Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Emigrantët kthehen për pushimet verore, fluks në pikat kufitare Empty Emigrantët kthehen për pushimet verore, fluks në pikat kufitare

Sun 1 Jul 2012 - 14:12
Emigrantët kthehen për pushimet verore, fluks në pikat kufitare 39649_5KORCE/GJIROKASTER – Ashtu sikurse ndodh çdo vit, sezoni veror ka rritur ndjeshëm numrin e emigrantëve që kthehen në Atdhe për të kaluar me të afërmit disa ditë pushimi.

Mbrëmjen e djeshme në pikën kufitare të Kapshticës, në Korçë, ka pasur fluks emigrantësh, por nuk janë krijuar radhë të gjata. Pala shqiptare aktualisht operon me gjashtë sportele në hyrje dhe dy në dalje, ndërsa pala greke vetëm me tre të tilla.

Emigrantët tregojnë se këtë vit pushimet e tyre do të jenë me një buxhet të kufizuar ,për shkak të krizës që ka përfshirë vendin ku ata jetojnë e punojnë, Greqinë. “Një javë do rrimë, nuk rrimë shumë. Kriza greke ka ndikuar në pushimet tona. Me pakica të gjithë.”- shprehen emigrantët.

Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri rreth 4 mijë emigrantë me 1800 automjete. Ndërkohë sipas autoriteteve doganore, fluksi pritet të jetë më i lartë javën që vjen.

SITUATA NE KAKAVIJE
Edhe në pikën kufitare të Kakavijës, në Gjirokastër, është regjistruar një numër i lartë hyrjesh.

Burime nga policia kufitare e Kakavijës bëjnë të ditur se në 24 orët e fundit kanë kaluar kufirin mbi 3400 persona dhe 900 mjete. Deri tani nuk raportohet për radhë apo pritje të gjata të emigrantëve apo mjeteve.

(er.nu/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi