Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Nipat e Isa Boletinit nuk janë hakmarrës  Empty Nipat e Isa Boletinit nuk janë hakmarrës

Fri 11 Jan 2013 - 18:41
Share on facebook
Share on twitter
Share on email
Share on print
More Sharing Services
3




Nipat e Isa Boletinit nuk janë hakmarrës  Largea_isa_boletini1357839271Shkrim me rastin e lindjes së Heroit tonë kombëtar Isa Boletini me 16 Janar 1864.

Pas
afro dy vitesh në hetuesi, në burgun e ftohtë e të errët 313 në Tiranë,
e shtruar disa herë në spitalin psikiatrik, tim atë nuk e lejuan as të
komunikonte, e as të na shkruante edhe ndonjë letër. Ashtu si mijëra e
mijëra ish të dënuar politikë të Shqipërisë gjatë periudhës së regjimit
komunist, kaloi dimrat e ftohtë nën një izolim të plotë, pa shtresë e
mbulesë. Nën tortura e sipër humbi edhe një sy. Im atë ishte intelektual
i formuar, por si për qindra akademistë të dënuar të asaj kohe, ky term
nuk përbënte asnjë sukses për kohën e atij regjimi të egër.
E dënuan
nën nenin agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor, si armik i
popullit. Një periudhë të këtij dënimi e kreu në “kampin e punës”
Ballsh. Aty ku po ndërtohej rafineria e naftës, frytet e së cilës akoma
edhe sot ish të burgosurit politikë të asaj periudhe nuk po i prekin e
as po i shikojnë me sy. Tjetër kush i ka privatizuar ato vuajtje e
mundime, vdekje e tortura që u ngrit ajo industri nafte në Shqipëri.
Nejse, nuk dua të ndalem sot në këtë pikë, pasi privatizimet më mirë se
unë i dinë ata që merren me ato punë, por diku tjetër e kisha llafin.
Kur
tim atë sapo e dërgojnë me kamionin e burgut, lidhur me hekura e të
shoqëruar me katër policë në burgun e Ballshit, si njeri i rrezikshëm,
kosovar i pathyeshëm, e që ishte për Shqipërinë etnike, e përplasin në
dyshemenë e këtij burgu afër ish të dënuarve të tjerë. Dikush nga të
burgosurit e njeh tim atë, e i tregon në mes të tjerëve edhe nipit të
gjeneralit malazez Veshoviq, se në këtë burg kishin sjellë për dënim
edhe nipin e Isa Boletinit.
(Tekstin e plotë
mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare
“Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi