Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Mbërrijnë në atdhe eshtrat e Zogut Empty Mbërrijnë në atdhe eshtrat e Zogut

Fri 16 Nov 2012 - 9:40
Mbërrijnë në atdhe eshtrat e Zogut Ahmetzogu

Kanë mbërritur në atdhe eshtrat e Ahmet Zogut që u pritën në Rinas nga përfaqësues të familjes mbretërore dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.

Mbreti Zog, i cili ndërroi jetë në vitin 1961 në moshën 65-vjeçare në Francë, do të rivarroset në atdhe pas një vendimi të qeverisë në kuadër të përvjetorit të njëqindtë të Pavarësisë.

Me mbërritjen e eshtrave në atdhe u hapet drita jeshile ceremonive përkatëse që do të mbahen për rastin në fjalë e që do të kulmojnë ditën e shtunë më 17 nëntor me ceremoninë e përkujtimore në Pallatin e Brigadave për të mbërritur tek rivarrosja në Rivarrosja e mbretit Zog me një ceremoni zyrtare ka qenë në qendër të debateve jo vetëm mes politikanëve por edhe historianëve. Disa prej këtyre të fundit shprehën skeptikë në lidhje me rolin e mbretit Zog në histori-bërjen e kombit tonë, ndërsa të tjerë e vlerësojnë si themeluesin e shtetit modern shqiptar.

Ahmet Zogu lindi në 8 tetor të vitit 1985. Ngjitja e tij në krye të shtetit shqiptar ka qenë graduale. Ai mbajti dy herë postin e kryeministrit fillimisht nga 26 dhjetori i vitit 1922 deri në 25 shkurt të 1924 dhe për periudhën e shkurtër nga 6 janari deri në 31 janar të 1925. Pas 31 janarit, me vendosjen e republikës, vec postit të kryeministrit, Zogu mbante edhe atë të presidentit.

Në vitin 1928 Zogu shpalli veten mbret dhe qendroi në pushtet deri në 7 prillin e 1939-ës, kur u largua nga Shqipëria pas pushtimit italian. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore jetoi në Angli me shpresën e rikthimit në pushtet pas clirimit.

Monarkia u shfuqizua në vitin 1946 me ardhjen në pushtet të komunistëve. Megjithatë, Zogu vazhdonte të pretendonte fronin mbretëror dhe me vdekjen e tij në vitin 1961, mbret i shqiptarëve u shpall Leka Zogu I.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi