Mbërrijnë në Tiranë 14 muxhahedinët e pare, preten edhe rreth 200 të tjerë
Thu 16 May 2013 - 20:01
Kanë mbërritur në Tiranë mbrëmë në darkë 14 muxhahedinët e parë iranianë nga 210 që në total ka pranuar të strehojë qeveria shqiptare. Edhe pse nuk është bërë publike nga qeveria shqiptare, ky lajm është konfirmuar nga i dërguari i OKB-së Martin Kobler. 210 muxhahedinët i përkasin grupit (Mojahedin-e-Khalq) MEK dhe ndodhen në Kampin e “Liria” në Irak.
Ishte 16 Marsi i këtij viti kur kryeministri Berisha në takim me Zëvendës Ndihmës Sekretaren në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Zyrën e Çështjeve të Lindjes së Afërt, znj. Barbara Leaf së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Irakun, Ambasadorin Martin Kobler, u tregua i gatshëm që të ofrojë strehim për ta./alb-observer.com/
Re: Mbërrijnë në Tiranë 14 muxhahedinët e pare, preten edhe rreth 200 të tjerë
Thu 16 May 2013 - 20:05
Po shetisin gjithandej ne cdo vend te regjionit muxhahedinët,me te madhe po frekuentojne edhe Maqedoninë refugjat nga Afganistani!
Re: Mbërrijnë në Tiranë 14 muxhahedinët e pare, preten edhe rreth 200 të tjerë
Thu 16 May 2013 - 20:08
Keta kishin mbet mangut ne fakt tu bashkohen Turqve edhe Arabeve te Shqiperise
Re: Mbërrijnë në Tiranë 14 muxhahedinët e pare, preten edhe rreth 200 të tjerë
Thu 16 May 2013 - 20:11
Po ndodhin ngjarje të çuditshme në tërë hapsirën shqiptare!!!!AnGeLiC shkruajti:Keta kishin mbet mangut ne fakt tu bashkohen Turqve edhe Arabeve te Shqiperise
Re: Mbërrijnë në Tiranë 14 muxhahedinët e pare, preten edhe rreth 200 të tjerë
Thu 16 May 2013 - 20:17
Me te cuditeshmit nder te cuditeshmit jemi ne vete...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi