Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Letra dashurie të personave të famshëm Empty Letra dashurie të personave të famshëm

Wed 25 Apr 2012 - 14:50
Keni shkruar ndonjëherë letra dashurie? Në të kaluarën njerëzit kanë shprehur dashurinë në këtë mënyrë dhe ne po ju prezantojmë disa nga letrat e njerëzve të mëdhenj. Lexoni thellësinë e fjalëve të tyre.Napoelon Bonaparta gjatë jetës së tij ka ka shkruajtur gjithsej 75 mijë letra, një pjesë më e madhe e të cilave i janë drejtuar gruas të tij të bukur Zhozefina, para dhe pas martesës.“Zgjohem i plotësuar me mendime për ty. Portetri yt dhe nata dehëse që kaluam mbrëmë më krijoi çrregullësi në qenien time. E ëmbla, e pakrahasueshmja Zhozefina, çfarë efekti të fuqishëm ke mbi zemrën timë! Në zemrën time ekziston dhimbje, dhe nuk ka pushim për ty e dashur në mendimet e mia. Ëndërroj për buzët e tua, puthjet të cilat vijnë nga thellësia e zemrës tënde, dashuri e cila më plotëson më zjarr.

Çerçili gruas së tij i është drejtuar me fjalët: E dashura ime Klemi. Në letrën tuaj nga Madras shkruajtët shumë fjalë të ëmbla për mua, që ma pasuruan jetën. Nuk mund ta përshkruaj kënaqësinë që ndjeva. Ndjej borxh të madh ndaj jush, nëse ekzistojnë llogari në dashuri. Koha kalon shpejt, por jo edhe gëzimi se si zmadhohet dhe rritet pasuria që mblodhëm së bashku mes bubullimave dhe armiqësive nga aq ngjarje në vitet tragjike dhe të tmershme.

-Engjulli im, gjithçkaja ime. Vetëm disa fjalë të shkruajtuara sot me lapsin tim do t’i konsideroni si humbje kohe. Përse kjo mërzi e thellë ku nevoja flet. A mund të durojë dashuria jonë aq viktima, vetëm duke kërkuar çdo gjë mund të ndryshojë fakti të mos jeni tërësisht e imja? O Zot, shikoj në bukurinë e natyrës të qenies tuaj, dhe ajo duhet të shënojë kërkim dashurie dhe është shumë e drejtë që të jesh me mua edhepse je larg meje. Nëse do të ishim plotësisht të bashkuar do të ndjenim më pak dhimbje. Kjo është letra që Betoveni i drejton një gruaje anonime të cilën e ka konsideruar si të pavdekshme.

Ronald Regan, ish-presidenti amerikan në vitin 1983 i ka shkruajtur këtë letër gruas të tij. E di që kjo është tradita për çdo mëngjes. Po ju lë kartelë për përvjetor në vend të tabakesë me mëngjes. Megjithatë, kjo është ditë e cila shënon 31 vjetorin e lumturisë së tillë të cilën e njohin vetëm pak meshkuj. E mbaj mend njëherë të thashë se ishte si ëndërr adoleshentës, ashtu edhe duhet të jetë martesa. Me vitet që kaluan, kjo ëndërr nuk ndryshoi. Sa më shumë të dua, aq më jo i plotë jam pa ty. Ti për mua je e gjithë jeta. Kur ikën unë mezi pres të kthehesh, që unë të mund të jetoj.


Cila prej këtyre letrave romantike ju pëlqeu më shumë?
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi