Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Eshtrat e Boletinit, në Londër për ADN Empty Eshtrat e Boletinit, në Londër për ADN

Fri 26 Oct 2012 - 14:46
Eshtrat e Boletinit, në Londër për ADN Isa-boletini-300x185Eshtrat e Isa Boletinit janë çuar në Londër për t’iu bërë analizën e ADN-së. Lajmi bëhet publik nga gazeta “Koha ditore” në Prishtinë.“Vitin e kaluar Komuna e Mitrovicës kishte dështuar të mbante premtimin që një ceremoni solemne për rivarrimin e tyre të organizohej më 28 nëntor. Tashti është planifikuar që kjo të organizohet këtë vit përderisa mbetjeve mortore po u bëhen analiza të ADN-së në një institut londinez”, shkruante gazeta në kuadër të një artikulli ku nipi i heroit rrëfen udhëtimin e tij në Podgoricë, në vendin ku Isai dha jetën.
Më herët, nipi i Isa Boletinit, Gazmendi, është shprehur për Radio Dukagjinin se “kur në vitin 1998 po përgatitej bartja e eshtrave të Isa Boletinit (nga Mali i Zi drejt Kosovës), “ato fillimisht u lanë me kemikalie për të mos kundërmuar gjatë kalimit të kufirit me Malin e Zi, prej nga do të hynin fshehurazi në Kosovë”. Por, sipas Gazmendit, ishin pikërisht këto kemikalie që ndikuan në mospasjen mundësi të identifikimit të eshtrave përmes analizës së ADN-së që bëhet në Kosovë.

A ka dyshime se eshtrat që janë identifikuar si të heroit Isa Boletini të mos jenë të tijat?
Kjo mbetet ende e paqartë, por kërkesa për tu bërë atyre analizën e ADN-së, i shton më shumë këto dyshime. Për më tepër, kur eshtrat janë zhvarrosur, në varrin që pretendohej se gjendej Isai, shkruhet vetëm “Boletinac”. Emri mungonte për shkak të gurit të thyer.
“Koha ditore”, shkruan se në vizitën që ka bërë në Podgoricë nipi i Isa Boletinit, Gazmendi, ai është shoqëruar drejt vendit ku kishin qenë të varrosur trimat kosovarë dhe komandanti i tyre, gjyshi i tij.
Ai vend, dikur në Titograd sot Podgoricë, tashmë është shndërruar në park. Aty nuk ka asnjë shenjë që dëshmon se për vite me radhë ka qenë vendi ku janë prehur eshtrat e heroit dhe bashkëluftëtarëve të tij.
Hoxha Idriz Demiri nga Podgorica ka treguar se në vendin që sot është park, dikur kanë qenë varrezat e myslimanëve në Podgoricë, ku gjithashtu ishte varrosur edhe heroi.
“Ishte një vendim i drejtuesve të Podgoricës që ai vend të shndërrohej në park dhe kjo edhe ndodhi. Ndërkohë, ne bëmë krejt çka mundëm në atë situatë për të mundësuar zhvarrimin e eshtrave të Boletinit”, ka thënë ai.

Mulla Demiri, i cili kishte qenë kryetar i Bashkësisë Islame në Podgoricë, përkujton se në vitin 1998, Muhamet Shukriu e Remzi Murati kishin shkuar nga Kosova dhe me ndihmën e tij kishin marrë eshtrat e trimit shaljan.

“Për të identifikuar varrin e Isait na ka ndihmuar plaku Ahmet Jonuzi, i cili e kishte mbajtur mend vendin. Në bazë të orientimeve të tij kemi gjetur një gur varri ku kishte mbetur vetëm mbishkrimi ‘Boletinac’, por jo edhe emri, meqë guri ishte thyer”, ka thënë Demiri.
Familjarët e Isa Boletinit të shoqëruar nga imami Demiri kanë vizituar edhe vendin ku ishte organizuar prita për trimat kosovarë, në afërsi të lumit Ribnica.
Burimi: panorama
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi