Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Në pikat kufitare të Shqipërisë, sot hynë mbi 50.407 veta  Empty Në pikat kufitare të Shqipërisë, sot hynë mbi 50.407 veta

Sat 20 Aug 2011 - 16:41
Vazhdon të jetë i lartë numri i personave që hyjnë nga pikat kufitare të Shqipërisë me vendet fqinje, ndonëse e shtuna e kësaj jave ka pësuar një rënie krahasuar me fillimin e gushtit, që shënon dhe rekordin e hyrje-daljeve.
Këtë të shtunë kanë hyrë në total në Shqipëri më shumë se 50. 407 shtetas me 13. 261 automjete, ndërsa kanë dalë 14. 570
shtetas me 5377 automjete nga pikat kufitare të vendit tonë.Me 354 kilometra plazhe, Shqipëria ka hapur dyert për turistë nga vende të ndryshme të rajonit, Evropës dhe botës duke u kthyer në një nga destinacionet më të lakmueshme për t’u vizituar.Ashtu si në fundjavën e kaluar, pika kufitare e Morinës vazhdon të jetë pika kufitare me numrin më të lartë të hyrje-daljeve.Vetëm këtë të shtunë kanë hyrë 24.004 shtetas me 4871 automjete dhe kanë dalë 8045 shtetas me 2417 automjete, shifra këto më të larta në këtë pike doganore krahasuar me një javë më parë.Nga pika kufitare e Kapshticës kanë hyrë 6500 persona me 1400 automjete dhe për të përballuar fluksin në rritje të turistëve dhe udhëtareve pala shqiptare punon me 8 sportele ndërsa ajo greke me 4 sportele.
9800 shtetas me mbi 3000 automjete kanë hyrë nga pika kufitare e Kakavijës dhe kanë dalë 3100 persona me mbi 1500 automjete.
7600 udhëtarë me mbi 3400 mjete kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet portit të Durrësit, i cili po punon me 39 sportele dhe kanë dalë 2800 shtetas me mbi 1300 automjete.

Në tre pikat kufitare nën juridiksionin e drejtorisë së kufirit dhe migracionit në Vlorë, nga Porti i Vlorës, Saranda dhe Qafë Botë kanë hyrë 2503 shtetas me 590 automjete, ndërkohë që nëpërmjet këtyre pikave kufitare kanë dale 625 shtetas me 160 automjete.

Tregu turistik shqiptar në kushtet e krizës ekonomike që ka mbërthyer vendet e zhvilluara ka mundur të përfitojë më shumë këtë vit, pasi tregu turistik ndërkombëtar është shumë fleksibël ndaj eksplorimit të destinacioneve "të lira e të mira".
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi