nisnim.
“Dua edhe unë një vajzë!” tha ai.
“Po ajo… a të do?!”
“Edhe ajo, por s’kemi folur për këtë me njeri-tjetrin!”
“…e megjithatë duheni!” ia prita unë.
Thashë kështu, i shtyrë vetëm e vetëm nga klima e humorit, të cilën ai vetë e kishte ofruar në tryezë. Vazhdoi të qeshte, pra nuk kishte ndonjë qejfmbetje, hë-për-hë! E cili ishte ai që kishte përcaktuar rregulla, kushte të shkruara, të miratuara e të vulosura, në bazë të cilave duhej të lindnin, të rriteshin dhe të mbeteshin të përjetshme, dashuritë njerëzore?!
“Ti e pranove menjëherë ftesën time, tha Devi, pas pak. Nuk ia vlen ta mundojmë kot njëri-tjetrin. Unë e di që ti, po të duash, mund të më ndihmosh…që ajo të më dojë edhe më shumë!”
“E njihkam atë vajzë?!”
“Jo, jo!” tha Devi me të shpejtë. “Ajo është nga qyteti. Dikush na ka prezantuar në korespodencë, po ta quajmë kështu sa për fillim! Ti nuk e njeh atë, por mund të më ndihmosh ndryshe mua: unë e di se ti shkruan, prandaj shkova ndërmend të më shkruash ca letra për atë…”
Më lindi befas dëshira e keqe, të tallesha nga pak me këtë farë djalurçine që kërkonte t’ia rregullonin dashurinë të tjerët me letra, por, pasi m’a kishte hedhur idenë e tij çakalloze, vazhdoi të mbetej gjithësesi serioz. Më keq akoma: po më besohej se pikërisht kjo lloj dashurie e sugjeruar, e kthyer tek ai në një lloj të veçantë shqetësimi, e kishte shtyrë këtë bukurosh ta rriste edhe më, zellin e të veshurit bukur. Pasi kishte plotësuar këtë kusht për fillimdashurie, sapo kishte hedhur edhe hapin e dytë: po bisedonte me njeriun që mund t’i shkruante letrat e dashurisë!
“U njohëm në një dasmë, kërcyem disa herë bashkë. Mbase i vajtën sytë tek unë, ngaqë, jo për të shitur mend, por kam mësuar të vallëzoj bukur! Sipas fjalëve të një vajze tjetër, që banon këtu, ajo vajzë më do mua. Kjo goca tjetër, ndërmjetsja, po ta quajmë kështu hë-për-hë, më ka thënë se ajo lexon shumë libra. Prandaj dhe shkova ndërmend, t’ia mbushim mendjen me letra të bukura, me vjersha, poema…e kupton Devin tani?!”
Tashmë po fliste rrrjedhshëm fare. Me një llogjikë të tillë që më bënte të mendoja se, çdo gjë që do të më thoshte paskëtaj, më duhet ta besoja, pa dyshuar në ishte e vërtetë apo jo. Nuk dija dhe as që guxoja të parashikoja se ç’mund të ndodhte me këtë riosh, pesë apo dhjetë vjetë më vonë, por e kisha të qartë ç’më kërkonte tani: Të shkruaja letra dashurie për të dashurën e tij!
Pa e kuptuar, njomëzaku në nevojë të çuditshme, kishte zbuluar tek unë një ves: predispozitën për të shijuar kënaqësitë që sjell përtallja e një tjetri. Përkundër natyrës sime, besova menjëherë se ky bukurosh mund të mbahej pranë si një farë lodre e bukur, zbavitëse! Vetëm shumë vite më vonë, duke rikujtuar ato që ndodhnin në atë rrugë-shëtitore të vetme, midis të tjerash kam vënë re praninë jetike të lodrave dhe kohëhumbjeve të veçanta provinciale: pa to, sigurisht do të ishim varrosur për së gjalli: mbase pikërisht duke shëtitur!
I thashë se, menjëherë duhet të takoheshim. Ndokund tjetër; as në shtëpinë time, as në të tijën, siç ma shkoi ai ndërmend. Merret vesh që nuk kundërshtoi. As e shkoja ndërmend se mund të vinte një ditë e tillë në marrëdhëniet midis: tërë jetën do të mbetej borxh dhe mirënjohës!
Në takimin e parë, qysh në në fillim i kërkova, pastaj e detyrova, të më fliste për dy orë rrjesht për qytetsen e dëshiruar prej tij. Pasi vetë ai, në rrëfim të lirë, nuk e zgjati dot ligjërimin më shumë se dhjetë minuta, e bombardova me një shi pyetjesh, të cilat as vetë nuk i kisha shkuar ndonjëherë ndërmend.
“Si e ka emrin, mbiemrin, flokët, dendësinë, ngjyrën, gjatësinë, butësinë, ashpërsinë, si i kreh, a i rrëzon balluket mbi ballë, i lidh mbrapa, bishtkali, cilat komplimente i pëlqejnë, në cilat poza e profile i pëlqen më tepër t’i bëj fotografitë, parapëlqen një akullore dhjetëshe apo një pastë, një shëtitje apo një film, çfarë lloj filmi?”
Ai po më ndiqte i tromaksur. Pikërisht këtë dëshiroja!
“Si i ka sytë?” e pyeta duke e parë ngultazi.
“Ngjyrë deti!” u përgjigj Devi.
“Të cilit det?” e pyeta unë.
“Si të cilit det?!” ngriti supet ai. “Të detit Jon!” shtoi çastin tjetër ai, duke buzëqeshur.
“Joni në dimër apo në verë, Joni në mëngjes apo në mesnatë?!”
Duhet të më kuptosh, shtova pastaj për ta qetësuar. Të pyes për këto se, ndryshe, as vjershat as letrat s’do të na dalin gjë. Në dashuri, kanë shumë rëndësi vjershat e letrat me detaje sa më të vërteta. Ç’rroba mban ajo? Ç’lloj, sa lloj fustanesh ka? Cilat pëlqen më tepër? Në ç’ngjyrë ajri, në kohën që jeni njohur? Kur, si, kush ka qenë dëshmitar? Çfarë nuk do të pëlqente t’i përmendnim asaj? Përse? Ha shumë ajo? Ç’peshë ka? A ka kuptim për të harmonia fizike me shpirtin?
“Sa e gjatë është? Megjithë takat, apo zbathur?!”
“Për këto që pyet ti, nuk i di as për veten!” tha Devi.
“Ka ndonjë cen? Hundën, si? Normale, zhgabë, patëllxhane?! Përgjigjmu, mos qesh, s’kemi kohë” i thashë prerë.
“S’e kam vënë re, pranoi ai. Një natë të vetme vallzuam, dhe kaq!”
As për dhëmbët e dhëmballët, s’më dha përgjigje të saktë. Në një gjendje të turbullt, në një gjysmëmëdyshje-gjysmësigurie, shtroi si një pandehmë të vërtetën që qytetsja e tij përdorte pak parfum.
“Mjaft,” i thashë një ditë. “Sa për të shkruar letrat e para, mjaftojnë këto që më ke treguar. Tani duhet të marrësh vesh kushtet e mia.”
“Mjaft të hapësh gojën” tha ai.
“Kushti i parë: askush, kurrë, asnjeri në botë, as ajo vetë, s’duhet ta marrë vesh se letrat janë shkruar nga unë! Qartë?
Kushti i dytë: pasi ta hedhësh tekstin e letrës së shkruar nga unë, në letrën që do ta dërgosh tek ajo, dorëshkrimin tim do të ma kthesh mua!”
Po e vështroja drejt e në sy. Sa më shumë përparonim në këtë ndërmarrje të çuditshme, aq më shumë shqetësime më lindnin. Ndaj dhe vendosa kushte.
“Dhe, kushti i tretë…?” pyeti Devi. Mu duk i hutuar, i bërë lëmsh.
“Nesër eja merr letrën e parë!” i thashë. “Dhe çohu, mbathja ta
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Mon 9 May 2011 - 23:33
Thuame qe me do... dhe Remarku del serish ne krye. Letra te Erih Maria Remarkut drejtuer Marlene Ditrih -

Venecia. Shtator 1937. Erih Maria Remark takohet me Marlene Ditrih ne nje prej restoranteve te Lidos. Dhe dashuria nis qysh me shikimin e pare. Mes aktores mitike te filmit "Engjelli blu" dhe autorit te bestsellerit nderkombetar "Asgje e re ne perendim" si dhe romaneve mjaft te njohur prej lexuesve shqiptare "Tre shoket" e "Harku i Triumfit", nis nje lidhje e forte dashurie, sa pasionante aq edhe dramatike.

Letrat e Remarkut, pervec aspektit te tyre real por te kufizuar nga largesia dhe mosgjetja e te njejtit zjarr e perkushtim nga ana e Marlene Ditrih jane, ne nje fare menyre, deshmi e nje vetmie egzistencialiste te thelle, ato i drejtohen nje personi i cili nuk jetonte vecse ne endrrat e Remarkut

Ja, tani ndalova perseri, sepse ndjej qe dora s'me bindet. Me duaj! Me thuaj qe ti me do, kjo fjale me ben mire, me sheron. Kur ti me thua qe me do, une gjej forca e shkruaj edhe me bukur e me shpejt. Sepse une nuk jetoj vecse per dashurine tende. Me duaj, puma*!...

O, drita ime e dashur!... E di?... Nganjehere, une nuk mund te ulem per te shkruar librin qe kam nisur e te cilin e urrej, sepse ai me largon prej teje. E atehere tehiqem nga studioja, nxjerr fotografite e tua dhe i vendos ne radhe para meje edhe pse e di qe kjo gje nuk me qeteson, perkundrazi, e ben edhe me te rende gjendjen. Por, megjithate, edhe pse kete e di, nuk nderroj mendje e, duke i veshtruar ato, nis e flas me ty e, pastaj, ndjej qe gjendja ime shpirterore behet edhe me e rende, sepse eshte nje gjest i veshtire ky, i padurueshem por edhe i mrekullueshem e, pastaj une terhiqem perseri aty tek vendi im, ulem ne tavolinen e shkrimit per te vazhduar librin...
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Mon 9 May 2011 - 23:39
Ju te dashuir miq te mi qe me shtyni te shkruaj dicka qe prej 9 vitesh me radhe e shkrova ne shpirtin tim,ne zemren e vuajtur ne deshirat dhe ndjenjat e pashprehura,jo per mungese fjalori apo kurajo..Por thjesht per te mos patur kurre mundesine apo lirine e fjales....
Ishte tetor nuk bente ftohte ne Tiranen time te dashur ate dite apo ndoshta qeshe une qe kembet i pata ne toke e mendjen ne qiell????Ndoshta....
Njiheshim prej nje viti grindeshim debatonim por kot sthone ato qe zihen duhen...Aty ekuptova dhe une.....
Nuk te pashe kurre me ato sy pasi nuk me perkisje mua por ndihesha femer ne prezencen tende...Nje ndjenje qe kurre nuk do te jem e gateshme ta pershkruaj vetem di te them e mrekullueshme dicka e pakrahasueshme me asgje ne kete bote,pasi cdo gje ka vlerat e saj....
Duhet te shiheshim ate dite per arsye.........Nuk e dija me saktesi vendin ma shpegoje nepermjet telefonit,zeri yt ridhte i paduruar te ishte dhene mundesia zog do te ishe bere e ne krahet etu do me shije atje....
Asgje skishte ndodhur deri ne ato momente vetem me sinqeritetin me te madh dua te pohoj qe e parandjeja emocionohesha nuk arrija as veten ta pyesja cpo te ndodh?????
Mberrita dera u hap u futa une me kembet e mija qe mund ti krahasoje me te maces pa zhurme por dridheshin..E ndieja e dija .....Por nuk doja ta pranoja pasi vete situata nuk e lejonte...Por jeta eshte i tille.....
U ule ti prane disa letrave e me shpegoje...Papritur pa ze pa menduar dhe pakuptim u ngrita une dhe iu drejtova deres se balñlkonit kisha deshire te shihja diellin si si rrezatonte pikerisht bne kete dite.....Mbizoteroi qetesia brenda disa sekondave ndjej doren tende ne belin tim buzet e tua te ngrohta ne gushen time,u rrenqeth E TERA ME NJEREN DORE LARGOVA DOREN TENDE NGA BELI IM DHE ME TJETREN MBYLLA GOJEN TENDE N ETE NJEJTEN KOHE ME LOTET NE SY TE THASHE mOS TE LUTEM mOS...mOS MA BEJ KETE PASI E DIJA QE DO TE ME SILLTE VETEM VUAJTJE.....
Fillove te dridheshe zemer si nje adoleshene edhe pse ishe 26 vjec djale,ndjeva zemren tende te rrihte si Kembanat e kishes,mu lute mu pergjerove doja te kontrollohesha por sme le kohe me perpive ne krahet e tu dhe te dy humbem ne ate bote e cila te gjitheve na dhuron kenaqesi e vujtje.....
Te desha me gjithe forcen e shpirtit te dhurova gjithcka dhe ti mua u kujdese me bere te lumtur..Por kurre sme lejove te te thoja se sa te desha.....
Dashuria jone te dashur lexues ishte pa fjale edhe pse e dinim qe kjo ishte zgjidhja tjeter me skish......
Sa here qe te shoh e te degjoj zerin e ndiej eren tende qe sme hiqet nga shqisat e nuhatjes mar fryme thelle perlotem zemra me gufon e them te desha o zemer te desha dhe jam e lumtur qe zoti me dha mundesine te doja dike qe me deshi....
Lamtumire zemer edhe pse tu luta qe te mbeteshim shoke me the....
Ne prezencen tende smundem thjesht te ndaj nje kafe dhe dy pare muhabet.....
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Mon 9 May 2011 - 23:39
Ne nje cope leter te vogel .. marr lapsin dhe shkruaj :

Thuaj yjet sjane zjarr
Thuaj dielli u shua
Thuaj jeta eshte varr
Por mos thuaj qe ste Dua ..... shpirt mos harro kur te kthehesh nga puna bli pak qumesht ... ahhh dhe buke too .. or u know what ... beje te gjithe pazarin per muajin

E marr letren e shkruar gjithe dashuri dhe pasion dhe ngadale e ngadale e vendos ( e ngjis ) te frigoriferi .... ( poshte jastikut qendron opsioni i mosparjes fare ... so me mire .... aty ske nga me shpeton ) lol

OHH shpirt e gjithe bota jemi dy ... une dhe ti Very Happy
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Mon 9 May 2011 - 23:45
Ej dashuri e shkrete ta copeton Shpirtin. Dashuria me shikim te pare ashtu sic vjen ashtu dhe iken. E ka lala ka ekspirienca.Dita kur te pashe po rregulloje Bicikleten mua me ra torba e kisha motren ne krahe.Ti e more torben dhe ma dhe.Syte e tua bojeqielli takuan me te mite Kafe.C'fare ndenje me pershkroi ne trup se pershkruaj dot. Dola ne penxhere te ndinja rrobat e C'te shikoj ti qendroje mu perpara me motor. C'fare upgrage i said to myself motor e c'fare motori.Filloi ti bie borise muzike fantastike... Te nesermen ne shkolle e shikoje prape me ndalon dhe fillon te llomotise.Une u dridhja e tera isha vetem 15 vjec e vogel e shkreta..Syte e tij te magjishem si kam pare asgjekundi tashi per tashi.E me gjemoi per nja 3 muaj dhe ma rrembeu nje puthje.Oh zot c'fare mrekullie.Kaq per ate dashuri mbas nje viti another 1st love. Kete rradhe djali qe me makine e desh me shtypi. Une ja ktheva se gojen e kam te madhe una.LOL. Ai qeshi dhe une qesha.Ky na kishte sy te Qiellte also.Vdese una per i cike bojeqielli.lol Po kete rradhe u martova me kete djale e akoma jemi bashke por nuk e di nese o pergjithmone.hahaahha vetem po tallem ai o my Princi. Dashuroni por jo me gjithe zemer se do ngelni me cen
Aldino82
Aldino82
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 4586
<b>Hobi</b> Hobi : sporti,formula uno,moto GP
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ITALI
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 05/11/2011

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Mon 22 Oct 2012 - 22:48
Nje leter per ty.... dhe letra dashurie ...

Temat bashkohen ... pasi kuptimi dhe idete jane te njejta...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Sat 8 Dec 2012 - 15:37
Dikur moti, të gjitha ndjenjat dhe kualitetet e njeriut u gjendën së bashku në një vend të fshehtë në tokë. Kur MËRZIA u kot për të tretën herë, ÇMENDURIA , si gjithnjë e çmendur, propozoi:"Ejani të luajmë symbyllaz!”
INTRIGA ngriti vetullën e djathtë, ndërsa KURRESHTJA, duke mos mundur të përmbahet pyeti:
"Symbyllaz? Çfarë loje është kjo?"
"Kjo është një lojë"- filloi të sqarojë ÇMENDURIA ,”në të
cilën unë i mbylli sytë dhe numëroj deri në një milion, derisa të gjithë të fshiheni diku. Kur të përfundoj së numëruari, nisem në kërkim,atë që nuk e gjej, ai është fitues”
ENTUZIAZMI filloj të vallëzoj nga gëzimi, EUFORIJA e përcillte pas.
FATI kërcente aq shumë kështu që arriti t’i bindë edhe DYSHIMIN dhe APATINË të cilën asgjë kurrë nuk e interesonte.
Por, nuk ishin të gjithë të pajtimit që të luanin. E VËRTETA ishte kundër asaj që të fshihej, por edhe pse të fshihej? Edhe ashtu në fund, të gjithë e gjejnë.
KRENARIA mendonte se kjo ishte një ide e marrë, edhe pse në një mënyrë e brente se pse nuk ju kish kujtuar kjo lojë mu asaj.
KUJDESI nuk dëshironte që të rrezikonte...
”Një,dy,tre...” filloj të numërojë ÇMENDURIA.
E para u fsheh PËRTACIA e cila si zakonisht , vetëm u hodh pas gurit të parë që ishte në rrugë. BESIMI u fsheh në qiell,VARSHMËRIA u fsheh nën hijen e SUKSESIT, i cili me shumë mundime u ngjit në majën e lisit më të gjatë. ZEMËRGJERËSIA assesi nuk arrinte të vendoste se ku të fshihej, sepse secili vend i dukej i përkryer për t’i fshehur shokët së pari. BUKURIA kërceu në liqenin e kthjellët dhe të kristaltë,ndërsa TURPI u fut në një të qarë të një druri. MREKULLIA gjeti vendin e vet në krihet e fluturës, e LIRIA në krahët e erës. EGOIZMI gjeti vendstrehim në një vend të bukur dhe plot rreze, por vetëm për vete! GENJESHTRA u fsheh në thellësi të oqeanit ( e gënjejnë se është fshehur në fund të ylberit) ndërsa MALLI dhe EPSHI në kraterin e vullkanit. HARRESA harroj të fshihej, por kjo nuk është me rëndësi.
Kur ÇMENDURIA numëroi 999.999, DASHURIA akoma nuk kishte gjetur vendin e saj për tu fshehur, sepse të gjitha vendet i kishin zënë. Vështroj lulishten me trëndafila , kërceu në të duke u fshehur në gonxhet e bukura.
"Një milion", bërtiti ÇMENDURIA dhe filloj t’i kërkojë.
Me të paren e gjeti PËRTACINË pas gurit më të afërm. Së shpejti dëgjoi edhe zërin e BESIMIT i cili po fliste për teologjinë me Zotin, ndërsa MALLI dhe EPSHI të frikësuar dolën vetë nga krateri i vullkanit. Rastësisht aty ndodhej edhe VARSHMËRIA dhe natyrisht SUKSESI, përderisa EGOIZMIN nuk qe nevoja as ta kërkojë fare. Kërceu vet nga vendstrehimi i bukur dhe plot rreze, që kishte qenë një zgjua bletësh. Nga ky kërkim i gjatë ÇMENDURINË e kaploi etja dhe në liqenin e kristaltë gjeti BUKURINË. Me DYSHIMIN e pat më lehtë, sepse ai nuk mund të vendoste për vendstrehim dhe kishte zënë vend pas një guri që ishte aty afër. Kështu ÇMENDURIA dalëngadalë i gjeti gati të gjithë. TALENTIN në kallirin e artë të grurit, TELASHEN në barin e djegur, GËNJESHTRËN në fund të ylberit (gënjejnë, ajo qe fshehur në fund të oqeanit), ndërsa HARRESA kishte harruar fare se janë duke luajtur...Vetëm DASHURINË nuk mund ta gjenin askund!
ÇMENDURIA kërkoi në çdo kaçubë dhe në çdo majë bjeshke, dhe atëherë kur u zemërua , shikoj lulishten. Hyri në të, mori një rremb të tharë, nga mossuksesi i vet dhe nga zemërimi filloi t’i godasë me të trëndafilat e bukur. Përnjëherë u dëgjua një klithmë dhimbjeje. Gjembat e një trëndafili gërvishtën sytë e DASHURISË. ÇMENDURIA nuk dinte se çka të bënte apo nga t’ia mbante që ta zhbënte atë që i bëri DASHURISË. Qante dhe kërkonte falje nga ajo. Më në fund vendosi që të rrinte gjithmonë përkrah DASHURISË dhe t’i ndihmonte.
Që nga ajo kohë, kur për të parën herë në tokë u luajt loja symbyllazi, DASHURIA ËSHTË E VERBËR DHE ÇMENDURIA E PËRCJELLË!

Sugj:Nikolin Marku © marre nga @kuriozitete dhe enigma
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Sat 8 Dec 2012 - 15:43
"LETRA E FUNDIT"
me
"Letra dashurie"

temat u bashkun
fioll
fioll
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 387
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shkup
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/01/2013

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Tue 8 Jan 2013 - 19:04
..Nuk e di po sot paskam nje deshire te madhe te shfryhem te them gjera qe shpeshhere nga inati xhelozia apo ndrojtja nuk ti kam thene edhe pse kam dashur ta bej me gjithe forcen e shpirtit...Kam dashur aq shume te te kem afer te te shtrengoj fort fort deri ne pafundesi e te jem e jotja vetem e jotja...kane qene te shumta netet kur duke u rrotulluar ne krevat nga pagjumesia kam enderruar per ne te dy...i jam lutur zotit per ty dhe e kam falenderuar qe te vuri ne rrugen time...ka qene aq e trishte jeta ime pa ty...nje koktej i ndyre frike zhgenjimi ironie...nje perzierje e trishte ndjenjash te vdekura...kam qene zhytyr ne nje terr ku kam dashur te mbys veten time e askush nuk kishte forcen te me nxirrte perjashta...kam dashur te shkaterroj veten me lloje e lloje menyrash...e nuk kam pasur force te ecja perpara.e di ??? Nuk ta kam thene ndonjehere por e urrrej te kaluaren time me gjithe forcen e shpirtit edhe pse kur flas per te mundohem ta bej te bukur...e urrej per ate qe me ka sjelle per vuajtjet qe me ka shkaktuar...e kam shume frike per te ardhmen se tmerrohem nga mendimi se nga ndonje arsye qe ne te dy nuk mund ta parashikojme apo qe mund te mos varet nga ne...te humbim njeri tjetrin e une atehere do te kthehesha serish ne ate terr nga i cili me nxore ti me dashurine tende...po kesaj rradhe do te zhytesha per te mos dale kurre me...une kam vendosur gjithe shpirtin tim ,gjthe ndjenjat e mia mendimet emocionet tek ty...sepse kam besim e te dua..te dua me shume se cdo gje ne bote...e si mos te te dua ty...kur me dhe jeten ??? Si mos te enderroj kur ti me fale endrrat...si mos te te besoj kur ti me ktheve besimin ??? O zot cdo dite te bekuar lutem qe te mos largohesh nga une...lutem qe te vish sa me shpejt...lutem qe te mos me braktisesh...lutem qe te mos merzitesh kurre nga une...lutem qe te mos bej dicka qe te te mund plagosi..me fal per gjithshka kam bere...per gjithshka te ka vrare apo te ka merzitur..e di me mire se vdes se sa te te merzis ty jeta ime...me fal per gabimet e mia...per fjalet e pakuptimta...per budalliqet...gjithshka kam bere e kam bere nga frika se mund te largoheshe nga mua...e ashtu do me sillje vdekjen...se une ne kete bote vetem ty te kam...e vetem ty do te kem...me fal per te gjitha e nese e ke te veshtire te pakten mundohu ta besh...e mundohu edhe te me durosh...edhe te me duash pak se kjo
eshte gjiothshka kerkoj nga jeta...vetem dashurine dhe pranine tende...dhe mos harro qe gjithshka te ndodhi cfaredo te them apo te bej...sido qe te vijne punet une nuk do rresht kurre se te dashuri...e do te te dashuroj cdo dite e me shume...te lutem vetem per nje gje...ti qe ma dhe jeten te lutem mos u bej vrases...mos ma merr prape ate duke me braktisur...te
dua
Rrushjaa
Rrushjaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 5780
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjermani
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2013
http://gbpics.to/gbpics/blumen-fuer-dich32.jpg

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Tue 8 Jan 2013 - 19:12
kurr ne jete si kom que kujt leter grrrr grrrr se kom pritue me shkru ,,e tasht per mes kompjuterit po ja boj dikujt qefin ,,kiishe une kush jom hauhauhauhauhau grrrr
Lulebora
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 43
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Sun 13 Jan 2013 - 6:28
Ndihem keq kur mendoj se duhet te harroj momentet nga kjo histori qe kam patur, dhe , te cilat deri para shume pak kohesh me benin te lumtur, kurse tani edhe pak per te qeshur, sepse kam qene me te vertete shume naive, dhe nuk arrita te mendoja vertet se si rrodhen gjerat, ose te themi qe nuk me behej vone se si ishin qellimet e tij,thjesht i dhashe vetes nje shans per te jetuar nje histori te bukur, dhe ne fakt u beme te dy si aktore. dhe tani me ka ngelur nje si mall per ate kohe, qe nuk do te kthehet me, me pare e fajesoja veten per situaten qe isha, por tani jam me e qete, ai thjesht nuk ishte njeriu per nje lidhje te gjate, por nga ana tjeter, nese nuk do te kishte ndodhur, ndoshta do me kishte ngelur peng.
Tani here here rri e sjell ndermend detaje, momente fjale, shikime, jam e bindur qe isha dhe ishte shpirti im binjak, por nuk mjaftonte per te qene bashke. Me ndodh ta mendoj shpesh, dhe midis nesh ...ka ngelur nje si dhembshuri, si keqardhje per ate lidhje qe s'kishte mundesi te shihte drite, por mua me duket shpesh qe nuk jemi te njejtet, por dy te tjere, qe ne te vertete kemi ngelur diku ne nje enderr te shkuar.
Eshte e veshtire te gjej nje emer per historine time, por pak rendesi ka, sepse shpesh ndihem ne faj nga qe me duket sikur e lashe veten te manipulohem lehte, por nga ana tjeter, jam e bindur se e doja, dhe gjithcka qe bera e bera nga ndjenja, dhe nganjeher eshte e thene qe nuk shpeton dot nga disa njerez te tille, qe te bejne shume per vete, nuk eshte faji i tyre qe jane don ZHuane, ka njerez qe mund te duan sinqerisht shume here dhe disa njerez ne te njejten kohe.
Me ndodh qe edhe ta kem inat ndonjehere, por kujtoj edhe nje here c'ka me ka thene, shikimet, momentet qe kemi kaluar, , dhe bindem se midis nesh pati dicka te forte, dhe te bukur (te pakten kshu ishte per mua), ka edhe momente jo shume te kendshme, por qe edhe ato te ndihmojne per te rregulluar me mire gjerat ne jeten tende....
Sponsored content

Letra dashurie Empty Re: Letra dashurie

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi