Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Lulebora
Lulebora
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 6746
<b>Hobi</b> Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 17/12/2012

Pushimet shpesh kthehen në debate për çiftet!! Empty Pushimet shpesh kthehen në debate për çiftet!!

Fri 29 Mar 2013 - 21:27
Ndonëse pushimet janë periudha më e shumëpritur e vitit, për shumë çifte ato mund të shndërrohen në një makth të vërtetë debatesh pa fund. Sipas një sondazhi të kryer në Evropë, shumica e çifteve kanë përjetuar të paktën një zënkë të hidhur gjatë pushimeve të kaluara së bashku.
Pushimet shpesh kthehen në debate për çiftet!! Lady_albania_Pushimet_shpesh_kthehen_ne_debate_per_ciftet_001
Midis të anketuarve, 79% pranuan se kishin pasur të paktën një zënkë, 62% se kishin kaluar të paktën një ditë të mërzitur apo të veçuar dhe në 6% të rasteve, kishin arritur deri në largimin nga dhoma me partnerin.

Arsyeja kryesore e debateve është xhelozia, për shikimin e një vajze me bikini apo një djali tërheqës, ndjekur nga interesat e ndryshëm e deri tek mënyra e administrimit të parave.
Pushimet shpesh kthehen në debate për çiftet!! Lady_albania_Pushimet_shpesh_kthehen_ne_debate_per_ciftet_002
10Arsyet më të shpeshta të zënkave gjatë pushimeve janë:

1. Një nga partnerët sheh dikë tërheqës në plazh.
2. Mashkulli dëshiron të kryejë marrëdhënie, ndërsa partnerja të shijojë ditën.
3. Mosmarrëveshje për çfarë dhe ku do të hahet.
4. Tejkalimi i masës së alkolit.
5. Mos orientimi me hartat dhe me një mjedis të huaj.
6. Pregatitja e valixheve (koha dhe sasia e gjërave të vendosura në të).
7. Femra që vonohet shumë për t’u bërë gati për darkë.
8. Shpenzimi i tepruar i parave.
9. Orari i udhëtimit për në aeroport.
10. Monedha dhe vlera e këmbimit në vendet e huaja.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi