Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqipëria kthehet në “fole” të muhaxhedinëve të rrezikshëm, mbërrijnë edhe 31 të tjerë Empty Shqipëria kthehet në “fole” të muhaxhedinëve të rrezikshëm, mbërrijnë edhe 31 të tjerë

Sun 14 Jul 2013 - 13:38
Shqipëria kthehet në “fole” të muhaxhedinëve të rrezikshëm, mbërrijnë edhe 31 të tjerë Thumb_250x150Mbërrijnë në Shqipëri edhe 31 muhaxehinë të tjerë...!!!

Ministria e Brendshme ka njoftuar se kanë mbërritur në Shqipëri në kuadër të marrëveshjes për strehimin në Shqipëri të 210 muxhahedinëve, e cila është një përgjigje e qeverisë shqiptare ndaj kërkesës së qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme më datë 10 korrik ka mbërritur në Rinas kontingjenti i parë i muhaxhedinëve i përbërë nga 17 persona ndërsa kontingjenti i dytë ka mbërritur dy ditë më vonë, pikërisht më 12 korrik i përbërë nga 14 persona.

“Deri më tani numri i personave të pranuar për mbrojtje ndërkombëtare që vijnë nga ish kampi Ashraf i Irakut, ka arritur në 76 individë. Qeveria shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Brendshme ka marrë të gjitha masat për akomodimin dhe qëndrimin e sigurt të këtyre personave në Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve në Shqipëri.

Në bazë të marrëveshjes së arritur, do të vijojë mbërritja e refugjatëve të tjerë në ditët e ardhshme, pjesë e grupit prej 210 personave, që Qeveria Shqiptare ka vendosur t’i pranojë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Qeveria ka marrë të gjitha masat për sistemimin e tyre në apartamente banimi të përshtatshme duke siguruar transferimin e tyre nga Qendra e Pritjes në banesat e tyre, brenda një kohe të shkurtër dhe trajtimin sipas të gjitha standardeve të parashikuara nga e drejta ndërkombëtare dhe konventat e njohura nga Republika e Shqipërisë.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendëshme./alb-observer.com/
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Shqipëria kthehet në “fole” të muhaxhedinëve të rrezikshëm, mbërrijnë edhe 31 të tjerë Empty Re: Shqipëria kthehet në “fole” të muhaxhedinëve të rrezikshëm, mbërrijnë edhe 31 të tjerë

Sun 14 Jul 2013 - 18:33
Aahahha
Mashalla
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi