Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kosovë, dorëzohen eshtrat e 12 personave  Empty Kosovë, dorëzohen eshtrat e 12 personave

Wed 23 May 2012 - 12:04
Kosovë, dorëzohen eshtrat e 12 personave  Kosove-tepagjeturit


Ekspertë mjeko-ligjorë të misionit EULEX, në bashkëpunim me kolegët e Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, dorëzuan sot mbetjet mortore të 12 personave tek familjarët e tyre.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për shtyp të misionit evropian, në të cilën saktësohet se eshtrat u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës.

Sipas burimit, të cituar nga “REL”, 10 nga 12 mbetjet trupore janë nxjerrë nga varrezat sekondare në Serbi dhe identifikimi i tyre është kryer, por është mbajtur sekret nga ekspertët në respekt të familjarëve.

Ndërkohë, gjatë javës së ardhshme ekspertët do të dorëzojnë mbetje të tjera trupore, thuhet më tej në komunikatën zyrtare të misionit EULEX.

Sipas saj, që kur ky mision bashkoi përpjekjet me ato të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, familjeve të ndryshme u janë dorëzuar mbetjet mortore të 308 personave.

Më herët gjatë muajit çështja e personave të pagjetur u kërkua të vendoset si kusht në bisedimet Kosovë-Serbi nga opozita kosovare, e cila e konsideron atë si një çështje jetike.

Partia në pushtet, PDK, nuk arriti të rrëzonte në Kuvend mocionin që i kërkonte qeverisë kushtëzimin e bisedimeve me zbardhjen e plotë të fatit të rreth 1.800 personave të zhdukur prej më shumë se një dekade.

Kjo solli reagimin e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian në Prishtinë, Samuel Zhbogar, që deklaroi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë pa kushte.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi