Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Debate për martesën mes 3 personave Empty Debate për martesën mes 3 personave

Wed 29 Aug 2012 - 12:48
Debate për martesën mes 3 personave Martese1-300x225Nga shumëkush, martesa konceptohet si bashkimi nën kurorë mes dy personave, dhe në legjislacionet respektive të shumë vendeve përcaktohen qartë edhe personat; burrë dhe grua.

Por një rast i vecantë, ku tre personave janë bashkuar në lidhjen e shenjtë të martesës në Brazil, po shkakton mjaft debate në vend, sidomos sa i përket interpretimit të ligjit përkatës në shtetin e Sao Paolos.

Gjithcka nisi tre muaj më parë, kur një notere pranoi bashkimin në martesë të një burri me dy gra. Noterja Claudia do Nascimento pretendon se burri dhe dy gratë e tij meritojnë të bashkëjetojnë e të gezojnë të drejtat që u jep lidhja në martesë pasi nuk është e jashtëligjshme.

Sipas saj, ligji përcakton qartë konceptin e martesës, por jo numrin e personave që hyjnë në këtë marrëdhënie juridike, e për pasojë asgjë s’është e paligjshme.

E në fakt, tre individët nuk i ka penguar asgjë të jetojnë të martuar me njëri-tjetrin. Dy femrat dhe mashkulli prej kohësh ndajnë të njëjtin apartament në Rio, paguajnë faturat dhe taksat nga fondi familjar, madje kanë edhe një llogari të përbashkët bankare.

Rasti ka përcarë opinionin publik. Kisha dhe eksponentë të saj kundërshtojnë lidhjen si amorale dhe të jashtëligjshme, ndërkohë që shumë juristë shprehen se ky është momenti i duhur për të njohur formalisht atë që ka ekzistuar prej kohësh: lidhja në marrëdhënie intime e më shumë se 2 personave. Koncepti i familjes ka ndryshuar, thonë ata.(tch)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi